VIDEO: Truprojet e Kadri Veselit nxjerrin me dhunë nga lokali gazetarin dhe kameramanin

22 Gusht 2019, 12:07Rajoni TEMA

Një gazetar dhe një kameraman janë nxjerrë me dhunë nga një lokal në Prishtinë,nga truprojet e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Gazetari i T7, Mirlind Behluli, po raportonte nga lokali ku po qëndronte Veseli dhe është sulmuar më pas nga sigurimi e është nxjerrë jashtë gjatë transmetimit live.

Videoja e publikuar nga mediat në Kosovë nuk i tregojnë truprojet duke goditur gazetarin, por vetëm në një fragment kamera përmbyset dhe shkëputet pamja në transmetim.

Sipas gazetarit, truprojet e Veselit e kanë goditur atë pas koke.

Gazetari vetë ka folur për ngjarjen, për të cilën ka shtuar se Veselit nuk i ka bërë përshtypje sjellja e truprojeve dhe s’ka patur asnjë reagim nga ana e tij.

 “Veseli ka lëshuar lokalin ku po pinte kafe. Ne tentuam ta kemi Veselin në një prononcim. Por ai nuk qe i gatshëm të japë deklaratë për T7. Unë më herët ju informova që ekipi i T7 u sulmua nga sigurimi.

Siç duket, Veselit nuk i bëri përshtypje që u sulmua ekipi i televizionit nga truproja i tij. I njëjti person që na sulmoi ishte me Veselin dhe duke hipur në veturë e bëri simbolin e PDK-së”, ka deklaruar Behluli.

4 komente në “VIDEO: Truprojet e Kadri Veselit nxjerrin me dhunë nga lokali gazetarin dhe kameramanin”

  1. Une,Lubonja says:

    Gazetare medioker! A ka te drejte politikani te haje dreke ne nje restorant! Pergjigja nga media eshte -JO,duhet t’i pergjgjet pyetjeve tona!

  2. Bravo says:

    sh mir ia kan bo

  3. Pellazgu says:

    Hec more qen Slav! Ne duhet te themi qe Serbia eshte Iliri! E ju te shkoni ne Rusi. Keni 2 mij vjet qe therni, vidhni, perdhunoni, PellaZget- Iliret- Shqipetaret vendali. Skeni faj ju? Na duhet 5 milion njerez si Ramush Haradinaj qe juve tju nisim me Karroca atje nga ku ju vini – Ne Siberi prane Putinit!

  4. njaci says:

    Shuei mire ka vepruar truproja, ky eshte gazetar idjot…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje