Ministri i Jashtëm finlandez: Kolegët, më pozitivë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

30 Gusht 2019, 18:08Politika TEMA

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se kloegët e tij të vendeve të Bashkimit Europian, me të cilët po takohet në Helsinki, janë më të prirur që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për mendimin tim, kishte më tepër pritshmëri pozitive për faktin që në një moment të caktuar të nisnim bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Haavisto në një konferencë për shtyp pas bisedimeve.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën në Helsinki për të diskutuar mbi çeljen e negociatave, një vendim ky i shtyrë disa herë për shkak të ndarjeve brenda vendeve të unionit.

Në këtë takim informal ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE, Federica Mogherini dhe Ministrit të Jashtë të Finlandës, Pekka Haavisto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje