Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, me 89 vota pro dhe 1 kundër

22 Gusht 2019, 10:57Rajoni TEMA

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Për shpërndarje kanë votuar 89 pro, nderkohe qe 1 ishte kundër dhe 2 absenim. Ne salle ishin 105 deputetë të pranishëm.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje