Drejtorët e institucioneve të Shkodrës kanë dalë kokë ulur nga dera e pasme e PS pas mbledhjes me kryeministrin Edi Rama.
Kjo video e Top Channel tregon momentin e daljes së tyre nga mbledhja nga ku burimet tregojnë se Rama i ka bërë “dush të ftohtë”.
Ky fakt u përforcua edhe nga deklarata e kryetares së këshillit bashkiak, Briselda Kadia, e cila pas mbledhjes në një prononcim për median tha:
“Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen në mënyrë që të kemin një ristartim të gjithë procesit në këtë bashki.
Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, u shpreh Kadia.
Ndërkohë pak para deklaratës së Kadias, Top Channel raportoi se Rama u ka thënë drejtorëve të japin dorëheqjen.
Kryeministri ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.
Bravo Rama…gjeji njerezit punes dhe ndryshoje Shkodren. Ketobdrejtire jane oarazite PD-je.
Ps e Shkodres ekziston fale nesh votuesve socialiste.
Drejtoret e drejtorive me zero kontribute ne PS e ne zgjedhje harruan shume shpejt pse jane aty,kush i solli aty.
Shkollojne femijet jashte shteti e çuditerisht u del buxheti te paguajne nga 400-500 € muaji kur rrogat i kane 450 mije leke shqiptare te vjetra.
Se ku i marrin e dine ata.
Kot nuk u mbushen vendet e punes me PD.Paguajne ata ga 4000-5000 € per vend pune.
E duan vota prej nesh pastaj ?
Kete duhet te hetoje Spaku sepse ben muuu.
Rroga me e vogel se shpenzimet mujore per nje femije jashte shteti ,nderkohe qe dikush ka dy e perveç kesaj duan te hane edhe keta ketej.
Si ka mundesi ?
Kush mund ta zgjidhe kete te panjohur ?
Nuk jane drejtoret e bashkise Shkoder. Ata nuk i shkarkon dot Rama. Varen nga Voltana.
Behet fjale per drejtoret e drejtorive rajonale te cilet varen nga qeveria, si psh, Drejtoria Arsimore, ajo e Shendetit Publik, e Sig Shoqerore, e Spitalit, e Bujqesise, e Pyjeve, Ujrave, Shendetit Paresor, te Punesimit,
te KESH, te Elektrikut , Hidrocentraleve, AKU-se, Patentave, e Kthimit te Pronave, Hipotekes, etj. etj. pra nja 20 drejtore qe marrin rrogen kot dhe vjedhin me tendera e paisje zyrash…
Edhe uji po te qendroi ne nje vend per shume kohe,qelbet.Shume mire e ka kryeministri Rama.Drejtoret qe do japin dorheqjen t’a japin me ndergjegje dhe jo t’u ngelet qejfi,pasi drejtorat nuk jane te perjetshem.