DETAJET: Hetimi për Metën rinis më 2 shtator, hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

31 Gusht 2019, 17:01Politika TEMA

TCH ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.

Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqësh.

Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.

Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje pyetjes së Top Channel nëse presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë e tillë.

Interesant është fakti se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë, informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore.

Top Channel e ka parë kërkesën për këto dy institucione ku u kërkohet të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 Janar 10 Qershor 2019 si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 Qershor.

Mbetet e paqartë përse ky informacion do t’i shërbejë komisionit hetimor.

Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret.

Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës.

Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni Venecias për një çështje të ngjashme disa kohë më parë kur Qeveria Moldave pati një përplasje me presidentit e vendit u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese.

6 komente në “DETAJET: Hetimi për Metën rinis më 2 shtator, hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë”

  1. Olimpia says:

    Ne se amerikanet e kane bere dalje Meten,dhe ka shume mundesi. ,edhe komisioni i Venecias e ka perfunduar hetimin.Nje twiter pozitiv beri Trump per kryeministrin e dorehequr Konte dhe ndryshoi gjithe politika italiane,Konte u ringarkua te formonte qeverine e re ,jo me Legen por te majten.Per informacion.Asnje presidente apo kryeminister ne shtetet europiane nuk ka guxuar te bene kritika per SHBA sic kane bere banditet politike Berisha,Meta,Basha ,Mona dhe nje numer rrugacesh te medias me ne krye Lubonjen ,Zhejin ,A.Bushatin …Sigurisht qe SHBA nuk mund te pranoje presidente ,,patriote,,si Meta qe per te ruajtur pasurine e vjedhur jane gati ti vene flaken vendit apo destabilizojne rajonin.

  2. Timi says:

    Hiqeni sa me pare idiotin, hajdutin, kriminelin!

  3. marjani says:

    plerat pastrohen me gjithe rrenje se sapo ti shkulesh,shperthejne ne kater anet nje ore e me pare ,per kete popull fukara

  4. 2 Shtator 2025 says:

    Sa mire, do harrojne vuajtjet ne 2 Shtator shqiptaret, se floriri i Rames do jete ne mendje dhe ne zemren e shqiptareve dhe Meros patjeter, ate dite.

  5. Komentuesi says:

    Mos jepni lajme te tilla tronditese per presidentin se ka rrezik te bjer nga maja e Korabit.PAK ME BUT DHE LERENI ME TUTJE TE SHKRETEN.Ate mund t’a zer tartakuti dhe mos pson ndonje infarket lumaddhi.

  6. Krio says:

    po pse? ca ka bere? do e fillojn ta gjykojn qe kur lindi apo sa mbaroi 8 vjecaren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje