Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se e sheh LDK-në dhe Vetëvendosjen zgjidhjen më të mirë për qeverisje, derisa thotë se ka gëlltitur të kaluarën sepse e ka vlerësuar më lartë interesin e vendit sesa të vetin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa, po thotë se do të i mbetet besnik idesë dhe përkushtimit që partitë e deritanishme opozitare.
Qytetarë të nderuar,
Jam angazhuar, i mbetem besnik idesë dhe përkushtimit që vendi të qeveriset nga partitë e deritanishme opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Në situatën në të cilën gjendemi, këtë e konsideroj zgjidhjen më të mirë.
Sikurse LDK, ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka specifikat e veta. Ka njerëzit me të cilët llogarit fitoren dhe qeverisjen. Kanë ambientin e brendshëm, që dallon.
Nuk i jap të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga VV duhet të jetë Kryeministër i vendit. Por, nuk i jap të drejtë as VV të na caktojë sesi LDK duhet të vendosë për Kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës.
Bashkëpunimin e konsideroj proces të respektit reciprok. Kam gëlltitur të kaluarën, sepse e kam vlerësuar më lart interesin e vendit sesa vetëveten.
Jemi shprehur pozitivisht për koalicion me VV në interes të forcimit të shtetit dhe dekriminalizimit të vendit.
LDK, nuk e kërkon Kryeministrin, sepse nënvlerëson z. Albin Kurti dhe meritat e tij. Por se vlerëson znj. Osmani dhe kërkesat e anëtarësisë. Vlerëson kompetencën e LDK-së, ekipin e saj, për qeverisje të mire e pa korrupsion. Kjo është arsyeja e kërkesës tonë për Kryeministër.
Në qoftë se jemi të bindur se edhe njërës edhe tjetrës palë i takon Kryeministri, kjo nuk do të thotë se duhet të hapim frontin ndërmjet veti. Kemi plot gjëra të mira që mund t’ia adresojë njëra palë tjetrës për bashkëpunimin tonë, por kemi edhe të këqia. Kjo nuk është mënyrë që ne të tentojmë të fitojmë vota.
Më shumë preferoj të ndërtojmë front të përbashkët, para ose pas-zgjedhor, për t’ua pamundësuar PAN-ave dhe përkrahësve të tyre vazhdimin e shkatërrimi të shtetit. (TemA)
Tipik kimuniste, vetem njerez te paftyre dhe te début per pushtet dijne te lariqkaven,te behen kurva qe Jane ne gjendje te ta marrin edhe ne goje,ta dhunojne e ta vrasin edhe femijen e vet i tille eshte isa merci,i cili ka qeverisur me millosheviqi e qe per tu rehabilituar shkoi ne “mêle”-LDK dhe i eshte mbushur mendja se eshte bere Skenderbeu,nderkohe qe ishte krajli dhe mbetet tradhetar por se Kurti do te futej ne koalicion me te se kisha menduar kurre,e nese ndodhe keshtu ateher pse lodhen le te shkojne te vuqiqi dhe u ba bac,ai j albushe mendjen mustafen qe ta eliminoj osmanken por me kishte qe kosmeti dis e Duan ata te mbetet servi!! Turp Albin nese futesh ne pushtet me te,turp per ty dhe gjithe ata qe te votojne, mua sme befason kjo aspak sepse kur isha femije Mustafat e osmankat na thonin se hero une eshte karagjiqi e jo Skenderbeu,se vendu une eshte serbia e jo Shqiperia,se ne jemi jugosllav e jo Albanci,pra ja me ke Albini do te bej shtet me ministre te millosheviqit e me perkthyesbte UNMIK-ut,tash jam bindur se pse parkthyesit e UNMIK, basha e osmanka duan te behen kryeminitra!
Pronto PAN- ik. Vertet jeni ne panik, sepse koalicioni i madh LVV-LDK definitivisht jua vret endrren e fitores dhe vazhdimin e kapjes, zhvatjes dhe degradimit te shtetit ju jashteqitjeve serbofile te PANhajnise. Fundi juaj erdhi. Qao kluklus klan!
Me siguri na qenke i PeDeKe-së se ju ka hy tmerri… mësohu të shkruash së pari o debill !
E megjithate Albinit i duhet koalicioni per te siguruar fitoren.
Ardhja e tij ne drejtimin e vendit do te sjelle nje risi per Kosoven dhe gjithe shqiptaret e do ti tregoje botes se ne shqiptaret dime te qeverisim e te bejme shtet.
Kjo do te sjelle ndryshime edhe ne politiken e mykur shqiptare ku politikane te rinj idealista si z. Kurti do te kerkojne te drejtojne e lartesojne emrin e Shqiperise duke krijuar premisat per bashkim kombetar.
Moj kosov, hiqni dor nga Albina me shok, karagjoze ka plot, koha nuk pret, ka djem e vajza plot qe jane serioze. Si ne Shqipni ashtu dhe ne Kosov, jan turr hajnat e po bajn kerdine gjithkund. Ne Shqipri presidenti e filloj punen ne politike duke ju vene gjoba biznesit me 7%, ne Kosov Haradinaj per kombet e bashkuara nuk vlen, kshu qi hapni syte kur bani zgjedhje se ne kurrizin tuaj jane te gjitha taksat.