VIDEO/ Momentet e fundit të Slobodan Milosheviçit, para ekstradimit në Hagë: Ecje nëpër dhomë e cigare

23 Gusht 2019, 22:16Rajoni TEMA

Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, disa orë më parë në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç, siç thuhet, përpara transferimit nga Tuzla (Bosnjë dhe Hercegovinë) në Hagë, në vitin 2001.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si Millosheviçi po hynte në një dhomë, siç pretendohet, në një bazë ushtarake amerikane në kampin “Eagle” në Bosnje dhe Hercegovinë, fillimisht i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.

Në një moment, ai ngrihet dhe qëndron me oficerin përballë një personi të panjohur, pastaj ulet për pak kohë dhe vazhdon të ecë nëpër dhomë.

Gjithashtu, videoja (01:42) tregon se si Millosheviç është ende duke biseduar me njerëzit që janë me të në dhomë, kështu që në një moment ai merr një cigare.

Më pas, pamjet tregojnë gjithsej tre persona me uniformë dhe një oficer policie që nga fillimi i regjistrimit.

2 komente në “VIDEO/ Momentet e fundit të Slobodan Milosheviçit, para ekstradimit në Hagë: Ecje nëpër dhomë e cigare”

  1. Cobo says:

    Eshte ne bazen ushtarake ne Tuzla, ne veri te Bosnje Herzegovines. Shoqerohet nga marinsat amerikane. I digjet koka. Pas cigares kerkon uji dhe freskon fytyren. E shkerdhyen amerikanet, sic bene me gjithe autoritaret e rraces se tija. Nuk mendonte te perfundonte keshtu

  2. VFLP says:

    I vetmi person ne gjithe Historine Njerezore, qe ndersa ishte ende ne funksion si Kryetar i Shtetit (Jugosllavise), u akuzua per KRIME NDAJ NJEREZIMIT! Kjo nuk ka ndodhur KURRE ne histori me askend!!! Ka ndodhur me ish kryetare shtetesh, qe pasi jane larguar nga pushteti, jane denuar per krime, por ASNJEHERE me Kryetare shteti qe ishin ne pushtet dhe ne funksion …
    Serbet, cfare populli bastard ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje