Kufijtë/ Angela Merkel “ultimatum” Vuçiçit: Do ndëshkoheni rëndë

25 Gusht 2019, 09:30Rajoni TEMA

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Media ‘Espreso.rs’ shkruan se pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania.

5 komente në “Kufijtë/ Angela Merkel “ultimatum” Vuçiçit: Do ndëshkoheni rëndë”

  1. Blendi says:

    Si,edhe ramiu me stanicicin?!!

  2. Kasandra says:

    Nder e mirënjohje Zonjës Angela Merkel!
    Kancelarja e shquar gjermane Merkel, si gjithmonë, është parimore në trajtimin e çështjeve të mprehta të kohës tonë. Edhe tani në rastin e zgjidhjes së ngërçit të dialogut Kosovë-Serbi, Ajo ia bëri të qartë jo vetëm Presidentit të Serbisë A. Vuçiç por gjithë opinionit botëror se nuk duhet ngatërruar e drejta e popullit kosovar në trojet e tij etnike me interesat manipulative serbe. Konkretisht Ajo i ka dhënë ultimatum Presidentit të Serbisë A. Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidjes së problemit me Kosovën duke përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania. (Dita, Aug. 24, 2019).
    Presidenti Vuçiç me shpatulla të ngrohta pati kurajo t’i drejtohet për bashkëpunim atyre që i thanë ndal genocidit serb në tokën kosovare dhe dhanë kontribut vendimtar në arritjen e pavarësisë së Kosovës. Fqinjët tanë nuk reflektuan pas kësaj ngjarje me jehonë historike. Ka mbi një shekull që zhurma e madhe serbo-greke dhe pastrimet e tyre etnike me genocid në terren dhe me bekimin dhe nxitjen e klerit të tyre kanë synuar errësimin e të drejtës së shqiptarëve mbi territoret e tyre autoktone në Ballkan. Edhe sot ata vazhdojnë me përpjekje e propagandë mashtruese për të bindur botën për interesat e tyre manipulative në territoret e pastruara etnikisht me genocid dhe të zëvendësuara me kolonë serbë dhe grekë. Përveç ndihmës hapur nga aleatët e tyre historikë ata diku gjejnë ndonjë “nevojtar” që i intereson politika e tyre e vjetëruar. Ja që e drejta vonon po nuk harron.
    Sot është dita që ne kudo ku jemi, zyrtarisht apo privatisht, të mbështesim me fakte në shtyp dhe aktivitete domethënëse për këtë rast të drejtën tonë autoktone shqiptuar qartë nga Gjermania dhe përkrahës të tjerë euroatlantikë për të treguar se e drejta është me ne dhe se me drejtësi forcohet edhe miqësia edhe fqinjësia e mirë që u dëmtuan nga vendime shkatërrimtare për popullin dhe trojet shqiptare. Kasandra.

  3. Kim été says:

    Bisedojn për çështje nucléaire dhe na hedhin hi syve me Kosovën. (I mbuloft balta)

  4. V says:

    Po pse ? Nuk e dine keta qe ky eshte shoku i Mutofagosit i Agimit te Karit ?

  5. beni says:

    Anxhela i thotë Vuçiçit!
    Aman të lutem jan skllevërit e min kosovarët,kan dash edhe Hitlerin jan taksapagues të mirë e pjellin mëse 6-7 culla që na duhen për konsum të brendshëm mbas 20-30 vjetësh do u japim prapa para për t’u a djeg shtëpitë,që të na vijnë përsëri ke në së për t’a kemi nevojë!
    Millosheviqi ka qen miku ynë e ti Vuçiçi je njëlloj si ai,në bëjm gjoja sikur sju duam kok loqet këtë metodë duan! Respekt Anxhela Merkel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    ラブドール 金額 ダッチワイフ産業を知るためのESDOLL人形産業施設へのインタビュー

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje