Daçiç: Prishtina nuk meriton një vend në Helsinki, por atë e ftoj Mogherini

22 Gusht 2019, 16:12Rajoni TEMA

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka vendosur që ta ftojë edhe Republikën e Kosovës në takimin e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në Helsinki në fund të këtij muaji. Përveç Kosovës, është ftuar edhe Bosnja e Hercegovina.

E një ftesë e tillë për Kosovën i ka penguar jashtëzakonisht shumë kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili thotë se e gjitha kjo është një lojë e Mogherinit.

Ai se Federica Mogherini është detyruar që ta ndryshojë formatin e takimit vetëm për shkak të Kosovës.

“Në aspektin zyrtar kjo nuk do të cenojë pozicionin tonë parimor, pasi që do të theksohet vetëm emri i pjesëmarrësve pa shenja kombëtare. Në thelb, kjo ishte e panevojshme, sepse ka shumë takime në të cilat Kosova merr pjesë dhe që nuk ka nevojë”, ka thënë Daçiç, shkruan Blic.

Përveç tjerash kreu i diplomacisë serbe ka thënë se në këtë takim joformal në Helsinki nuk do të ketë mundësi që të diskutohet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Atje nuk do të ketë dialog sepse takimet ndodhin çdo gjashtë muaj me ftesën e Presidencës së BE-së”, ka thënë ndër të tjera ai.

Pas kësaj ftese Daçiç thotë se Kosova nuk do të mund të thotë më që Mogherini s’ka bërë asgjë për Kosovën.

“ Prandaj ajo i ka ftuar. Më herët ajo i ftonte vetëm për dreka, ndërsa tani në takime zyrtare”, ka thënë Daçiç.

Në fund thotë se të gjithë këto janë lojëra që nuk sjellin ndonjë përfitim, por vetëm dëme politike.

Daçiç edhe ditë më parë kishte reaguar lidhur me ftesën që Mogherini i ka bërë Republikës së Kosovës. (TemA TV)

2 komente në “Daçiç: Prishtina nuk meriton një vend në Helsinki, por atë e ftoj Mogherini”

  1. Anonimus says:

    Duke lënë më nj’anë mënyrën mizarabël se si gazetari e ka përkthyer dhe artikuluar shkrimin,
    qëndrimi serb padyshim është i një patologjie kronike dhe mediokriteti orjental, që i heq Serbisë çdo lloj mundësie që të pranohet si shtet serioz. Për Kosovën kjo sjellje depresive, irrituese dhe impotente serbe është padyshim edhe karta më e fortë ndërkombëtare që ka në dorë. Askush në Perëndim nuk do të merret me Kosovën më shumë nga ç’duhet, përballë sfidave të mëdha gjeopolitike që ju duhet të përballojnë, por qëndrimi obskurantist dhe mesjetar serb, detyrimisht stimulon solidaritetin dhe mbështetjen e Perëndimit për Kosovën dhe rrjedhimisht rrit sensibilitetin ndaj stabilitetit të Ballkanit dhe vetë Europës.
    Por askush në Perëndim nuk do të merret më edhe me Serbinë dhe loja e pafundme irrituese, bllokuese dhe destabilizuese e Serbisë me nervat e Perëndimit, nuk është çudi që në vend që të rrëzojë shtetin e Kosovës, të fundosë përfundimisht Serbinë.
    “Kur miu loz me macen, macja loz me miun,
    Por kur macja loz me miun, miu loz me jetën.”

  2. Lani says:

    haja .mutin prishtines tani o kok viç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje