Shtetet e Bashkuara ka lëshuar paralajmërime të rrepta për këdo që ofron ndihmë ndaj çisternës iraniane të naftës, e cila është drejtuar drejt qytetit jugor grek të Kalamatës.
Autoritetet e Gjibraltarit, të mbështetur nga forcat britanike, e kapën anijen e naftës Crace 1 me 4 korrik, nën dyshimin se po transportonte naftë drejt Sirisë, në shkelje të sanksioneve evropiane.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA ka paralajmëruar Athinën se çdo ndihmë për cisternën iraniane Grace 1 gjatë udhëtimit të saj në Siri mund të konsiderohet si mbështetje për një organizatë terroriste.
Tankeri iranian lundroi nga Gjibraltari të dielën, natën, pas 46 ditësh e bllokuar në zonë.
Që prej gushtit 2018, SHBA. ka vendosur sanksione gjithnjë e më të rrepta për blerësit e naftës iraniane.
Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Iranin, Brian Hook, tha të martën se Uashingtoni dëshiron të sigurojë që nafta që po transporton anija çisternë iraniane “Adrian Darya” të mos përdoret nga Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit për të financuar operacionet e saj.
“Ne po ndjekim lëvizjet e saj, por po ndjekim të gjitha lëvizjet e të gjitha anijeve çisternë iraniane” tha zoti Hook.
Ndërkohë Greqia njoftoi se nuk kishte patur ndonjë kërkesë nga një anije cisternë iraniane për t’u ankoruar në një nga portet e vendit. Deklarata vjen ndërsa Uashingtoni i ka bërë thirrje Athinës, të mos i ofrojë ndihmë anijes.
“Adrian Darya 1”, që fillimisht mbante emrin “Grace 1” u largua nga Gjibraltari më 18 gusht.
Sipas informacioneve, të martën anija çisternë po udhëtonte drejt portit grek të Kalamatës në bregdetin jugor të Peloponezit dhe është planifikuar të mbërrijë aty më 26 gusht.
“Anija po lundron me shpejtësi të ulët dhe ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar se do të mbërrijë në Kalamata. Ministria e Tregtisë Detare po monitoron situatën së bashku me Ministrinë e Jashtme të Greqisë” tha një zëdhënës i Ministrisë së Transportit.
Anija u lëshua nga autoritet e Gjibraltarit pas një bllokimi pesë-javor në lidhje me dyshimet se po transportonte naftë iraniane në Siri, në shkelje të sanksioneve të Bashkimit Europian.
Menjëherë pas vendimit, një gjykatë federale amerikane urdhëroi konfiskimin e anijes, por kërkesa u refuzua nga Gjibraltari.
Teherani tha se çdo veprim i SHBA-së për të konfiskuar përsëri anijen do të ketë “pasoja të rënda”.
Më herët Uashingtoni tha se i kishte përcjellë qeverisë greke “qëndrimin e tij të fortë” lidhur me cisternën, që transportonte rreth 2 milionë fuçi naftë.
sa keq shkruani. s jeni ne terezi fare. a do vi ndonjeher dita qe te mbani pergjegjesi.
se te shkruash u be sikur po leshon pordha: ci qqq temen
Gjakdhjeret tek gjakdhjeret shkojne dhe lundrojn. Nuk ka si te jete ndryshe.
2 milone fuçi nafte !?
2 milone fuçi nafte !?
Gazetaret qe pregatit Mark Marku me shoke.
Ooo shiko kush flet…ameriqiaaaaaaaaaaaaaaaa…kjo qe mbeshteste Sadamin e shume te tjere.
Shkoni e pidhuni. Mos fusni duart kudo se po qelbni nje bote te tere