Disa arsye të thjeshta se pse debati për Adi Krastën është krejtësisht qesharak

28 Gusht 2019, 12:05Blog TEMA

Nga Admir Malaj

Për herë të fundit e kam ndjekur Adi Krastën kur drejtonte “12 të vallëzime pa 1 të shtunë”, e në fakt më shumë se sa Adin ndiqja Valbona Selimllarin. Isha afërsisht 10 vjeç dhe Adin nuk e kuptoja.

Kanë kaluar mbi 25 vjet nga ajo periudhë dhe me thënë të drejtën ja kam humbur gjurmët. Vetëm tani, si një i humbur që nuk para sheh shume televizor, po marr vesh se i kanë mbyllur një emision tek News24.

Madje, duke parë dhe titujt, nga kurioziteti fillova të lexoj edhe tezat edhe kundër-tezat. Për mendimin tim nuk është se ka ndonjë gjë anormale që një format të mbyllet, ngrihet apo shtyhet. Cilado qoftë arsyeja.

Çdo grup mediatik bën llogaritë dhe merr vendimet për gjëra të tilla. Në fund të fundit është biznes, kush ka pronësinë merr vendimet, ashtu siç merr dhe risqet për investimet, e nga to pret edhe përfitimet.

Pra me dy fjalë, emisionin nuk e mbylli Qeveria, por e mbylli vetë News24. Kush nuk është dakort me një veprim të tillë ka të drejtën dhe detyrimin qytetar të protestojë duke mos ndjekur më produktet e këtij grupi mediatik, ose mundet edhe të nisë një peticion drejt Autoritetit të Mediave Audiovizive për t’ja hequr valët fare, sepse valët, ato janë tonat.

Të akuzosh Qeverinë se ka mbyllur një emision televiziv dhe po censuron një, dy, apo njëmijë gazetarë pikërisht sot, kur me një celular mund të themelosh një media, është qesharake.

Pra, për mendimin tim, le të bëhemi pak seriozë dhe të pranojmë se sot Shqipëria sheh kryesisht TVSH, Klan, Supersport, BabyTV dhe Çufo, sepse njerëzit sot shohin kryesisht telenovela turke, futboll, filma vizatimorë dhe gjyqet e Eni Çobanit.

Ndofta lajmet më problematike për sa i përket medias së lirë këtë stinë vere kanë qenë largimi i Ilda Bejlerit nga Supersport dhe errësimi i Klanit të Sulejmanit të Madhërishëm në Dixhitalb, ndërkohë që Peppa Pig reziston ende, e shpresojmë që të vazhdojë kështu.

19 komente në “Disa arsye të thjeshta se pse debati për Adi Krastën është krejtësisht qesharak”

  1. Zana says:

    Adi Krasta nje lolo, nje mendjemadh.

    1. undefined says:

      Mbi te gjitha eshte nje njri fallso, hipokrit dhe servil.

  2. Studenti says:

    Respekt per stilin e perdorur ku me siguri edhe Adi Kra kra-ja (laraska)nuk e kupton sepse ja ke thene te gjitha,po te gjitha ama siç ai i do e nuk te heq as edhe nje presje do te te thoshte ai ne ato emisonet e tij si zvaranik i peshtire i llakosur!Ja ke thene te gjitha po te gjitha e une ketij artikulli nuk mund ti heq asnje presje!Respekt per elegancen !Shpresoj qe “laraska KRASTA ” ta gjeje vehten ne keto rreshta!

  3. Atdhetar says:

    Adi Krasta ishte nje sherbetor i devotshem i srb qe as nuk mundohej fare te pakten per imazh te maskonte devotshmerine e tij. Sa per asnjanesi ne gazetari nuk donte tja dinte fare. Nje pseudo intelektual dhe nje gazetar medioker.
    Ylli Rakipi, pamvaresisht nga arsyet, te pakten i beri nje sherbim te vyer taksapaguesve shqiptar. Per kete faleminderit.

  4. Shpiragu says:

    Nje gagac, Po te ishte i mire mbante Londra. Por kuer te pelqen vetja para pasqyres ,kjo do te ndodhi. Mbi te gjitha keta emisionet si i Andi Krastes qe une vet nuk e kam ndjekur .Po edhe pse nuk e kam shikuar une ,kjo nuk do te thot se ai ia ka vlejtur per t’u mbyllur. fakt eshte se edhe
    ne opinipn flitej si emisioni me i dobet edhe per vet faktin se Andi me shume fliste vet,situatat i vlersonte vet se sa ai qe ishte i ftuar. Megjithese te gjithe moderatoret behen me kopetet se i ftuari i radhes. Kete se mundje e vren si tek Fevziu, Mece, vasili,. Me pak nderhyres eshte Balla. Qe nuk shikohej me sy ishte emisioni i Ylli Rakipit dhe sidomos shablloni i te ftuareve. Semundja e te qenit kopetent ne c’do gje e shikojme edhe ne emisionet e mengjezit si tek Hosha, Kapexhiu ,por me shume tek moderatori i “Ora Newz” ,Klodi. Me e theksuar kjo ne vleresimin e situatave politike… Largimi i Ylli Rakipit eshte gjeja me e mire qe eshte bere,kjo per mendimin tim personal. Nje njeri mendje madh, gjoja kopetent e trim. Nje njeri fallco.

  5. USA says:

    adi eshte i perkedhel qe femije nga diktatura dhe nga zgjatimi I diktatures sali bisha qe shkonte takonte te babain e adit qe kalonte nga nje ambasade te tjetr. Keta jane bythecet e diktatures qe dolen si antikomunistet e pare Po ishin me te zinj se komunistet se i grabiten Shqiptaret. Jane bllokmena.

  6. Zeni says:

    Gazetari qe ka frike te thote te verteten nuk eshte gazetar, por servil i njerit apo i tjetrit! Keq ta them, por ky e ka treguar veten servil te Sali Saleh Berishes, dhe kete e ka bere shume mire! Vetem Spartak Ngjela nuk e ka lejuar qe ky gazetar te conte uje te kryekrimineli Sali Berisha, madje e nxorri gazetar amator!

  7. Enea says:

    Ti zoteri paske 25 vjet qe nuk e ndjek, prandaj shkruan ashtu, nga injoranca. Ca te bejme ne ty?

  8. debora says:

    Kurre ndonjehere nuk ka qene krasta objekt mes shiqerise, as per vlera e as per ndonje batude. I krrusur pa shpatulla si gjysem manikine, mundohej te bente interesantin, ku e verteta nje njeri qe s’te shfaqte ndonje interes ta degjoje spo te veçoje nga ky emision. Ky ka ngelur tek 12vallzimet, aq kishte dhe aq dha, nuk ka as klas as imazh per nje emision, me nji fjale, bejini vend aty ku s’ka vend,,.

  9. shqiptari i ilirise says:

    Trasta,një dështak i çdo fushe ku ka hyrë.
    Prototipi i njeriut falsitetit,të promovuar si vlerë.Diçka që haset rëndom në Shqipëri.

  10. tirona says:

    NUK mbyllet emisioni se do qeveria ,por mbyllet se nuk ka bythe me pronari te paguaj keto far gazetaresh qe gjoja per audience kane rroga te pa perballueshme dhe shume shpejt do te shohesh se sa emisione te tjera dhe neper tv te tjera do te mbyllen se pagesat e ketyre far gazetareve jane te pa perballueshme per cdo tv. Shikoni rrogat e Fevziut,Canit dhe parat e Zhejit te futura me fajde . Nga dalin keta leke.

  11. LABI says:

    Po kur diskutohet per kete pederast, pika u rente ketyre njerezve qe ua ka errur llogjiken politika. Po ky palo moderator nuk beri hajer as ne Kosove. Edhe atje mezor e shtyu nje sezon dhe iku me bisht mder shale. A thua edhe atje ne Kosove do kete pasur gisht Edvin Rama?!! Po hale si puna e Adit apo ati Enkelit te Mesila Dodes nuk i hyne ne pune as dreqit jo me mediave serioze.

  12. emigranti says:

    E megjithate z. Krasta eshte nje gazetar mjaft i drejtperdrejte, kerkues i se drejtes dhe vertetes, nga ata gazetare qe i bie ne koke si qeverise dhe opozites per te metat e budallalleqet e shumta te tyre.
    Duke mos patur perkrahjen e asnje pale ishte me e lehte mbyllja e gojes se tij.
    Ky shkrim te bie ne sy qe ne fillim qe eshte i porositur.
    Pikerisht per ” gazetare ” te tille perpunues te opinioneve, nuk ka nevoje sot vendi.
    Me kete shkrim per te ardhur keq artikullshkruesi vecse perforcomn te kunderten e asaj qe thote.

  13. Shpiragu says:

    Zoti apo zonja “Enea” Nerastese e ke komentin si pergjigje ndaj meje, “Shpiragut’ , dua t’u sqaroj:
    Ai njeri ,i cili s’paskerka ndjekur vazhdimisht emisionet e Andi Krastes ,qenkerka injorant . Nerastese edhe Ju s’pelqeni nje emision, dhe eshte e natyreshme qe jo te gjitha emisionet pelqehen, jeni nje injorant,apo mos pelqimin e kini nga injoranca. Po keshtu edhe per personin tim, ndoshta je i gabuar. Sidoqofte faleminderit qe kini lexuar komentin!

  14. Sarandioti says:

    Ad Krasta nuk ka qene dhe nuk eshte as prezantues as gazetar e asgje tjeter. Eshte vetem nje llapazan qe ne shqiperi i kemi me shumice. Nuk besoj se do i mungoj njeriu ne televizion.

  15. Zequa says:

    Me yllin dhe Adin nuk dubet humbur koh jan hipokrit te pa afte ldgena sahanlepires.

  16. Taku says:

    Zoti artikullshkrues i partise dhe ju militante komentues ju nuk shikoni dot ndryshe nga sa ju urdheron Udheheqesi juaj i dashur.

  17. ? says:

    Dy debil në një derë .
    Një koqe, një loqe.

  18. marjani says:

    radha e fejs ziut me idjotizmat nga me te pa imagjinushme,si bebe I llastuar qaraman, inachi,hakmarres, servil,e vetmja gje qe vertet do me gezoje kur ky I paafte te zhduket nga tv,atehere do kuptoj qe intelekti I popullsise eshte rimekembur serish ne gjithe keto vite te humbura per te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje