Këtë të dielë Kostas Bakojanis është betuar si kryetari i ri i bashkisë së Athinës, ndërsa zyrtarisht detyrën pritet ta marrë në 1 shtator
Betimi u bë në parkun Akadimia Platonos dhe jo në bashkinë e qytetit, siç është zakon.
Bakojanis, 41 vjeç, deri më tani guvernator rajonal i Greqisë Qendrore, u zgjodh kryetar i bashkisë më 3 qershor, në balotazh, me 65.25 përqind të votave.
Kryeqyteti, Athina, është qyteti i dytë që Bakojanis do të drejtojë si kryetar bashkie. Ai u zgjodh kryetar i qytetit të Karpenissi, në Greqinë qendrore, vendlindjen e babait të tij të ndjerë, Pavlos Bakojanis.
Ceremonia u ndoq edhe nga nëna e tij Dora Bakojanis, kryebashkiake e Athinës nga 2003-2007 ish-ministre e jashtme dhe tani deputet e Demokracisë së Re. Ajo është motra më e madhe e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.
Gazetar leshiiiiiiiiiiii
Dajon e quan xhaxha – hallen e quan dajo, gjyshin – baba dhe te atin – vella
Meru vesh me keta gazetare , kembes dore e dores kembe.
Tipike menyra qeverisese turkoarabe, ku iken babai vjen djali , iken djali vjem motra , nipi e keshtu me radhe ……keto menyra te ardhjes ne pushtet te familjeve , e kane renjen nga mbreterite e hershme arabo sunite , ku kujtojne se qeverisja trashegohet , si puna e Gandeve ne indi , e jema , burri , djalj dhe lista vazhdon ……. E njejta gje ndodh dhe ne shtetin Helen , thua se Micotaket kane lindur vetem te qeverisin , kjo formule se bashku dhe kapacitetin e popullit atje perben nje kokteil qe quget qeverisjefamiljare , pse nuk ndodhin dhe ne Europen perendimore ? Pikerisht ajo nuk ka emerues te perbashket me te tilla formula qeverisese