Rasti “Reketi”, shoqërohet në polici prokurorja speciale

21 Gusht 2019, 14:05Rajoni TEMA

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janev, është shoqëruar sot  në polici, nga banesa e saj në lagjen, Kozle të Shkupit.

Paraprakisht forcat të shumta policore kanë rrethuar hyrje daljet e shtëpisë dhe më pas janë futur brenda, për ta shoqëruar në polici prokuroren Janeva.

Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka paralajmëruar për më vonë një konferencë për media.

Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion euro të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.

4 komente në “Rasti “Reketi”, shoqërohet në polici prokurorja speciale”

  1. sapa says:

    Keta po e meritojne evropen dhe jo vendi i pjerdhur shqiperia qe Rama propagandon me genjeshtrat e tij ditore.Keshtu behet shteti o karagjoz dhe jo cdo dite reportazhet tuaja mbi bulevardet e shetitoret!

  2. Nexhat says:

    Po kryeprokuroren e prgjithshme te shiperise kur do ta shoqeroje policija qe eshte me e lidhure me krimin e Rames se sa ajo prekurorja e speciales te Maqedonise. Ato qe behen ne shiperi ato te maqedonise jane minimale. Por çfare te bejshe kur Rama eshte kryekrimineli dhe nuk guxone kush te preke kriminelet e sidomos ajo Marku qe eshte si nje krytare koperative.

  3. Nexhat says:

    Po kryeprokuroren e prgjithshme te shiperise kur do ta shoqeroje policija qe eshte me e lidhure me krimin e Rames se sa ajo prekurorja e speciales te Maqedonise. Ato qe behen ne shiperi ato te maqedonise jane minimale. Por çfare te bejshe kur Rama eshte kryekrimineli dhe nuk guxone kush te preke kriminelet e sidomos ajo Marku qe eshte si nje krytare koperative.
    Mire e keni se Rama nuk e paguan kete Mero Gel-Bazen per keto komente!

  4. Dritoni says:

    Ja keshtu behet vettingu. E arrestuan per 5000 eur qe i ka marre ne forme te mobiljeve per ca favore qe i ka bere nje mafiozi. Perndryshe, ka qene legjende ne Maqedoni – e ndoqi edhe vet Gruevskin. Prokurorja zeshkane qe qendron ne kembe pas saj ne foto eshte shqiptare – Fatime Fetai. Uroj te mos jete e perzier ne korrupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje