Kërcënimi amerikan, Mitsotakis: tankeri iranian nuk po vjen drejt Greqisë

23 Gusht 2019, 09:22Rajoni TEMA

Tankeri iranian, të cilin SHBA dëshiron ta bllokojë, nuk po shkon në drejtim të Greqisë – tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Tankeri u nis të dielën nga Gjibraltari, ku u mbajt i bllokuar për javë të tëra dhe tani lundron Detin Mesdhe, me njoftime të mediave që thanë më parë se po shkonte drejt portit grek të Kalamatës, në bregdetin jugor të Peloponezit, dhe ishte planifikuar të mbërrinte të hënën.

Mitsotakis u tha mediave se cisterna nuk po lëvizte për në Greqi, duke theksuar se autoritetet greke nuk kishin pranuar një kërkesë për t’u ankoruar në një port grek.

SHBA dëshiron të kapë atë, duke pretenduar se ka lidhje me Gardën Revolucionare Iraniane.

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varviciotis tha dje se Greqia nuk do të rrezikonte marrëdhëniet e saj me SHBA duke ndihmuar një tanker iranian.

Ai tha se Athina është nën presion nga autoritetet amerikane, të cilët thonë se cisterna është e lidhur me një organizatë nën sanksione.

Varviciotis i tha Antena-s se një cisternë 330 metra e gjatë, ishte, sidoqoftë, shumë e madhe për t’u ankoruar një nga portet greke.

Cisterna vetëm mund të lundrojë në ujërat greke ose të ankorohet në det, tha Varviciotis, duke shtuar se nëse kjo ndodh, Athina do të shohë se çfarë do të bëjë, raporton AP.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha më herët se SHBA. do të bënte gjithçka që të mundte për të parandaluar që cisterna iraniane në Mesdhe të dërgonte naftë në Siri dhe kështu të shkelte sanksionet e SHBA.

Pompeo paralajmëroi Athinën zyrtare që të mos ndihmojë tankerin iranian dhe kërcënoi me sanksione nëse kjo do të ndodhte, njoftoi Reuters.

Greqia tha se nuk kishte marrë asnjë kërkesë nga anija për t’u ankoruar në një nga portet e saj.

Tankeri mban rreth dy milion fuçi nafte.

4 komente në “Kërcënimi amerikan, Mitsotakis: tankeri iranian nuk po vjen drejt Greqisë”

  1. Roberto says:

    Shikoni tani llumin Grek kur te thote qe tankeri po shkon drejt Shqiprise. Jane te poshter prandaj nuk ju ka mbetur kot shprehja Greke te pabese. Shtate ju shkon nga SHBA dhe hane mut me ne kot prandaj me vjen inat kur flasin pa dogane dhe c’do gje e lidhin me nacionalizmin e ndyre grek a thua ti se ata na mbajne te lidhur me litar nga qafa e na terheqin sa here te duan??? Hani,hani se ju ben mire por mos u kruani me ne se ju del gjak pastaj.

    1. Krio says:

      italiano Roberto. caro mio shkruaj ndonje tregim fantastiko shkencor ose ndonje pralle

  2. Panthers says:

    Sa mire qe i paskan kercenuar flagrant , jo per gje , po te ndiejne dhe te kuptojne sensin e te kercenuarit.Nje jete kercenojne Shqiperjne e vogel , duke e shantazhuar ne menyre te pacipe , dhe te ulet
    Nje jete marin nafte te lire nga Irani dyfytyrshit pisanjoze , nje jete ecin duke u mbeshtetur ne dy varka , te njejten bente dhe babai i kryeministrit te sotem , duke thyer embargon dhe dhene nafte Milosevivit , mirpo tani nuk eshte miku i tij Xhorxh Bush , por Donald Trump dhe Maik Pompeo .

  3. Spiro says:

    Dhe te jeni te sigurte qe anija do te ankorohet ne Kallamata se Greket do ta shfrytezojne kete rast per ti marre karburantin kaq te nvojshem per ta duke bere lojra te pista e pasketaj do ta perzene!Miçotaqis te mos harrojme qe eshte familja me pro Amerikane ne Greqi ,ndaj mund ta shfrytezoje kete rast!I thone 2 milion fuçi e seshte pak per ta!Qirje Qiriako i bene te gjitha ,eshte vellai i Dora Pagojanit “marveshja e detit” qe bene banda Berishjane ku ne vend ti kerkonte teritoret e pretenduar iua dha pasi pala e trete kishte perfitim por jo nga shqiperiapor nga Grekerit qe gjithnje e kane luajtur me se miri kete rol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje