Sulmohet autobusi me targa shqiptare në Serbi

25 Gusht 2019, 09:00Rajoni TEMA

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë. Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat  kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman. Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

1 komente në “Sulmohet autobusi me targa shqiptare në Serbi”

  1. dardan says:

    Me targa kosovare, jo shqiptare. Mos spekulloni kot. Mire ua kan bo. Pse i bien nga Serbia? Apo i ka marre malli per Sllobodanet? Iu therret gjaku i vllezerve nga baba, pranaj shkojne andej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje