Nga Skënder Minxhozi
Planet e kryeministrit Rama për të përzgjedhur një numër zyrtarësh të administratës në Shkodër në bazë të gjinisë, kanë hedhur dyshime mbi kriteret dhe mekanizmin e rekrutimit dhe promovimit të drejtuesve të institucioneve shtetërore. Më i fundit ka dhënë dorëheqjen, i shtyrë nga kjo nismë e kreut të qeverisë, një drejtor i hetimit tatimor i cili kishte vetëm dy muaj që ishte emëruar në atë detyrë.
Shumëkujt do t’i kujtohet sesi në vjeshtën e vitit 2017 kryeministri vendosi t’i përzgjedhë 12 prefektët e rinj, mes shtresës së ish-ushtarakëve, duke e justifikuar veprimin e tij me shkallën e përgjegjshmërisë dhe korrektesën që e karakterizon këtë kategori personash. Ashtu si në rastin e prefektëve, edhe sot kur flitet për emërimin e disa drejtorëve lokalë, vështirë se do të ketë një mekanizëm publik që të na thotë se cila është shkalla e përfitimit real nga kjo lëvizje, e cila në terminologjinë e të drejtave civile kategorizohet si “diskriminim pozitiv”. Pra, promovimi i një pakice në dëm të shumicës së mbetur.
Që Edi Rama beson se gratë janë më rezultative dhe të pakorruptueshme sesa burrat, kjo është një tezë e vjetër e tij. Është gjithashtu edhe një nismë e lavdërueshme drejt barazisë gjinore, në një vend maskilist e të prapambetur sa i përket rolit dhe vendit të grave në të gjitha nivelet drejtuese të administratës e shtetit.
Por si çdo gjë e sforcuar dhe e panatyrshme, edhe kjo puna e grave drejtuese të Shkodrës ngjan më shumë si një goditje me efekt, si një gjest sugjestionues që kërkon të vjelë simpatinë e publikut me pak shpenzime, sesa si një politikë e pjekur dhe e mirëmenduar e një qeverie që ecën me plan dhe vizion. Sepse përtej momentit të parë të simpatisë, tek çdokush që e mendon pak më thellë atë që sheh e dëgjon, lind natyrshëm pyetja në dukje naive, por çarmatosëse: pse duhet të jesh grua që të jesh i aftë dhe i përshtatshëm për të qenë drejtor?! Pse u dashka të përjashtohet e gjithë kategoria mashkullore, vetëm për shkak se tradita na jep një listë të gjatë burrash autoritarë, të dhunshëm dhe të paditur, që kanë prerë majtas-djathtas, e që kanë bërë rrush e kumbulla paret e shtetit?! A mund të jetë ky lloj përgjithësimi, standarti më i saktë i vlerësimit të personave që duhen promovuar?
Kemi pafund shembuj burrash dhe grash të zotët, siç kemi një infinit shembujsh të tjerë, kur kanë qenë të pazotët, servilë dhe të anonimë të dyja kategoritë bashkë. Një shtet që bazohet tek merita, tek hierarkia e vlerave dhe jo të “fintat” e driblimet e momentit (si kjo puna e pushimit kolektiv të burrave nga puna), i ndan drejtë dhe siç duhet postet dhe detyrat. Përndryshe, nga aradha e gjatë e burrave “barkderra” dhe të korruptuar që gjallojnë në të gjitha katet e shtetit, do të biem në breshërin e grave të paditura, arrogante e servile të shefave. Promovimet me lista janë punë boshe, siç thonë shkodranët. Të preferosh gratë apriori, do të thotë të demotivosh ndër të tjera pa të drejtë qindra djem të rinj të shkolluar këto 20 vjet brenda ose jashtë me rezultate të larta, por që për një “tekë kromozomesh”, s’mund të gjejnë dot punë në atdheun e tyre.
Asnjëra nga gjinitë e racës njerëzore nuk është e imunizuar nga e keqja. Kështu thonë edhe militantet më të forta të feminizmit sot në botë. Barazi trajtimi, barazi të drejtash. Jo si në Shkodër, ku nën hijen e Voltanës në ikje, po na thuhet të bëhemi gati ta presim zgjidhjen nga një listë grash që po zëvendësojnë masivisht burrat nëpër zyrat e qarkut. Voltanat nuk janë zgjidhja.
Nuk duket si politike e pjekur dhe e miremenduar thote autori?!!! Po nuk duket se nuk eshte normal! Po ka akoma ndonje idiot qe mendon se pervec vjedhjes me ppp kjo qeveri ka ndonje politike tjeter te miremenduar?!!! Gjithcka qe ben jashte ppp-ve eshte politike instagrami – bejme levizje qe te duken bukur, qe te marrim like, qe te cudisim, qe te jemi ne qender te vemendjes e tje e tje. Qe nga brekushet e kryek… te prefektet apo te grate e shkodres, te gjitha levizjet jane thjesht per instagram jo per qeverisje
Nuk duket si politike e pjekur dhe e miremenduar thote autori?!!! Po nuk duket se nuk eshte normal! Po ka akoma ndonje idiot qe mendon se pervec vjedhjes me ppp kjo qeveri ka ndonje politike tjeter te miremenduar?!!! Gjithcka qe ben jashte ppp-ve eshte politike instagrami – bejme levizje qe te duken bukur, qe te marrim like, qe te cudisim, qe te jemi ne qender te vemendjes e tje e tje. Qe nga brekushet e kryek… te prefektet apo te grate e shkodres, te gjitha levizjet jane thjesht per instagram jo per qeverisje
Bravo!
Perzgjedhja e burrave,ka qene e gabuar,por jo te gjithe jane te koruptuar.
PS vazhdon te emeroj burra ,te paafte,jashte mundesive te tyre,te cilet nuk kane punuar as nenpunes te thjeshte,asnje dite .
Por dhe femra te koruptuara ka shume !
Mjafton ti hedhesh nje veshtrim vetingut ne sistem in gjyqesor ,per tu bindur se dhe grate koruptohen .
Perzgjedhja sipas nje sistemi duhet te jete baza e burimeve njerzore.Ata qe rekomandojne individe duhet te mbajne pergjegjesi deri ne largimin e tyre nga detyra ,kur ka mosperputhje .
Jane emeruar drejtor nga opozita ,per PS ,te cilet nuk jane per ate detyre.Politike beni,por jo ne kursi te atyre qe ju kane besuar.
Grate nuk kundershtojne ,por kjo nuk mjafton per nje epror te pergjegjshem. Konkurimi real do ishte kriteri me I besushem
E mor SKENDER KURVA VOLTANAT NUK JAN ZGJIDHJE PO VALDRINIT TOM DOSHET ELVIS ROSHET MARK FRROKET AGIM KAJMAKET SHUKRI GJELILET A JON ZGJIDHJE OR BYTHLEPIRES? EDHE JUVE SI DUKET JU KA FATUR MERO GELBAZA KELLIRA KARIN NE BYTH DHE U KA DEMTUAR NGA TRURI ,MERO SMUND TE KETE KARIN SHUME TE MADHE PO JU KA INFEKTUE NGA BYTHA E TAULANT BALLES TOM DOSHIT ELVIS ROSHIT EDI RAMES SE E KAN BYTHEN ME MUT DHE ME LESH
Edi Rama eshte nje kryeminister dekorativ. Dukja eshte preferenca e tij, jo thelbi. Mekat!
Edi Rames nuk i hyri mendja nga cupelinat drejtoresha ne tatime e dogana, ku askush nuk i pordhi, pasi ushtria e tatimoreve tashme jane bere eksperte ne metodat e vjedhjes dhe mashtrimit dhe cupelinat e Rames as ja kane idene cfare behet ne terren.
Keshtu dhe cikat e Shkodres, perballe burrave eksperte e pehlivane, do te jene perhere te hutuara dhe te paditura per ate qe behet per pak korrupsion ne emerime e tendera.
Mekanizmin publik te perfitimit real e ke tek historia e ngritjes nga themelet e Bashkise se Tiranes ,qe e beri Edi Rama me grate efektive qe nga viti 2000,kur populli i Tiranes ia besoi atij administrimin e kryeqytetit.
C’fare mekanizmi tjeter te duhet ty o Minxhoz,,,qe te mos perdridhesh ne piruetat e “tekave te kromozomeve” ????
E para here qe nuk jam tuj te kuptu z. Minxhozi . Si ka mundesi qe ti te krahasosh Voltanen me Sonila Mesin , po Voltana ne shpirt eshte kriminele po le me ne veprime . A te kujtohet Voltana ne nje bised ne studjo nuk e di ne cilin televizor nuk me kujtohet me disa historjan qe temen è kishin per luften deri me 29 Nentor ajo rrinte duke perserit togfjalshin “Çfàre i kan ba familjes tone komunizmi “E para biseda ishte deri diten e çlirimit pra ishte pa u vendos forma e regjimit ku Voltana na çoj ne komunizem fill ne diten e pare pas çlirimit pra me 30 Nentor 1944 , ku deri ne 1990 kemi qene ne sistemin socjalist e jo komunist se komunizmi don shume kohe me ardhe ku asnje shtet ne bote nuk e ka arrit ku shumkush i thot Kores Veriut , Kubes , Kines shtetè komuniste , ku ne fakt jane shtete me pak nocjone socjaliste por per komuniste as qe behet fjale .
Po kur PS do e zevendesoj Ramen, Rucin, Ballen apo ndonje tjeter me gra?
Mekanizmin publik te perfitimit real e ke tek historia e ngritjes nga themelet e Bashkise se Tiranes ,qe e beri Edi Rama me grate efektive qe nga viti 2000,kur populli i Tiranes ia besoi atij administrimin e kryeqytetit.
C’fare mekanizmi tjeter te duhet ty o Minxhoz,,,qe te mos perdridhesh ne piruetat e “tekave te kromozomeve” ????
Tung,Minxhozo.
Mjaft e vertete dhe shume sakte.Femrat nuk nderohen duke mohuar ne poste drejtuese administrative meshkujt. Nuk ka asnje element perparimi real ne kete doktrine qeverisjeje te Kryeministrit.
Po konkurimi per postet e puneve te drejtoreve pse nuk zbatohet,heqjia dore prej tij na ka lene mbrapa si komb dhe ka rritur korrupsionin.Autori i ka thene te gjitha por vetem nuk ka prekur pse nuk zbatohet konkurimi me programe te paraqitura per te cuar me perpara drejtimin e institucionit dhe ndrequr gabimet e deritanishme.Nuk ka te drejte kruministri apo kushdo qofte te mos zbatoje ligjin e konkurimit per posftin e punes burre apo gru qofte jane te batabarye dhr kane te drejten per te shfaqur programin e tyre per te mare detyren.Me keye menyre kan ecur perpara kombey evperparuara dhe neqofte se edhe ne duam kete keshtu duhet te veprojme.
Po konkurimi per postet e puneve te drejtoreve pse nuk zbatohet,heqjia dore prej tij na ka lene mbrapa si komb dhe ka rritur korrupsionin.Autori i ka thene te gjitha por vetem nuk ka prekur pse nuk zbatohet konkurimi me programe te paraqitura per te cuar me perpara drejtimin e institucionit dhe ndrequr gabimet e deritanishme.Nuk ka te drejte kruministri apo kushdo qofte te mos zbatoje ligjin e konkurimit per posftin e punes burre apo grua qofte jane te batabart dhr kane te drejten per te shfaqur programin e tyre per te mare detyren.Me kete menyre kan ecur perpara kombet e vperparuara dhe neqofte se edhe ne duam kete keshtu duhet te veprojme.komenti sapo u be pas leximit ne oren 9 e 39 am shba
Bravo Skender. Ke prekur thelbin e ceshtjes dhe e ke trajuar me zgjuarsi e kujdes.
Me pjekurine tende ke bere kujdes dhe nuk e ke kafshuar KM Rama aty ku duhet.
Sipas meje duhej ti thoshe se:”… je njeri qe punon per te sunduar jo per te udhehequr…”.
Shembulli: Eshte e njohur tendenca e Edit per te punuar me grate, jo se intrigohet nga seksi (kjo eshte e fundit qe duhet menduar), as nga zgjuarsia apo ndershmeria e tyre, pa le nga vizioni, qartesia e ideve, qendrueshmeria, lidershipi etj. Jo s’eshte asnjera nga keto.
Edi punon me grate sepse eshte arrogant, mendjemadh, percemus dhe maskilist i mbuluar.
E ka me te lehte me to sepse, u bertet ne publik, i fyen i neperkemb, u thote “Prostitute”, “Kurve”, “Shtrige”, “Idiote”, etj.
Grate e degjojne, “pataksen e hutohen” ikin nga perballja me te , zene nje qoshe apo mbyllen nga brenda ne zyre dhe qajne.
I gelltisin te sharat e shefit dhe vazhdojne punen si pula te lagura.
Le te na thote ky “Promovuesi” i madh i grave ne karriere ku vane ato qe i shiti si “diamante” te granise se majte si : Mimi Kodheli, Kumbarua, Senida Mesi, e dhjetra te tjera, vertete punetore, Pse nuk i ka me ne kabinet. Pse i ndroi me ato dy grate e ministrise se Transporteve qe s’dine gje tjeter vec te bejne vidio ne kantjere te rrugeve ne ERTV si shef Edi.
Deri tani, per te mos thene “na ka c……”, po themi “na ka hapur barkun” me politikat feministe te administrimit te puneve te shtetit.
Minxhoz! Tu besosh apriori përgjegjësit një seksi të caktuar është idiotësi.Njësoj si Ti besosh punën tënde dhe të ardhmen një monedhë që titullohet në ajër për të rënë kok ose pil.Aq më keq tu a besosh Ushtarakëve shqiptarë.Jo për paraqende por Ata janë të fundit kuadro nga cilësia të edukuar nga monizmi.Jo për faj të tyre.Zgjedhka që u bëhej më të dobëtit e gjimnazit,shkolla ushtarë shumë e dobët, vetëm formë pa thellim e zhvillim mendor e kulturën sepse nuk e lejonte koha e zënë me stërvitje lodhje e gjumë,gjatë moshës optimale të formimit.Ndryshe nga Universiteti dhe shkollat laike,që në atë kohë morën zhvillim të paparë.Përfundimi shkatërrimi komplet i ushtrisë shqiptare,lejimi dhe shitja e aseteve disa miliardë.Sharja e vetes dhe kolegëve gjoja për demokraci.Dhe së fundi puna e pjerdhur e tyre aktuale,në drejtim të Ushtridl Policisë prefekturave etj.,veyëm skandale dhe dështime.Vetëm një mediokër mundet që i vlerëson e u jep përgjegjësi apriori këtyre dy kategorive e hyqëm këtyre kopanëve dhe kopaneshave.Përfundimi e hamë në të thjeshtë dhe e vuajmë këtë debilitet
Artikull interesant, i artikuluar qartë dhe bukur. Gazetar që bën diferencën, me pellgun e pseudintelektuale e gjithollogë dhe pandoflalëpirësve “fishtjan”, që fermentojnë në tallavanë mediatike.
Pozicione të tilla kaq ordinere nga ana e një figurë politike me përgjegjësi kaq të mëdha publike si kryeministri, janë edhe shprehje e nivelit të papjekurisë së tij dhe humusit të steriotipeve dhe paragjykimeve provincjaliste me të cilat ushqehet dhe justifikon mungesën e kulturës së shtetarit dhe dështimet e tij.