Kreu i OSBE, Miroslav Lajçak, që është njëkohësisht ministër i Jashtëm i Sllovakisë gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të hapë negociatat në Tetor me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ministri i Jashtëm sllovak tha se një vendim i ardhshëm për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të jetë thelbësor për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.
Ai tha se vendimi do të dërgojë një sinjal të fortë dhe do të tregojë sa serioze është BE-ja në angazhimin e saj. “Takimi i tetorit do të dërgojë një sinjal të fortë. Ne do të tregojmë se sa seriozë jemi. Shpresoj se jemi seriozë.
Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm” tha ai para gazetarëve. Pjesë e takimit ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj. Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mesin e muajit tetor.
E pershendes qendrimin e zoti Lajcak lidhur me celjen e negociatave per antarsim te Shqiperise dhe Maqedonise te Veriut…
Nuk e di se cfare efekte do te jape per Maqedonine e Veriut,por di dhe marr me mend efektet positive ne Shqiperi…
Efekti me kryesor do te jete qetesimi I situates politike.Opozita egersine e treguar ne keto vitet e fundit,e ka per dy arsye:
-Friken nga reforma ne drjetesi.Ne se Shqiperia do te cele negociatat,do te filloje dhe veproje fuqishem per ndeshkimin e te korruptuarve te medhenj,pra pastrimin e te inkriminuarve dhe ne rradhet e opozites nuk jane te pakte te tillet…
-Shqiperia do te qetesohet,prej zhurmnajes opozitare,sepse celja e negociatave do te jete nje fitore per maxhorancen ne pushtet.A nuk eshte trumbetuesja e gjithe arritjeve te Shqiperise si antarsimi ne KiE, levizja e lire,futja ne NATO,etj. se keto,jane ne saje te qeverisjes te PD-se?
Ja per kete arsye,ajo kerkon me mire te mbetemi jashte BE-se,se sa te jemi ne te dhe,por nen qeverisjes e PS-se.Kjo eshte e papranueshme per Sali Berishen.
Shqiptaret kane nje thenie per grindavecet,cmirezinjte:
Ta shoh mamane pa burre,pa le te mbetem dhe une pa baba.
Ja keshtu arsyeton Sali Berisha dhe PD,le te mbetet Shqiperia jashte BE-se,pa le te vuaje populli Shqiptar…
Sepse mendon keshtu opozita jone,pa dhe vazhdon e mban te tensionuar situaten edhe pse e kupton se nuk e ka popullin ne krahun e saj.Opozites i interesojne stermadhimet e problemeve,te cilat jo se nuk egzistojne,por nuk jane thelbesore,nuk jane pergjithesuese te gjendjes.Eshte opozita,qe i sterzmadhon,eshte opozita qe ja u degron te gateshme thashethemet gazetave te huaja dhe mbasi ato botohen na i rrikthen ne Shqiperi si sensacione,se gjoja keto probleme kane zene faqet e para te shtypit boteror dhe menjehere rremben flamurin e protestave,per te “shpetuar” nga e keqja,krimi dhe korrrupsioni.Qellimi i vetem,mosantaresimi ne BE me PS-ne ne qeverisje.
Prandaj them se keto qendrime te derisotme te kesaj opozite dhe pazvaneve aleate te sa,pa partii por vetem me kryetare,do te shfryhen si tullumbace,populli do te gezohet dhe do kerkoje te ecet perpara me reformat e nisura,per tu bere sa me shpejt antare te barabarte me vendet e tjera ne BE.
Celja e negociatave,pervecse do te permiresoje rrenjesisht situaten politike,do te sjelle dhe investime te medha prej BE-se dhe vendeve te tjera,sepse ligja dhe jo politika,do te krijoje besim te madh tek investitoret e huaj se paret e tyre nuk do te shkojne dem si deri me sot…