Dy qëndrimet e Ditmir Bushatit për Pjetrin e Doshin

29 Gusht 2019, 16:54Politika TEMA

Ditmir Bushati shkaktoi debate me qëndrimin e tij në kryesinë e Partisë Socialiste, kur kërkoi që përgjegjësinë për faktin që Valdrin Pjetri kishte fshehur një dënim në Itali dhe kishte gënjyer forcën politike që po e kandidonte, të mos e mbante vetëm ai, por edhe vetë partia.

Socialistët e kanë sqaruar rastin e Valdrin Pjetrit, duke theksuar disa herë se nuk kanë qenë në dijeni për të shkuarën e tij, ndaj e kandiduan dhe e mbështetën për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Të njëjtën mbështetje Valdrin Pjetri e pati publikisht gjatë fushatës elektorale të Qeshorit edhe nga Ditmir Bushati, i cili para qytetarëve shkodranë fliste me superlativa për të.

Ditmir Bushati-Shkodër, 20 Qershor 2019: Është kjo arsyeja përse ne prezantojmë një djalë të Shkodrës, një djalë të shkolluar të Shkodrës, një djalë i cili edhe kur ka qenë me studime në Itali, edhe kur ka ushtruar detyra të rëndësishme në administrimin publik nuk e ka humbur asnjëherë lidhjen me Shkodrën. Ai është Valdrin Pjetri. Ne jemi të bindur që me Valdrin Pjetrin, shërbëtorin numër 1 të këtij qyteti, ne do të kemi mundësinë të hapim një kapitull të ri për Shkodrën që duam, për Shkodrën e Shekullit 21… Ndaj sot dua t’u kërkoj që me brohoritje të mbështesim Valdrinin”.

Me zbulimin e mashtrimit të Valdrin Pjetrit, Ditmir Bushati u distancua prej tij, ashtu si Partia Socialiste. Por ndryshe nga Selia Rozë, që e quan përgjegjësi individuale mashtrimin, Bushati kërkon që fajin ta mbajë edhe partia.

Ditmir Bushati-Tiranë, 28 Gusht 2019: “Natyrisht kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet thjesht dhe vetëm në mënyrë ligjore e procedurale. As me zhvendosje vëmendje, me shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë asnjë lidhje dhe asnjë fajësi për situatën e krijuar. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi edhe na falni për rastin në fjalë dhe për komunitete të caktuara dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike”.

Faljen, tha Taulant Balla, kur u pyet nga gazetarët për kritikat e Bushatit, socialistët ua kanë kërkuar shkodranëve menjëherë dhe i rikujton ish-ministrit se Partia Socialiste po propozon masa më të ashpra për ata që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.

“E para, më lejoni të them se qoftë unë si Sekretar i Përgjithshëm, qoftë kryetari i partisë, që ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së z. Valdrin Pjetri me pritshmëritë e popullit të nderuar të Shkodrës, ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës ndjesë menjëherë. Megjithatë ju kujtoj këtu se përgjegjësia është vetëm personale”, tha Balla.

Rasti Pjetri nuk është i vetmi për të cilin ish-Ministri i Jashtëm dhe ish-drejtuesi politik i Shkodrës ka dy qëndrime. Në kryesi ai e sulmoi Partinë Socialiste në lidhje me aleatët që e mbështeten Valdrin Pjetrin. Edhe pse nuk e përmendi me emër, referenca ishte e qartë për deputetin Tom Doshi, i cili drejton Partinë Socialdemokrate. Por kur kërkonte votën për Mark Babanin para qytetarëve të Vaut të Dejës, Ditmir Bushati e vlerësonte partinë e Doshit si vizionare.

Ditmir Bushati-Vau i Dejës, 20 Qershor 2019: “Unë jam i bindur që për Markun do të jetë disa herë më e lehtë. Do të jetë disa herë më e lehtë, sepse Marku do të ketë mbështetjen e pakushtëzuar të Kryeministrit Rama për të bërë realitet projektet dhe vizionet që ka Marku, Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, koalicioni ynë i gjerë, në mënyrë që edhe këtu në Vaun e Dejës të hapet një kapitull i ri”.

Ditmir Bushati-Tiranë, 28 Gusht 2019: “Unë besoj fuqimisht që PS është partia e intelektit e progresit, e komuniteteve dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën kur njerëz me të kaluar të dyshimtë, i përjashtuam nga radhët tona, u përshëndetëm publikisht nga SHBA, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse. Dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”.

Përballë këtyre qëndrimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke dashur të minimizojë përplasjet në kryesi, foli për një normalitet këndvështrimesh të ndryshme brenda partisë, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për qëndrime të ndryshme në pak ditë të të njëjtit person me qëllimin për të fajësuar partinë ku militon. Qëndrime këto që tregojnë se Ditmir Bushati nuk ka qenë gjithnjë kundër Valdrinit apo Tomës, por që u është kundërvënë atyre vetëm pas shkarkimit të tij si drejtues politik i qarkut të Shkodrës.

15 komente në “Dy qëndrimet e Ditmir Bushatit për Pjetrin e Doshin”

  1. Shqiptari says:

    Sigurisht qe pergjegjesia eshte individuale, nuk jemi ne diktature.
    Valdrini ka ploresuar dhe firmosur me vullnetin e tij formularin e dekriminaluzimit, duke marre persiper vertetesine dhe eventualusht genjeshtren qe ka deklaruar. Kjo e ngarkon me pergjegjesi penale para ligjit.

    1. ben says:

      Pergjegjesia individuale eshte penale. Ne baze te ligjit shqiptar Valdrini shkon dhe ben ca burg.
      Po ka edhe nje pergjegjesi tjeter qe eshte pergjegjesia politike e atij qe e kandidoi Valdrin, se valdrini nuk e vendosi kanditaturen vete.
      Dhe nuk eshte vetem Valdrini, po eshte edhe kajmaku ne Vore. Po te tille rilindja ka pafund dhe nuk mund te jete rastesi qe kandidatet e rilindjes dalin bandite.
      Kjo eshte strategji e rilindjes qe edhe ne syte e nje qori dallohet qarte qe me shume funksionon si bande se si parti politike.
      Mqs kjo pune nuk zgjidhet dot ndoshta zgjidhja me e mire eshte dalja jashte ligjit e rilindjes si organizate kriminale.

  2. Nikolini says:

    Po mire ti Taulant a ndjen ndonje pergjegjesi per keto qe po ndodhin gjate ketyre viteve ne punen e Partise Socialiste?
    Ti mund te mos dije qe ky Pjetri paska qene i denuar para shume viteve, po qe ky ka qene i caktuar nga PD ne sektore te rendesishem per vite te tera, kete e dinit ju?
    Ju nese pretendoni se e kryeni me korrektese detyren, duhet ta dije se ky ka qene eksponent i PD-se dhe ka qene inatcor ndaj socialisteve. Kete kur e di gjith Shkodra, si nuk e ditke ti? Ti a merr kontakte me PS-ne e Shkodres?
    Vetem per kete kete fakt teper domethenes, ti duhet te kishe kerkuar doreheqien tende te parevokueshme. Une gjykoj keshtu ne se ti e do te miren e PS-se. Ne se eshte ndryshe, vazhdo rri aty, vegjeto, por dije mire se reputacioni yt ne Shkoder eshte zero.
    Ti je njeri qe fshihesh pas Edi Rames.
    Edi Rama eshte Kryeminister, ka njemije e nje halle, drejton nje Qeveri, nuk eshte e lehte, ndersa ti je pergjegjes direkt per mosfunksionimin si duhet te struktrurave te PS-se.
    Ti ke pergjegjesi teper te rende dhe shume te drejteperdrejte per kete turp qe ndodhi ne Shkoder. Cili turp?
    E para, zgjodhet nje kandidature me figure jo te paster, nje njeri te PD-se, duke anashkaluar teresisht strukturat e PS-se ne Shkoder.
    E dyta, eshte e tupeshme qe ne nje pale zgjedhje pa konkurrente deshton kandidatura e Partise Socialiste te Shkodres, dhe eshte kjo aresyeja qe numuri i votuesve ishte aq i ulet, sepse Pjetrin nuk e njihnin dhe ata qe e njihnin nuk e donin.
    Prandaj zotni i dashtun jep doreheqien sepse nuyk ta kishte borxh Shkodra kete deshtim.
    E fundit,kjo ngjarje meriton nje analize te thelle ne krye te PS-se qe secili te marre pergjegjesite e veta.
    Ndryshe mos u cuditni qe me Shkodren i keni lare duart njelloj si PD-ja.

  3. Luku says:

    Ju ka versulur Rama. Skapeeeee Mero skapeeee Ditmirin.

  4. Luku says:

    Burre kurve eshte edhe ky Ditmiri, por eshte me pak se Rama gjithsesi.

  5. Nuci says:

    te Ditmiri e gjetet armikun o jua knoft thiu nanen, qe nuk late bandit te Rames pa promovuar ne PS dhe jeni bere si govata ku lan vrromat Edi Rama? O katunare te Temes qe s’u kane ikur kallot e opingave hala, turiqene?

  6. PARRUCA says:

    filuat rrenat Tema…po KM ZEVENDESOI Bushatin me 1 delinkuent sic eshte Pjetri…per cdo gje mund te akuzoni Bushatin por per lidhje dhe pergjegjesi per Pjetrin jo…vazhdoni perdoruni si leter higjenike qe jeni…

  7. Per te kuptuar qendrimin e Bushatit ndaj te forteve le te kujtojme qendrimin e tij ndaj PS se Gurit te Zi ne vitin 2017.
    Me 1800 vota te sigurta te PS ne zone ,zoti Ditmir mbeshteti fuqishem ish kryekomunarin M.Lazri nje trafikant votash,bleres e vjedhes votash gjate 25 viteve per partine demokratike .
    Kete njeri Ditmiri e vendosi ne krye te fushates se PS.
    Ai caktoi komisioneret.
    Si themi ne nje fjale…i vari ujkut melçite ne qafe.
    Perfundimi …nga 1800 vota force fituese ne komune u katandisem te katertit pas Pd me 2200 vota,PSD 1300 vota dhe lsi me 1100 vota.
    Ps 488 vota.
    Askush s’mbajti pergjegjesi.Asnje analize pse.
    Fale kryetarit te fushates ne humbem.rreth 1300 vota socialiste qe nje zot dhe ai e dine se ku perfunduan.
    Edhe per kete duhet qe Ditmiri te mbante pergjegjesi.
    Kemi dhe plot raste te tjera emerimesh te te forteve trafikante votash ne pune me pergjegjesi ne zone.
    Keto fakte per te dhe drejtoret e PS ,qe te gjithe i dine ,do te dalin nje dite para Edi Rames.
    Ta marre vesh ne dore te kujt mbeten socialistet shkodrane,te vetmit te vuajtur ne kohe te PD e te poshteruar ne kohe te PS.
    E sot Ditmiri flet kunder te forteve qe vete i vuri ne Shkoder,vete i perkrahu dhe vete e ndjeu tradhetine e tyre.

  8. mik says:

    Ndoshta PS nuk e ka dit vepren kriminale te Valdrin Pjetrit, po per milionat e eurove qe paguan shteti Shqiptare per fodullekun e Edi Rames per gjyqet e humbura tesh e pare neper Evrope, kete e di PS ?!

  9. EJ says:

    Bushati do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë së shpejti.
    Erjon Veliaj zv/kryeministër, Majlinda Bregu ministre e jashtme.

  10. Shkodrani says:

    Ditmirit mir boll ja bani se erdhi tuj i hi vedi ne qef jasht maset. Pasojat dihen mandej. E filloi karrieren politike si kulim llapaqen, e vazhdoi si kulim mendjemadh kur u ba minister, e tash po e mbyll si kulim i paftyr. Turp, se e mban vedin edhe bushatli.

  11. Kaq te veshtire e keni t’i paswyroni komentet ?
    Atehere perse na i kerkoni ?!

  12. WHAT A FUCK says:

    Ditmir, ben mire te largohesh nga ajo parti…
    nuk ka vend per ty aty …
    ne ps kane mbetur vetem hajdut, trafikant, mashtrues, servil, interesaxhinj…
    fatkeqesisht, ti nuk je i tille ndaj mos hezito, largohu…
    kete deshire ka edhe Z.Baze (qe ti te largohesh) dhe mbaje mend qe ne momentin e pare te rotacionit politik ai shkon ben “gojore” te Saliu sic e ka bere dikur…

  13. fati says:

    Jam me shkodranin, turp per bushatin qe del e llap ne media, kur ai ka qene dhe vazhdon te jete ne qender te ps, atje ku duhet te dislutohet e vendoset per te ardhmen e ps dhe ditmirit. Nuk eshte media qe vendos, por media publikon vendimet. Ditmiri, po te jete se eshte burre luften e ben atje ku duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje