Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i ndërtimit të “Rrugës së Arbërit” që lidh kryeqytetin me Dibrën duke dhënë edhe një mesazh ndaj “hipokritëve” rreth asaj se çfarë janë PPP-të.
Me anë të një postimi në faqen e tij ne rrjetin social “Facebook”, ai thekson se ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, brenda vitit 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, brenda vitit 2031.
Kreu i qeverisë thekson se atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet, investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit.
“VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrë, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️??
Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031?
(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë?:
Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit?“, shkruan Rama
PPP jane:
Qeveritaret vjedhin firmat private duke u premtuar si kembim nje koncesion per tu mundesuar ketyre firmave vjedhjen e popullit per 50 vitet e ardhshme.
Nese vlera e nje pune vete perafersisht 100 mil, ajo deklarohet 300. Firma private duhet te paguaj paradhenie 20-50 milion ryshfet zyrtareve te korruptuar. Pastaj duhet te marre borxh per te perballuar vleren reale te investimit me shprese qe pas 10 apo 15 vitesh do te lihet e qete per ta mjele ajo popullin. Nderkohe qe rritet ne menyre indirekt edhe punesimi.
Ne te vertet nuk eshte aq e thjesht sa e bera une ketu. Por ne thelb mekanizmi eshte ky. PPP rrisin ne menyre galopante borxhin publik sepse qeveria nuk do ti paguaj keto firma nga rritja e te ardhurave por nga marrja e kredive te reja qe do kerkoje.
-Mashtrimi i pare dhe me kryesori: Vlera e shumefishuar e PPP-se nga vlera reale e investimit. Harxhon 100 milione dhe merr 300 milione. Populli kujton se vepra kushton 300, kur ne fakt ajo ka kushtuar vetem 100.
-Mashtrimi i dyte: Parate qe harxhohen realisht merren me keste nga buxheti gjate kohes se ndertimit. Zakonisht vlera reale e vepres likuidohet nga shteti gjate kohes se ndertimit, pra 100 miljon per 3-4 vjet. Vitet e tjera (4-13 vjet) te shlyerjes se plote te vleftes (300 milione) jane vjedhje e hapur nga parate publike (borxhe, taksa shtese, etj) sepse vepra ne fakt eshte ndertuar per vetem 100 milione.
Mashtrimi i trete: Edhe ryshfeti qe marrin qeveritaret e korruptuar nuk del nga parate e privatit por nga kestet e para qe perfiton privati sipas kontrates me shtetin. Te gjitha keto jane te perputhura me afatet e kontrates.
Konkluzioni: Privati nuk perdor parate e veta per ndertimin e vepres. Cdo gje kryhet dhe perfundon me parate publike. Populli mashtrohet duke i thene qe vepren na e ndertoi privati dhe ne po e paguajme pak nga pak. Nderkohe qe qeveritaret vjedhin direkt nga buxheti parate e popullit, privati nderton per 3 vjet me parate e popullit dhe vitet e tjera vazhdon vjedhja dhe grabitja duke rritur cmimet, taksat dhe borxhin publik, per te shlyer vleren e plote te kontrates.
Rrrruugggee?!?!? Ç’eshte more kjo??????
Pse nuk ndërtojne shpella, moçale, xhungla?
Pse ndërtojne rrugë, qytetërim, shtet dhe qytet?
Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë e Turqisë.
Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, dembelëve, erëqelbësve.
Ashtu sic duken ne keto pamje te krijohet pershtypja se po behet nje pune shume e veshtire per shkak te veprave te veshtira dhe te shumta te artit. Bravo per ata qe po guxojne dhe po e ndertojne mbas kaq vjete premtimesh nga qeverite e kaluara.
Ju lumtë,leri gojeçët të bëjnë qejf me jargët e tyre,shiko punën dhe hallet e njerëzve që në këtë vënd nuk marrin fund ..ca të feudalizmit,ca të mbretërisë dhe pushtuesve,ca të komunizmit dhe “qershiza mbi tortë” primitivizmi i Berishizmit që do qilizmë në çdo cep e skutë nga veriu e në jugë dhe nga mali e në det.
O Èdo sipas teje me i forte qeka ai privati i ppp se sa shteti yt , po qe keshtu paske pjerdhur ti megjith shtet..
Jo, ne fakt ke pjerdhur ti, qe kujton sikur Shqiperia eshte shteti me i fuqishem i Europes.
Na thuaj cilin ke besuar me shume, komunistin Enver, apo komunistin-enverist Sali? Cilindo nga keta, trap je gjithsesi.
O kungull, ti je i pari qe nuk i paguan gje ketij shteti te vogel. Apo kujton se parate bien nga qielli.
Kjo nuk ka te beje fare me faktin se kush eshte Edi Rama. Ai mund te jete hajdut. Por mos fol qesim si keta kungujt me siper qe hiqen specialista.
Papagall.
Pse te dukeyt cudi qe privatet te jene me te fiqishem se shteti.
Shih google, facebook.dhe me qkndra kompani te tjera qe kane bixhete me te medha sesa shume shtete kruesore te europes
kur nuk kupton pse pyet kot.Ta ka shpieguar se se .
Mirenjohje per kete veper madhore ne sherbim te krahines se Dibres dhe gjithe shqiptareve qe do t’a pershkojne.
Qenka e tere me vepra inxhinerike te veshtira.
Pune te mbare per gjithe stafin qe po punojne ne ndertimin e kesaj vepre.
Dakord me komentin e PLAKUT.Bash,Berisha,Meta,Fallxhorja dhe soj e sorollop te opozites,duke pare keto mbrekulli qe po bene qeveria e Edi Rames,u ngre nervat,i pullcet mushkrit,u bje djersa,dridhen nga inati dhe hidhen ne ofensive me protesta te dhunsheme me lloje e lloje shpifjesh e banalitete qe te vjene per te dhjere.Me keto shpifje,opozita po i nxier syt vehetes,se, nga dita ne dite po humbet besimin te elektorati saj.
Me te vjedhur a pa te vjedhur rruga me mire te behet se sa te mos behet nga frika se mos na vjedhin.
Keta qe flasin se po vidhen, keta ndenjën 8 vjet dhe edhe vodhen, edhe e permorrën vendin. E treguan veten se ishin po aq pa dashuri per vendin e tyre sa edhe Hoxha. Edhe pse gjithe jeta ime eshte e lidhur me Tiranen, u rrita pa njohur bukurite e fshatrave te saj, per shkak te mungeses se informacionit, rrugeve dhe transportit te keq. Po e njejta gje ndodhi edhe me keta qe erdhen pasi ishin lodhur me Enverin. Dhe keshtu per shume e shume vite nuk njihnim, per turpin e tyre, vendin tone. Shkojme jashte,se ata e kane bere me kohe ate qe po behet sot tek ne pra,zhvillimin e infrastuktures dhe promovimin e bukurive te vendit.
Bravo per kete arterie rrugore me se te dobishme per ekonomine dhe turizmin shqiptar.
Nuk eshte puna se vetem po vidhet o mik! Puna eshte se ajo rruge nuk i duhet as dreqit. Eshte komplet pa asnje sens ekonomik kur infrastruktura shqiptare ka dhjetra nevoja me te rendesishme qe do ndihmonin dhe ekonomine.
Plus forma me ppp garanton qe rruga te shkoje dy tre fish me shtrenjte se normalisht. Nje sepse plus vjedhjes normale, kemi fitimin e privatit, plus interesat qe shteti i paguan privatit (kur ne fakt privati e merr kredine me garancine e shtetit) e tje e tje. psh nese shteti do e merrte borxhin direkt nga banka per te bere rrugen do e merrte me 2-3% interes. Me ppp borxhin e merr privati (me 6-7%) interes dhe e garanton shteti. Shteti i mbulon privatit plus interesave dhe fitimin. Dmth interesi qe paguan shteti per rrugen ne fund shkon nga 2-3% ne 25-30% . Plus me e bukura eshte pastaj qe rrugen e zoteron privati dhe nese nuk nxjerr fitime sa nga taksa rruges (se kush dreqin do kaloje ne ate rruge pervec arushave) do ia mbulon shteti. Eshte masaker e financave publike me nje fjale …. duhet ta urresh kete vend qe t’ia lesh peng te ardhmen ne kete menyre
Ju vene nga nje emer rrugeve E Kombit E Arbrit. dhe kostot. jane marramendese,
megjithate rruget mire eshte te behen. Por ketej nga juglindja rruget e Grekut jane qe turpi botes 6 vjet 3 km rruge e re ,vdesin njerzit ne ambulanca ore zoti kryeminister.
E shikoni ca po ben Rama ja ky Eshte KRYEMINISTRI QE DUAM BRAVO RAMA EC PERPARA .Leri llapaqenet xhelozete te llapin .Shqiperia ka nevoje per pune dhe jo per llafe.Ju komentusa nuk shikoni ca eshte bere keto 30vjet asgje veten kane vjedhur dhe sa eshte bere keto 6 vjet pune nen drejtimin e EDI RAMES Shqiperia ka ndryshuar teresisht.
Qeveria, Km, ministria e infrastruktures dhe energjise duhet te nxjerre nje buletin publik per cdo veper, edhe per emermadhen Rruga e Arbrit. Ne buletin te pasqyrohet me detaje gjeografi-historia e saj, projekti, situacionet, investitori dhe burimet e investimit, realizuesi i projektit dhe historia e tij, supervizori, afatet e punimeve, marredheniet me pushtetin lokal, etj. Penalutetet per mosrealizim te aspekteve te projektit, etj. Nje nga shtyllat baze te qeverishes eshte Transparenca.
Këta që shajnë rrugën, edhe po qenë dibranë, janë MUT MUTI !
me mire te ndertohet dhe vidhet se sa ti vesh tritolin cdo gjeje dhe ta shkatrrosh
Nuk shajne rrugen o militant. Partie shajne menyren si ndertohet dhe vjedhja qe i bon popullit ky bastard.
gabim qe nuk te pyesin ty se mase je ekonomist,
, inxhinjer nderimi,arkitekt,dhe ai qe i kupton shume mire vjedhjet ore DIBRANI. Ne se je vertet dibran dhe ka te tjere si rradakja jote na jen keq qe do paguajme taksen e kesaj vepre.Dhe ti saken se i bije nga ajo rruge . Per inat te Rames.
NUK E KUPTOJ QENDRIMIN E KETYRE NJEREZVE.
NE AMERIKE PO TE PRESESH YE BLESH SHTEPI TE DUHET TE KURSESH MBI 30 VJET DHE TE TE NJEJTEN KOHE TA PAGHUASH EDHE QIRA PER TE JETUAR. PO TE PLESH SHTEPI DHE TE MARRESH KREDI NGA BANKA, FILLON E JETON NE SHTEPINE TENDE E NOK PAGUAN QERA POR VETEM INTERESIN E BANKES.
TANI KUPTOJENI VETE SE CILA ESHTE ME E LEVERDISHME, TE HESHE NJE RRUGE E TA SHFRYTEZOSH ATE DUKE E PAGUAR ME KESTE APO TE PRESESH TE MBLESHESH FONDE E PASTAJ TA NDERTOSH E SHFRYTEZOSH PAS 15 APO 20 VJETESH. KO ESHTE ARESYEJA QE SHOITARET LARGOHEN E THONE SE KY VEND NUK BEHET DUKE MOS LEJUAR QE KAPITALI TE INVESTOJE. EDHE PO TE BEHEJ ME INVESTIME TE HUAJA PREPA DO TE PAGUAJE INTERESA.
O njeri e kupton qe kompania qe po ben rrugen nuk ka ansnje lloj kapitali?! Nuk fut fare doren ne xhep. Do i marre leket nga banka me garanci shteterore se asete nuk ka dhe shteti do paguaj gjithcka. Thjesht hyn pa lidhje ne mes shtetit dhe bankes qe te dyfishoje kostot. Kaq e thjeshte eshte. Ajo qe thua ti eshte teoria e koncesioneve, po keta mjeshtrat i kane kthy permbys. Vetem emrin ka koncesion se ne fakt eshte vjedhje e legalizuar. Nje nga arsyet pse nuk behet me vendim qeverie po me ligj parlamenti eshte pikerisht kjo.
Prit pak Qe te blesh shpi duhet te pakten qe te japesh 20% te shumes dhe kusurin e paguan me keste.Kurse ketu 40% privati e ve me credi nga banka me garancin e shtetit.Dhe 60% e merr me vone nga banka me garancin e shumes qe do bledhi nga rruga plus garancin e shteti ne qoftese nuk e bledh kete shume.Po nese rruget duhen per nje zone te braktisur .Po te beje hekurudh zona do zhvillohej me shume dhe me nje costo 50% me pak .Mere ne fillim nje dhome e guzhine se aq leke ke dhe pastaj merr 4 me 2 banjo.
Si nuk ju vjen zor kur thoni rruga nuk ka as nje sens ekonomik e se nuk i duhet as dreqit. A nuk e dini se kete shtet e ka mbajtur ne kembe kromi i Bulqizes?
” Kromi can bllokaden” ishte shprehje e famshme gjate komunizmit. Pra, Bulqiza e Dibra nuk paskan te drejte te kene nje rruge normale t’i lidhe me Tiranen? Rrugen e vjeter qe nuk u be kurre gjate komunizmit nga frika se fqinjet tane mund te vinin drejt e ne Tirane brenda gjysem ore? Bulqiza meriton cdo lloj shpenzimi per rrugen cilidoqofte cmimi. Turp per te gjithe ata qe jane kunder kesaj rruge!
O bredh paskerke qene bredh i eger qe nuk ha pyka me duket sepse dhe ketu ku une jetoj ,spitalet, rruget ,shkollat i ndertojne firmat private a thuaj ti qe keta jane me te korruptuarit