Kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës akuza Zamira Ramit: Ja kontratat që firmosi një ditë para largimit. Kreu i LSI Përmet paguhej këtu, 210 mijë lekë për një gropë varri

29 Gusht 2019, 13:24Politika TEMA

Kryebashkiaku i ri socialist i Gjirokastrës Flamur Golemi nuk ka kursyer akuzat ndaj paraardhëses Zamira Rami, duke e akuzuar për abuzime me fondet.

Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, Golemi u shpreh se Rami ka firmosur disa kontrata miliona lekë një ditë përpara se ai të merrte detyrën.

Golemi tha gjithashtu se kryetari i LSI në Përmet paguhej nga bashkia si nëndrejtor i agjensisë se mirëqënies sociale.

“Gjeta në bashki punonjës që nuk kishin ardhur kurrë në punë, jemi e vetmja bashki që kishim të punësuar 2 gazetarë.

Gjeta kryetarin e LSI në Përmet që paguhej nga bashkia si nëndrejtor i agjensisë se mirëqënies sociale. 90% e financave janë shpenzuar në 6 muaj nga buxheti i vitit të kaluar.

Abuzimet në bashkinë e Gjirokastrës nga ish- kryebashkiakja kanë qenë të mëdha.

Kontrata miliona lekë janë firmosur nga Zamira Rami, një ditë para se të merrja detyrën ka firmosur një kontratë që duhet ta garantojë tashmë bashkia e re. 210 mije lekë për të hapur një gropë për të varrosur të vdekurit.

Kontrata për varrezat e nënshkruar nga kryebashkiakja për të favorizuar të afërm të saj që kanë pronësi agjensi funerale”, u shpreh Golemi, duke paralajmëruar përballjen me drejtësinë e atyre që kanë kryer këto abuzime.

3 komente në “Kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës akuza Zamira Ramit: Ja kontratat që firmosi një ditë para largimit. Kreu i LSI Përmet paguhej këtu, 210 mijë lekë për një gropë varri”

  1. Bureto says:

    Që Zamira e ‘zamirët’ shqiptarë, që kanë një firmë e një vulë, kanë bërë e bëjnë përditë nga këto zullume dihet, por nuk dihet a i kanë kthyer këta ndonjë lekë, në shkelje të ligjit, arkës së shtetit? Ky është problemi më i madh tek ne. Abuzohet por asnjë nuk ndëshkohet. Çdo gjë kthehet në show politik. Kryetari i bashkisë në Gjirokastër të bëjë denoncimin përkatës në organin e duhur ligjzbatues dhe Zamira të dëmshpërblejë arkën e Bashkisë. Ky akt të bëhet publik, se ky i duhet popullit dhe jo se çfarë ka bërë Zamira e Metës dhe e Monikës.

  2. Raul says:

    Kjo është particka fashiste lesheli, leshilikes, leshimonikes që e moli kete shtet për 8 vjet. Tani janë mbledhur gjithë sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nafije Dybeku Baxhella në Haremin Veror të Jales duke u mësuar lristave naziskine të Jales Shkuma party, hardallosje, dhe erotizem.

  3. Ce says:

    Me gjeni vetëm një drejtor lsist, apo bashkiak lsist, apo minister lsist të ndershëm, vetëm një, të gjithë të babezitur, të gjithë hajdute, tani janë mbledhur gjithë sharebajgat e leshitdhise në Haremin famëkeq erotiko naziskin të Jales dhe bëjnë orgjira dhe trajtimet erotiko naziskine, shkuma Party, hardallosje, dhe mësojnë si tundet Dybeku qysh në moshën 16vjeçare. I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla. A ju kujtohet mitingu pompoz,delirant në pallatin Asllan Rusi të leshitlikes taman si mitingjet e Rajhut të Tretë , mallkuar qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje