Vjeshta e hidhur e ministres Etilda

27 Gusht 2019, 17:49Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli 

Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qenë në qendër të vëmendjes. Eshtë e re, simpatike dhe në karrierë politike. Kjo trio cilësish, në një shoqëri maskilite e seksite si shoqëria shqiptare, është arsye e mjaftueshme që emri i saj të ngjallë kuriozitet, të thithë simpati nga një pjesë dhe natyrisht, të tërheqë edhe shumë antipati nga një pjesë tjetër e publikut. Tifozëria politike që dashuron dhe urren pa kushte dhe plot zhurmë, është normalitet në Tiranë. Prej fundjavës së shkuar, kjo rrotë e dhëmbëzuar dashuri-urrejtje, u vu në lëvizje dhe ministri i drejtësisë përfundoi në qendër të vëmendjes publike. Arsyeja ishte e mjaftë për të justifikuar zhurmën: shpenzime shproporcionale në udhëtimet zyrtare jashtë shtetit të ministrit të drejtësisë. Ajo akuzohej se kishte fjetur si princeshë duke shkelur në fondet sa një kokër bizele të shtetit shqiptar.

Fakti u zbulua nga emailkëmbimi mes një medieje dhe zyrtarëve përgjegjës të ministrisë, që në emër të transparencës – dhe bënë mjaft mirë – vunë në dispozicion gjithë dokumentacionin e udhëtimeve zyrtare. Pa sqaruar detajet e tyre dhe pa kuptuar se vetë detajet e pasqaruara, janë shtëpia e preferuar e djallit.

Guri i akuzës u hodh në ajër dhe kaq mjaftoi që gjithkush, kryesisht ata që pozojnë sikur jetojnë në qiell si hyjnitë dhe në lartësi të paarritshme morali hyjnor, të hedhin gurë të tjerë mbi mëkataren e supozuar. Në një vend ku sharrja ngjit më shumë se lëvdata, ku gënjeshtra shkëlqen më fort se e vërteta, ku zëri i lartë është argument më i plotë se heshtja, ku qimja e tjetrit peshon më shumë se trari vetjak, edhe vetë ministri Etilda Gjonaj me shpjegimin e saj emocional, vartësit e saj të paaftë dhe mbrojtësit e versionit të saj në media, duket se patën probleme në betejën mediatike.

Edhe për shkak nevojës për vëmendje dhe epërsi të “Macho Man”-ve melankolikë e vanitozë në Tiranë, Etilda Gjonaj duket se mund të jetë viktima perfekte  e tyre dhe tema e duhur për debat në ditët kur Tirana gogësin nga vapa, kur rrobat e banjos janë kostumi i ditës tipike dhe kur dashuria dhe urrejtja pa kushte, herë për princat e herë për bizelet nën princesha, janë një mall konsumi që pështyhet si mërzia në vapë.

Por kaq sa ka ndodhur është vetëm fillimi. Kush e shpjegon gjithë këtë zhurmë shproporcionale me atë që ka ndodhur, harron të gjykojë mbi thelbin e mbetur në errësirë dhe nuk ka hemoglobinën e duhur për të shndërruar urrejtjen në hekur.

Sulmi mediatik i fundgushtit është vetëm paradhënie për atë që do të fillojë të ndodhë në vjeshtë me ministrin e drejtësisë. Që shumë më shumë se grua e brishtë dhe e dhuruar në karrierë, po synon triumfin e ligjit aty ku burra të fortë kanë dështuar para saj.

Ky nuk është një opinion.

Eshtë një fakt dhe një informacion që do të vërtetohet.

Atëherë, me të gjitha gjasat, lapsat do të bëhen heshta, heshtat do të bëhen kallashnikovë dhe kallashnikovët do të bëhen bomba që do të shpërthejnë mbi ministrin e drejtësisë, i cili ka dhënë dhe vetë sinjale se çfarë po përgatitet të ndodhë. Ndoshta as Gjonaj vetë ndoshta nuk e ka kuptuar thellësinë dhe rëndesën e asaj që pritet të ndodhë dhe as komentuesit plot zell të dhomave me errësirë të hotelit dhe çarçafeve me shkëlqim mëndafshi, nuk e kanë kuptuar që zgjimi me akth azmatiku po ndodh krejtësisht gjetkë. Dhe krejtësisht për motive të tjera.

Zakonisht, për të kuptuar të ardhmen, duhet njohur e shkuara. Kësaj here, për të kuptuar çfarë po ndodh sot, duhet mësuar se çfarë pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kush është duke folur në telefon pranë burgut tek ish-stacioni i trenit në Tiranë, do të shohë që telefonata do t’i ndërpritet. Nuk e ka fajin telefoni i tij apo shoqëria celulare. Ndodh sepse prej ditësh në ambientet e burgut është instaluar një bllokues valësh celulari. Që në fakt është një akt që ndalon të dënuarit dhe të paraburgosurit të përdorin telefonin e rrjetet sociale. Telefonat i ka në lejuar ata deri më tani, të shmangin izolimin nga shoqëria. Nëpërmjet telefonave dhe rrjeteve sociale shumë nga ta kanë vazhduar aktivitetin kriminal njëlloj siç kanë bërë kur kanë qenë në liri. Celularët kanë qenë të ndaluar gjithmonë në burgje, por ndalesa synohej të realizohej me forcë, me dhunë dhe me egërsi. Zakonisht në rrjetën e kontrolleve policore, për statistikë, binin vetëm fakirët, kurse “kasta VIP” në burgje, ishte në gjendje të blinte gjithçka. Ka mjaftuar, pra, bllokuesi i valëve telefonike në burg – do të shtrihet në gjithë sistemin e vuajtjes së dënimit – që çdo smartphone apo tablet i futur në burg, të shndërrohet në një mobilje që nuk i hyn në punë askujt.

Ka dhe shumë më keq. Nga vjeshta, siç është paralajmëruar, do të nisë zbatimi i ligjit të famshëm 41 Bis. Kush fle në shtëpinë e tij, kush e gdhin edhe nëpër hostele e motele apo dremit në hotele, e ka të pamundur të kuptojë se çfarë do të thotë ky regjim i ri izolimi për njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit. Ky është një tmerr i projektuar, një lloj hakmarjeje parandaluese e shoqërisë që ka dështuar në shumë vende ku është tentuar të bëhet dhe që në Shqipëri po premtohet të dizejnohet si një jetë ferri për disa kategori të dënuarish. Natyrisht që ata e shohin ministrin e drejtësisë si njeriun që do t’jua bëjë real këtë makth. Natyrisht që do tentojnë të hakmeren mbi të. Shto këtu një rrebesh që po planifikohet të bëhet për drejtuesit e burgjeve dhe ja tek nis e plotësohet “Puzzle” i armiqësisë së re në Tiranë dhe arsyeve se pse më e keqja e betejës mediatike për Etildën ende nuk ka ardhur.

Kush ka dyshime për këtë pohim, le të kontrollojë listat e personazheve që vizitojnë ambientet e burgjeve shqiptare. Do të shohë emra mjaft të njohur në Tiranë që hyjnë si vizitorë në qelitë e njerëzve shumë të njohur të botës së krimit; do të shohë sesi lihet peng liria e të folurit tek pengjet e drejtësisë që ndodhen në qeli.

Krimi ka para. Krimi paguan. Krimi di dhe si të hakmeret. Edhe kur një gjë të tillë e bëjnë edhe ata që nuk kuptojnë se cfarë bëjnë, por shkojnë mbas zbulimit të sipërfaqes: 700 euro hoteli.

Po në vjeshtë, një kategori shumë specifike e shoqërisë shqiptare, do të hyjë në sitë nga strukturat e ministrisë së drejtësisë. Në një vend ku është shpesh shumë e nevojshme të noterizohet edhe mashtrimi, noterët janë një pikë e një rëndësie të posaçme në ngrehinat e mashtrimit që ngrihen aty-këtu. Një vetting i planifikuar mbi këtë trupë, i ka të gjitha gjasat të prodhojë një fashë të re armiqësie mbi ministrin e drejtësisë.

Kaq është e mjaftë për të kuptuar se gjithë çfarë ndodhi në këtë fund gushti, mbas një investigimi gazetaresk që nuk ishte investigim, është vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë në vjeshtë. Se në krahasim me vjeshtën dramatike, kjo stuhi  vere mbi ministrin e drejtësisë, është vetëm një ankth i vogël vape.

Nëse ky parashikim i sotëm për të ardhmen do të verifikohet në praktikë, atëherë e gjithë kjo luftë ja vlen të luftohet. Lufta e këtij lloji dhe jo paqja është edhe më interesante se vendosja e syrit në vrimën e çelësit të hoteleve të botës. Edhe nëse aty fle Etilda që i ka të gjitha kredencialet për të qenë nën vëmendjen e moralistëve. Ajo duhet t’u përgjigjet edhe skeptikëve që kanë të drejtë ta  pyesin se pse ajo u zgjodh në atë detyrë,  ajo duhet të sqarojë deri në fund të vërtetën e saj për faturat e udhëtimeve, edhe të shpjegojë sa shanse ka të triumfojë aty ku shumë burra përpara saj kanë dështuar.

Pjesa tjetër është histori vape. Eshtë thashethem plazhi. Eshtë snobizëm i panevojshëm e vanitet, në rastin më të keq apo pakujdesi e të tjerëve, e cila duhet verifikuar deri në fund e me emra fajtorësh nëse ka. Sepse në thelb gjithë pjesa tjetër e historisë është si alarmi moral i atyre zonjave me geta rrjetë dhe minifund, që vetë jetojnë në hotele me orë, por skandalizohen me atë gjimnazisten që lejoi shokun e bankës t’i prekë pak gjurin./javanews

27 komente në “Vjeshta e hidhur e ministres Etilda”

  1. BLLOKMENI says:

    Eshte nje shkrim per tu pergezuar per menyren e trajtimit dhe analizes se problemit. Shprehja nuk keni pare gje akoma eshte aktuale edhe ne muajt qe do te vine , keshtu qe edhe sulmet do te shtohen ndaj institucioneve qe kane te bejne me drejtesine. Por sa te kemi “vellezerit ne Amerike” prandaj Shqiperi mos ki frike, gjerat kane per te shkuar mbare.

    1. Garip Tartufi says:

      Verifikoni edhe Clirim Gjaten, per te cilin thuhet se ka terhequr dietat e plota ne kohen kur ishte ne KQZ per nje udhetim ne Amerike, ne te cilin nuk morri pjese kurre. Udhetim virtual me dieta te majme. Gjendet lehte kjo hajni.

    2. labi says:

      Ik o idiot, t’a njoh gjuhen prej sekretari rinie.

      1. trimi says:

        Kujdes fjalorin e sal mavrise. Mesoje permendesh dhe fole si llapaqen. Kur nuk arrin te kuptosh se cfare lexon me mire qepe sesa përsëritet idhullin tend

  2. labi says:

    Ky “burre” eshte a i piste sa peshqiri ka ndohte t’a fshije!
    Pa integritet…mjaft te shohesh daljet e tije ne ceshtjet Tahiri,Xhafa, Unaza, Teatri, pergjimet , per t’a konfirmuar,
    Per kete konen e Rames ,edhe canta Louis Vuitton , nuk eshte e tille …ashtu duket nga propaganda e PD-se, Ky funderine i thote turpit te te vije turp.
    Rama Bam e Lenci Ham ,i thone kesaj historie.
    Dava Lecke…

  3. Ben says:

    Stil idiot i te shkruarit.Lere pastaj qellimin e shkrimit.

  4. shqiptar says:

    Lorenc Problemi i Etildes do te kaloje shume shpejt dhe nuk eshte problem. Problemi me i madh eshte dikasteri qe mbulon ajo. Ministrja Etilda ka ardhur aty sui veline e Rames dhe jo per meritat e saj. Rama shkarkon e ngarkon neper institucionet sikur njerzit te ishin copa druri. Ai nuk ka respekt as per kombin,as per njerzit,as per institucionet. Do te mbreteroje sipas mendjes se tij perverse. Sapo hap gojen dhe flet e shikon se cfare mostre eshte. Te ishte Zigmund Freud do te ishte ngritur nga varri per ta studjuar si rast psiqik. E ka gjete belaja kete popull qe kurre nuk nxjerr lidera normale , prodhon vetem lidera psikopate,hajdute,intrigante,vrases etjetj. Mjer Shqiperia cfare e ka zene

    1. shqiptare edhe une says:

      good point shqiptar! rama ka nje problem
      me
      historine! thote qe ky vend behet dhe eshte i bindir qe mund ta beje! ndoshta po! Por per ke do ta kete bere se shqiptaret nuk do ekzistojne me ne mos fizikisht psikologjikiaht nga dhuna e depersonalizimit qe pesojne cdo dite!

  5. Biro says:

    Ik o Lenco bej cicin ne banjo se nuk ia lan dot mutin me cic Etildes. Se dija qe kishe mbaruar per balerinë.

  6. Drejtesi says:

    Budallallek qe lodhet ti shpjegoje hienave te verteten. Ata duan vetem mjegull…

  7. Taraboshi says:

    Labi nuk pote bej koment ndaj shkrimit ten.Qe pa te keq e quan tjetrin.ne lidhje me mendimet e tija kone te Rames.Pa dashje lind pyetja.Po ti
    me komentin dhe ofendimin tend kone e kujt je .Pjesen tjeter po ta le pa emer me nenkuptim.
    Shkurt per 7oo eu qe paska shpenzuar se basku me stafin e saj.Se pari nuk te len kush te kalosh sasine e dietes se ka kontrolle dhe do te kethehet onga marresi o nga dhenesi.Se dyti sipas teje dhe ndonje tjetri MD per mos shpenzuar ishte mire te flinte nendonje han.si ne kohen e Zogut.te shkonte ne seline e mbledhjeve me biciklete ose edhe ne kembe.etj.etj.
    Per artikull shkruesin une e vlersoj per vizionin e tij ne te gjitha drejtimet qe ty nuk te pelqen

    1. labi says:

      Degjo idiot:
      Diferenca , midis 700 euro dhe nje ani eshte diferenca midis extra luxit dhe nje krevati!
      Une,nuk them nje krevat…them nje 200$ ose 250$ ose 280$ ne nje Hilton…dhome e thjeshte,singel room, krevat ,dush ,sherbim ne dhome e breakfast ne hall .

  8. Ben says:

    Po ti.u.zhduke5.disa kohe! Ishte.shume.mire.Tema.pa ato.brockullat.e.tua. Me analiste.si.puna jote e ka.mare.lumi.Shqiperine. Nuk e di se ku e keni.mesuar kete lloj.shkrimi, po keto nuk Jane analiza. Keto kane theniet e tua para se te pishman kafenesh e mengjez it dhe Tema ta boton. Analizat Jane research ku futen edhe the nie nga vete personi dhe autore te tjere. Po te te kisha nxenes ketu ne SHBA nuk do.merrje.me shume se D+.

    1. tani says:

      Nuk te pyeti njeri te shkruash cfare endrre pe mbreme.Dhe shko meso te perdoresh kompjuterin se eshte turp.Ne amerike dhe me te vobektet e e perdorin ku e ku me mire.

  9. Zoja says:

    keto informacionet mund t’i japesh, edhe pa folur fare per Etllden dhe historine e saj skandaloze te abuzimit me parate e popillit. Etilda nuk mund te thote se nuk e dinte sa kushton dhoma e saj, kur faturen ia hapin ne dore, ne hotel. dhe mos te ishte keshtu, kur sheh ato hotele dhe suita madheshtore, pyet njeriu sa kushton, dhe pastaj akomodohet ne hotele korrekte per 100-150 euro nata. Cilesia e gjumit te Etildes duhej te prishej nga tmerri i harxhimit te 2000 eurove per tre nete, kur me to marrin asistence 30 familje shqiptare ose rreth 100 vete per 30 dite. Pra 3000 dite jete per te varferit, i hante Etilda ne tre dite, dhe vetem per te fjetur, se me keto ritme duhen pare edhe faturat e restoranteve.

    1. vang says:

      Ore ZOJA .Ju paskeni lojtur vertet te gjithe nga mendt Po ne Shqiperi jane vjedhur miliarda me pasurite minerale,dy here u vodh floriri e nuk numurohen shembujt.Kuptoje.NUK E KANE TEK 700EUROT E HOTELIT.E KANE TEK ATO MASA QE AJO KA MARRE DHE DO VAZHDOJE TE MARRI.Ju beni koment sa familje do merrnin asistencen,Po lere mor asistencen por mendo se si do ishte shqiperia dhe populli sikur pasurite e tij te mos pervehtesoheshin nga disa dhe ti depozitojne ne bankat e huaja.

  10. ETHEM LALAJ says:

    Bravo Vangjeli.Ne keto 30 vjet kemi pare,lexuare e degjuare çudira me politikan te papare por dhe shume militant me te hidhur se ata qe ta bejne baban-burre.
    -Dhe ne krto vite ka zene vend shpifja per kedo e per çdo gje duke marre neper goje njeriun e mire,punetirin e palodhur,mjafton qe ai te ket mendim ndryshe dhe sulmi eshte bere me bresheri arme atomatike,te cilat nuk mungojne asnjehere tek ne.
    -Ndonse Monistha Gjonaj i dha sqaromet e 700 eurove,prap sulmi vazhdon derisa edhe ajo te neutralizohet me sajesa BABALESH sikunder i ndodhi S.Tahirit,F.Xhafes,apo te tjerve te zgjedhur kryebashkiak.
    -Dhe folea e grenxave ndodhet ne KINOSHQUP,ku qytetari dixhitalb guxon te zevebdesoi gazeten hosteni te dikurshem.
    -Derisa te behet nje ligj anti-shpifje kjo zallamahi pazari te GABIT do te jete preszente dhe vendin e pare kampion bote do e zere ai qe shpif me shume.
    -Ne kete tranzicion te veshtire edhe femia ne barkun e nenes po tronditet dhe ne moshen e adoleshences ka humbur rrugen e dies, te punes,te famoljes se shendosh dhe po perfundon ne disko,duke u marre me llpi-lloi pislleqesh e ne krahe te krimit e kriminelve.
    -Dhe siç eshte rinia do te jete shqeria,qeveria,Atdheu.

  11. Alban Dega says:

    LORENC VANGJELI ESHTE NJE NGA PESE YJET ME MENDJENDRITUR TE ANALIZES SHQIPTARE!

    – Kryevrasesit seriale edhe me plumba edhe me fjale !

    Ky shkrim eshte vetem maja e ajzbergut te maturise, thellesise se mendimit dhe largepamedise se tij .
    Mafia e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putaninit nuk ke shpifje e mashtrim, poshtersi e krim deri kunder njerezimit si ekzekutimi i 4 heronjeve te 2 prillit 1991, rrembimi, torturimi, vdekja per gazep dhe zhdukja e atdhetarit Remzi Hoxha, katrahura kombetare 97, nxjerrja ne prite dhe shperdorimi i arkivolit te Azem Hajdarit si topuz ne grushtin fashisto- Milloshevician te 14 shtatorit 1998, Gerdeci , 21 Janari 2011 e krimet pa fund te Bandes se Gangstereve te tij politike, biologjike, oturako- mediatike qe zhbene, rrenuar mbi 15 here shtetin dhe demokracine shqiptare ne 13 vjet demokrature.
    Po te mos ishte nderhyrja e dores se zeze te Sllobodan Milloshevicit dhe Kremlinit Sali Berisha duhet te ishte prej vjeshtes se vitit 1997 ne burg te 7 fishte te perjetshem cka sot e ka kaluar 15 fishin!
    Sa te jete Sali Berisha dhe banditet e tij te hurit e e te litarit neper kembet e Shqiperise ai pjell vetem krime te perbindshme, vrasje seriale mafioze me plumba e me fjale, dhune e terror …. cka as Chinchizkhani dhe Sllobodan Milloshevici nuk do tia kishin bere Shqiperise e kombit shqiptar !
    Si nje bishe e terbuar dhe tmerruar nga Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH- ja, SaLike Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini dhe gangsteret e tyre nuk do lere drure as gure pa levizur e poshtersi pa bere per ta penguar, sabotuar dhe vonuar jetesimin e tyre.
    Ndaj jo rastesisht keta bandite e mafioze te hurit e litarit kane zgjedhur si objektiv e tabele qitjeje te tyre Drejtesine dhe ministren e saj Etilda Gjonin dhe vete Kryeministrin Edi Rama -regjizorin e kesaj reforme jetike per te sotmen dhe te ardhmen demokratike te Shqiperise dhe mbare kombit shqiptar qe ka si sjenariste dhe lidere SHBA dhe Gjermanise.
    Misión i pamundur!
    Deshtim i plote i ketyre kryekrimineleve, kryehajduteve dhe kryemafiozeve qe po i rendojne edhe me shume rrethanat renduese, krimet dhe pozitat e tyre kryekriminale !

  12. Jona says:

    Nuk dua te komentoj ceshtjen e hotelit te ministres Gjonaj. Denoj pa diskutim “masakren” mediatore qe i Eshte rezervuar Keto ditet e fundit. Analizat e gazetarit esht pa dyshim e thelle por njekohesisht edhe shume pak objektive. Do te doja thjesht te pyesja gazetarin nese ka perballuar ndonjehere probleme me “drejtesise” shqiptare? Do te doja te doja nese Ka ndonje idea, sadopak te larget, te “ligjeve” qe udheheqin sistemin e drejtesise ne Shqiperi? Korrupsioni me i eger e i pameshirshem, paaftesia dhe mungesa e tmerrshme e meritave te personelit (Duke filluar nga polici ne hyrje te gjykates e perfshire prokurore e gjykates e kryetare gjykates) per te mos folur per menyren krejt absurde me te cilen vendosen denimet….Duam te flasim per burgjet?! Nje popull dhe nje qeveri qe investon ne burgje, tregon nje moskokcarje e nje mohim te plote te se ardhmes se tij! Ministria citon Mandelen…do te doja ti thoja qe nuk duhet investuar ekonomikisht dhe moralisht ne burgje por duhet favorizuar rehabilitimi i te denuarve ne nje tjeter mentre, jashte ketyre strukturave qe sherbejne vetem per te rritur mllefin e te denuarve! Ka njerez te pafajshem me denime absurde, Ka te mitur, gra, nena (tamam si ministria jone!), ka te moshuar e persona me probleme shendetsore sot ne burgje…Esht urgjentisht e nevojshme nje amnisti!

    1. Fredi says:

      Vangjel je nje lo.e qe se ke shokun .por te pelqen e vetja o rjepacak i komunizmit o qen qe ha te zotin na peshtirose me keto shkrime bajate.

    2. Fredi says:

      Mero te kam shker..yer pragun ty e kete lorenc karafilin qe i pelqen vetja ketij komunisti te qelbur qe na cuditi me keto brockulla qe as marim mundimin ti lexoj.

  13. jona says:

    Nuk dua te komentoj ceshtjen e hoteleve te ministres dhe jam krejtesisht kundra te gjithe komenteve fyese qe jane leshuar keto dite. Nuk dua as te komentoj cilesine e ketij editoriali, pavaresisht se me duket medioker dhe aspak objektiv.
    Do te doja te dija nese gazetari qe shkruan, apo personat qe komentojne mbi shpenzimete e ministres dhe stafit te saj, kane nje ide objektive dhe nese jane perballur ndonjehere me (pa) drejtesine shqiptare? Do te doja te dija nese kane patur mundesine te perballen me korrupsionin e tmerrshem, me paafetesite dhe mungesen totale te meritokracise (jane perpara nesh shume shembuj prokuroresh dhe gjykatesish qe jane “pezulluar” nga funksioni i tyre sepse nuk kane “shkollen” e duhur per te kryer detyren qe kane ushtruar deri dje!), me menyren e drejtimit te ekspertizave dhe mbledhjen e provave per te vertetuar fajesine/pafajesine e personave, mosfunksionimin e gjykatave (ka rreth 27.000 ceshtje qe flene ne Gjykaten e Larte te Tiranes, si do behet me to?) etj etj etj? Eshte per te pasur frike per te vene kembe ne token shqiptare! Zonja ministre permend Nelson Mandelen dhe deklaron se ka investuar ne burgje, ne sigurine e tyre, ne izolimin total te tyre, etj, etj. Nje popull dhe nje qeveri qe investojne ne burgje nuk kane deshire te krijojne nje te ardhme te vlefshme per femijet e tyre. Duhet investuar ne rehabilitimin shoqeror dhe integrimin e personave qe sot gjenden ne burgje (shume here te mbipopulluar e ne kushte te meshirshme). Ka te mitur, gra, nena (njesoj sic nene bashkeshorte dhe grua eshte edhe ministria Gjonaj), djem te rinj e baballare familjesh, te moshuar e persona me probleme shendetesore, qe ndodhen ne burgjet e shqiperise, ndersa neve diskutojme se me ke fjeti ministria… Turp! Eshte urgjente nje amnisti, drejtesia ne shqiperi eshte akoma ne balte dhe asnje reforme sado e fuqishme te jete nuk do te ktheje mbrapsht kohen e humbur…

  14. lea says:

    po ik o bythlepires ! sa para te japin qe shkruan mashtrime dhe gjona te zgjuta sipas teje !

  15. Llaman says:

    Vertet artikull qe me elegance letrare pershkruan nje situate te caktuar

  16. Onhezmim says:

    Lorenc une besoj qe pas Ketij shkrimi ju keni leshuar nje psheretime te sinqerte pendimi dhe I keni kerkuar muzes Kalipso tju fale qe e cnderoni kesisoj frymezimin qe ju jep, dhe nuk di Po nga fytyra Juaj babaxhane kuptoj qe ne cdo rresht qe keni shkruar ne apologji te saj ( mjerisht per ju i detyruar ) e keni blasfemuar kete zonje te rendomte qe cdo rrokullisje ne ate shtrat stil Luigj XIV i ka kushtuar 100 euro, une jam e sigurt Lorenc qe ne nje cast sinqeriteti do kesh peshperitur bushter e lige e pashpirt, sepse 700 euro Lorenc jane nje goxha shume dhe per ty apo jo qe ben nje dore te ire parash duke shitur shpirt in si Mefistofeli,,,,,dreqi e mori Lorenc Si mund te mos revoltohesh??? Cila eshte kjo krijese qe punon ne emer te drejtesise dhe le veten te joshet nga nje lux kaq ordiner, nje babezi e ngutshme per te thithur nektarin e aspektit materialist te pozicionit te vet??? Dreq e i e mori jemi nevoje per shembuj me te qashter qevereisjeje nuk duam kombinim fallc bukuri inteligjence etc duam modesti dhe identifikim me gjendjen tone kombetare, ,, ti je nje djale i tille kur je vertet ti,,, mos I mbro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje