Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën ndalimin e tetë personave, mes tyre 4 administratorë e ortakë të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë. Policia bëri me dije se ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin “kanë falsifikuar qindra mijëra bileta urbani duke krijuar përfitime të paligjshme e shmangur detyrimet tatimore”.
Në njoftimin e policisë thuhet se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi një mujor ishin ndaluar për akuzën evazionit fiskal tetë persona.
Policia bëri me dije arrestimin e “F.I., 60 vjeç, administrator dhe ortak i një shoqërie transporti; F.V., 60 vjeç, administrator dhe ortak i një shoqërie transporti; A. V., 51 vjeçe, administratore dhe ortake e një shoqërie transporti; E. V., 33 vjeçe, administratore e një shoqërie transporti; dy dispeçer: L.A. 47 vjeç dhe A.D. 39 vjeç; K.Q. 42 vjeçe me detyrë ekonomiste në një prej shoqërive të autobusave dhe A.I., 20 vjeç, të cilit ju gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar”.
Sipas policisë, arrestimi i personave të sipërcituar është kryer pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme. Kjo, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.
“Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, citohet në njoftimin e policisë.
Hetuesit kanë sekuestruar 150 mijë bileta urbani të falsifikuara, që sipas policisë, nëse do të viheshin në përdorim, do të kapinin vlerën 6 milionë lekë. Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar edhe një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celularë, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi, si edhe dokumente të tjera me shënime të ndryshme.
Policia njofton se materialet procedurale i jane dërguar për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “fshehja e të ardhurave”, “falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Skandal shume i madh, per me shume qe punonjes te bashkise jane te implikuar
Kete vere isha me pushime ne Shqiperi. Disa dite ne Tirane dhe autobusi eshte nje mjet praktik, edhe pse shume i pisët dhe i zhurmshëm. Po ajo qe me skandalizoi, nje nga s faturinot ( pa edukate dhe i palarë…) mblodhi tre-kater bileta te hedhura ne toke, me qellim shitjeje. Linja nga Astiri tek Stadiumi Dinamo, Gusht 16!
Kete vere isha me pushime ne Shqiperi. Disa dite ne Tirane dhe autobusi eshte nje mjet praktik, edhe pse shume i pisët dhe i zhurmshëm. Po ajo qe me skandalizoi, nje nga s faturinot ( pa edukate dhe i palarë…) mblodhi tre-kater bileta te hedhura ne toke, me qellim shitjeje. Linja nga Astiri tek Stadiumi Dinamo, Gusht 16!
E kane mendjen me vjedhe, nuk dine te bejne gjera te tjera