“Evropa do të bashkohet vërtetë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.
Vërejtjet e Merkel përfaqësuan një rikthim të fortë të angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, një ide që është jopopullore tek disa qeveri në BE dhe shumë votues në Evropën Perëndimore. Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë veçanërisht skeptik për zgjerimin vitet e fundit.
Kancelarja tha se uniteti Evropian nuk do të ishte i plotë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE.
“Nëse i shikoni në mënyrë gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, atëherë do të ketë vetëm një Evropë të bashkuar vërtet me shtetet e Ballkanit Perëndimor,” u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez të Sopron.
Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE-së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende kandidate zyrtare për anëtarësimin në BE, ndërsa Bosnja-Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatët e mundshëm”.
Si Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë të angazhuar në bisedime të anëtarësimit për vite me radhë. Ministrat e BE vendosën në qershor të vonojnë një vendim nëse do të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri të paktën në tetor, kryesisht për shkak të rezistencës nga Franca dhe Holanda.
Më 19 gusht 1989 më shumë se 600 qytetarë nga Republika e atëhershme Demokratike Gjermane, RDGJ arritën të kalonin kufirin hungarez në Sopron dhe të hynin në Austri përmes një porte kufitare të hapur për disa orë. Ky eksod i qytetarëve që nisi nga një piknik paneuropian shënoi edhe çarjen e parë të fortë pas Perdes së Hekurt. Pak muaj më vonë ra edhe Muri i Berlinit. Pikërisht për të përkujtuar 30 vjetorin e kësaj ngjarjeje, Merkel shkoi në Hungari.
Po të donit ju moj hallo Merkel do na kishit futur në BE që para 2007.
Po prit e prit e prit tallnit bythën me ne. Pastaj filloi kriza financiare botërore dhe i latë lekët me Grekët , pastaj me afganët, kurdët e sirianët. Tani thoni skemi lekë, bëni samite ( sa për të larë duart ) për Ballkanin Perëndimor e lëshoni ca thërrime sikur të ishim zogj.
Në nuk kemi prioritet si popull apo si Ballkan Perëndimor për ju ,se po të kishim nuk ishim akoma duke pritur. Ballkani Perëndimor pas luftërave duhet të ishte ndihmuar me investime gjigande dhe duhej futur në BE. Kjo do të sillte stabilitet në të gjithë Evropën dhe gjithë financat e BE-së do përfitonin nga shumëfishimi i turistëve botërorë që do visitonin Ballkanin, nga krahu i lirë i punës , nga resurset natyrore dhe nëntokësore etj etj. Ndërkohë që resurset natyrore të Shqipërisë po zhvaten nga kinezët, turqit , rusët, kanadezët dhe indianët.
Tani është tepër vonë, BE po shkon drejt çmontimit të saj, nga pakënaqësia e popullatës për derdhjen e qindra miliarda eurove në një vrimë pa fund siç është skandali grek, në shpenzimin e miliarda të tjerave në importimin e miliona sirianëve, afganëve, kurdëve e irakianëve.
E gjithë kjo në kurriz të taksapaguesve të BE-së që pas fillimit të krizës financiare botërore kanë marë rritje rroge qesharake ndërkohë që taksat dhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur.
BE duhet ti ndihmojë vendet e tjera dhe njerëzit në nevojë ,por duhet të çojë në rregull shtëpinë e saj më parë që e ka të copëtuar. Bashkim Evropian pa Ballkanin nuk ka. Në luftën e Kosovës nuk u ngrit Gjermania apo shtet tjetër i BE të thoshte hajt se po I marim një milion kosovarë e ti mbrojmë në Gjermani. Nuk u çua Gjermania apo ndonjë shtet tjetër I BE ti thoshte Shqipërisë meqë i more ti një milionë kosovarë urdhëro 2 apo 3 miliardë dollarë të ndihmosh kosovarët apo dhe familjet që i mbajtën.