Historia e dhimbëshme e Valentin Përvizit nga Skuraj i Kurbinit, i cili u diplomua në Akademinë Ushtarake të Modenas në Itali. Dëshmia e vëllajt, Lekës, se si vuajtën ata për 47-vjet në burgje e internime bashkë me dy vëllezërit dhe familjet e tyre…
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Më 22 shkurt të vitit 1991, ditën kur në Tiranë po rrëzohej monumentii diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxhës, vëllai im Valentin Përvizi i cili kishte kaluar plot 47-vjet në burgje e internime, kishte shkuar që herët në mëngjez në aeroportin e Rinasit ku me një nga avionët e pakët të linjave ajrore që kishte asokohe do të udhëtonte për në Itali për t’u bashkuar më bashkëshorten e tij italiane me të cilën nuk ishte parë më që nga viti 1945 kur atë e kishin arrestuar në qytetin e Shkodrës. Që nga momenti që ai mbërriti në aeroportin e Rinasit e deri në çastin kur avioni u shkëput nga toka për të fluturuar në drejtim të qiellit të kaltër, Valentinin e kishte pushtuar një ndjenjë frike dhe ankthi se mos anullohej ai fluturim nga trazirat e turbullirat që kishin plasur atë ditë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Kur zbriti në aeroportin e Bolonjas, ai priti deri sa u larguan të gjithë pasagjerët dhe kur i kishte humbur të gjitha shpresat se aty nuk kishte dalë njeri për ta pritur, një grua e moshur iu afrua dhe e pyeti: “Mos vallë je ti Valentini?” Njeriu që flet dhe dëshmon është 90-vjeçari Lek Përvizi me origjinë nga fshati Skuraj i krahinës së Kurbinit dhe me banim në Bruksel të Belgjikës i cili rrëfen gjithë historinë e dhimbëshme të vëllait të tij Valentinit, të diplomuar në Akademinë Ushtarake të Modenas në vitin 1941, ku ai dhe ishte martuar me një vajzë italianë të cilën e mori me vete në Shqipëri.
Kush ishte Valentin Përvizi
Valentin Përvizi u lind në vitin 1920 në fshatin Skuraj të krahinës së Kurbinit, prej nga është dhe origjina e familjes së tij një nga më të njohurat e asaj treve. Valentini ishte fëmija i parë i Prenk Përvizit i cili ishte diplomuar në një nga shkollat ushtarake të Vjenës në Austri dhe në atë kohë ai shërbente si oficer me gradën e kapitenit në Batalionin Special të komanduar nga major Prenk Jaku. Familja Përvizi ku u lind Valentini, asokohe ishte një nga familjet e parisë së Kurbinit dhe i pari i tyre Gjin Pjetër Përvizi, ishte udhëheqës ushtarak e politik i gjithë asaj krahine. Ai kishte udhëhequr forcat vullnetare kurbinase në disa beteja kundra taborreve turke që ishin të instaluara në Krastë të Krujës, gjatë operacioneve ndëshkuese që ata kishnin marrë në zonën e Milotit dhe të Skurajt. Po kështu në 28 nënorin e vitit 1912, me porosinë e Dom Nikoll Kaçorrit, Gjin Pjetër Përvizi kishte ngritur flamurin shqiptar në qëndrën e krahinës së Kurbinit në Milot. I rritur dhe i edukuar në atë ambient familjar nën kujdesin e posaçëm të xhaxhait të tij Gjin Pjetri, babai i Valentinit, Prenka, kishte dëshirë dhe synonte që edhe djali i tij të shkollohej në një nga akademitë ushtarake të Italisë, në mënyrë që të ruante traditën familjare të asaj shtëpie. Lidhur me këtë, vëllai i Valentinit, 90-vjeçari Lekë Përvizi dëshmon: “Duke qenë se familja jonë ishte në një gjëndje shumë të mirë ekonomike, aty nga viti 1926 babai ynë Prenka vendosi që ta dërgonte Valentinin për të studjuar në Itali. Kështu që nga viti 1926 e deri në vitin 1941, vëllai ynë i madh Valentini u shkollua në shkollat dhe akademitë ushtarake të Italisë. Filloren dhe gjimnazin ai i mbaroi në kolegjin Don Bosko të Lanzo Torineses (Torino) ku doli me rezultate shumë të mira. Në vitin 1930 kur Valentini vazhdonte mësimet në klasën e katërt të atij kolegji, në qytetin e Torinos shkoi dhe baba Prenka, pasi mbreti Zog e kishte caktuar për të vazhduar studimet e për t’u specializuar pranë Akademisë Ushtarake të atij qyteti. Kështu për katër vjet me rradhë nga 1930-ta e deri në vitin 1934, vëllai Valentini ishte nën kujdesin e plotë të babës, i cili e kontrollonte herë pas here në kolegjin ku ai studjonte”, kujton Lekë Përvizi lidhur me shkollimin e vëllait të tij Valentinit në Itali.
Në Akadeninë Ushtarake të Modenas
Në vitin 1936 pasi Valentin Përvizi mbaroi me nota shumë të mira kolegjin Don Bosko në qytetin e Torinos, nën kujdesin e babait të tij Kolonel Prenk Përvizit që ishte një nga oficerët më të përgatitur e më të njohur të Monarkisë së Zogut, u dërgua për të vazhduar studimet në një nga shkollat ushtarake të Romës ku asokohe mësonin shumë prej pinjollëve të familjeve aristokrate italiane. Lidhur me periudhën e studimeve të Valentinit pranë kësaj shkolle ushtarake, vëllai i tij Leka dëshmon: “Në këtë shkollë tepër të njohur dhe me famë të kryeqytetit italian, bashkë me Valentinin asokohe studjonin dhe disa studentë të tjerë shqiptarë. Ndër ata studentë, shokët dhe miqtë më të ngushtë të tij ishin: Asim Zeneli, (Hero i Popullit) Lekë Vojvoda, (i burgosur politik) Avdyl Këllezi, (ish- zv / kryeministër) Avdi Mati (Gjeneral, Komandant i Flotës) Ndue Lala, (antikomunsit i arratisur) Ali Ohri, (i burgosur politik). Siç më ka pas treguar vetë Valentini, në prillin e vitit 1939 bashkë me këta shokë kishin vendosur që të kryenin disa atentate në Itali, kundra personaliteteve të larta shqiptare që kishin dërguar telegrame mirseardhje Italisë fashiste dhe që kishin dorzuar kurorën e Skënderbeut në Romë. Për këto atentate që ata nuk mundën t’i realizonin dot, kishin hedhur short se kush do të merrej me realizimin dhe kryerjen e tyre. Përveç këtij plani, ai grup studentësh ushtarakë shqiptarë ku bënte pjesë dhe Valentini në ditët e para të prillit të vitit 1939 kur Italia kishte pushtuar Shqipërinë, vendosën dhe bojkotuan betimin ushtarak përpara flamurit italian. Kur po kryhej ceremonia e betimit në të cilën asistonin autoritete të larta ushtarake fashiste, ushtarakët shqiptarë ulën kokat dhe nuk e përsëritën formulën e betimit. Nisur nga kjo ushtaraku i lartë italian që po e lëxonte atë, iu drejtua kapitenit Luigj Mikeli (nga Shkodra) duke i thënë: “Zoti Mikeli, përktheje formulën e betimit, se si duket bashkëatdhetarët e tu shqiptarë nuk e kuptojnë”. Pas këtyre fjalëve Luigji iu përgjigj: “Në qoftë se ata nuk e kuptojnë dot italishten, unë nuk e njoh fare”, kujton Lekë Përvizi lidhur me periudhën e studimeve të vëllait të tij Valentinit në shkollën ushtarake të Romës, ku ai kishte shokë të ngushtë disa studentë të cilët më pas u bënë personalitetet më të njohura të jetës politike në Shqipërinë komuniste.
Arrestohet nga gjermanët
Pas mbarimit të shkollës ushtarake të Romës me rezuultate shumë të larta, në shtatorin e vitit 1939 Valentin Përvizi u dërgua për të ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake të Modenas, e cila asokohe ishte një ndër më të famshmet e Italisë. Në atë akademi Valentini studjoi për dy vjet me rradhë në kursin e Kavalerisë dhe në vitin 1941 ai u diplomua me rezultate të larta, duke marrë dhe gradën e nëntogerit.
Lidhur me studimet e tija në atë qytet dhe fillimet e karrierës ushtarake, i vëllai i tij Leka, dëshmon: “Pas përfundimit dhe marrjes së diplomës në Akademinë Ushtarake të Modenas, Valentini u emërua si oficer në një vënd të izoluar malor në Merano.
Më pas ai kaloi në një kurs njëvjeçar për mjete të blinduara dhe u inkuadrua si komandant i një njësie në një regjiment tankist ku mori dhe gradën e togerit. Ky regjiment ishte përgatitur dhe stërvitur për të shkuar në vijën e frontit të luftës në Afrikën Veriore, në Libi. Por pas precipitimit të ngjarjeve ndryshe nga sa ishte parashikuar nga Shtabi Italian e Luftës, ai regjiment tankist ku bënte pjesë dhe Valentini, u caktua që të merrte nën mbrojtje një rajon të kryeqytetit, Romë.
Në fillimin e shtatorit të vitit 1943 me kapitullimin e Italisë fashiste, ndërsa ushtria italiane mori urdhër që t’u kundërvihej forcave gjermane që ndodheshin në Tivoli afër Romës, njësia tankiste ku bënte pjesë Valentini ndodhej në zonën e Montorsit ku zhvilloi luftime të ashpëra kundra gjermanëve. Në ato luftime Valentini u dallua për përgatitjen e lartë ushtarake dhe për guximin e treguar u lavdërua nga komanda eprore aty në fushën e betejës.
Por pas kapitullimit të dytë të gjeneral Badolios, ushtria italiane u dorzua tek gjermanët të cilët pasi i liruan të gjithë ushtarët, mbajtën vetëm oficerët që i mbyllën në një kamp të improvizuar të rrethuar me tela me gjemba dhe me roje të shumta.
Qëllimi i gjermanëve ishte që oficerët italianë t’i dërgonin në kampin e internimit në Dakau të Gjermanisë, në rast se ata nuk firmosnin për të shërbyer në ushtrinë e komanduar nga Musolini. Gjatë kësaj kohe që ushtarët italianë mbaheshin në atë kamp, Valentini së bashku me dy oficerë italianë u arratis që andej dhe për disa ditë qëndroi i fshehur në shtëpitë e tyre në Romë. Më pas Valentini u largua nga Roma dhe shkoi e u fsheh në shtëpinë e bashkëshortes së tij italiane, Maria Gorizio, me të cilën ishte martuar aty nga vera e vitit 1942. Edhe në qytetin e Bolonjas ai ishte në rrezik që të arrestohej e të dënohej si dezertor dhe për disa kohë qëndroi i fshehur në atë shtëpi ku i shpëtoi për mrekulli vdekjes pas shëmbjes së asaj banese nga bombardimet e avioneve”, kujton Leka aventurën ushtarake të vëllait të tij Valentinit në Itali.
Kthimi në Shqipëri dhe arrestimi
Në shtëpinë e bashkëshortes së tij në Bolonja, Valentin Përvizi qëndroi deri në shtatorin e vitit 1944 dhe në atë kohë ai ndërrmori një udhëtim të gjatë për tu kthyer në atdheun e tij në Shqipëri. Lidhur me ketë, Leka dëshmon: “Një nga personat që e nxitën Valentinin për t’u kthyer në Shqipëri në atë kohë të papërshtatëshme për familjen tonë, kur komunistë ishin në prag të marrjes së pushtetit, ishte një shoku i tij i shkollës i quajtur Nuri. Pas insistimit të tij, ata të dy përgatitën dokumente fallso për vete dhe gratë e tyre dhe pas një udhëtimi të gjatë duke përshkuar Vjenën, Budapestin, Beogradin, Prizrenin, ata të katërt mbërritën në Shkodër. Në atë kohë që Valentini mbërriti në Shkodër, ai u strehua tek familja e shokut të tij Lekë Vojvodës i cili mbante funksionin e rrethkomandantit të Malësisë me gradën e kapitenit. Ndërsa Valentini qëndronte i fshehur aty me bashkëshorten e tij italiane, familja jonë ishte e shpërndarë, pasi kullën tonë në fshatin Laç të Kurbinit e kishin bombarduar gjermanët dhe e kishin djegur partizanët. Në atë kohë babai Prenka që kishte qenë në funksionin e Ministrit të Mbrojtjes, ishte në malësinë e Lezhës me misionet britanike, kurse ne dy djemtë e tjerë me nanën dhe me gjyshen ishim të fshehur në malet e Skurajt. 
Në dhjetorin e vitit 1944, me ndihmën e Prof. Kol Prelës, Valentini me të shoqen e tij zbritën në qytetin e Shkodrës ku ai dhe u arrestua gjatë një kontrolli që bënë forcat partizane të ndjekjes në shtëpinë ku ai u strehua. Arsyeja e vetme e arrestimit të Valentinit, ishte fakti se ai ishte i biri i Gjeneral-Prenk Përvizit, të cilin komunistët e kishin shpallur armik dhe e kërkonin me qiri gjithë ditën. Pas arrestimit të tij, e shoqja italiane shkoi për të protestuar tek komandanti partizan i operacionit, Gjeneral Mehmet Shehu, i cili i tha: “Në vënd që të na falenderosh se nuk e kemi pushkatuar, ti kërkon lirimin e tij”, Pasi Valentini qëndroi dy vjet në hetuesi pa u gjykuar, duke mos pasur asnjë lloj fakti për ta dënuar, atë e dënuan me internim dhe e sollën në Berat ku kishin dërguar një pjesë të familjes sonë”, kujton Lek Përvizi lidhur me arrestimin e vëllait të tij
Valentinit pas kthimit nga Italia në Shqipëri.
Takimi me gruan italiane pas 47 vjetësh
Pas burgosjes së Valentinit, e shoqja e tij italiane, Maria Gorizia, u riatdhesua në Itali së bashku me shumë italianë që asokohe u lejuan të ktheheshin në atdheun e tyre. Maria nuk kishte asnjë dëshirë që të ikte në Itali pa Valentinin, por ajo u detyrua që ta ndërrmerte atë hap, pasi asokohe e gjithë familja Përvizi ishte në burgje dhe internime. Ndërkohë që Valentini bashkë me ne pjestarët e tjerë të familjes vuajti për plot 47-vjet në kampet e internimit të Beratit, Kuçovës, Porto-Paleroms, Tepelenës, Çorovodës, Fabrikës së Tullave Tiranë, Shtyllas të Fierit, Kuç i Vlorës, Plug e Gradishtë të Lushnjes, e shoqja e tij italiane i drejtonte vazhdimisht kerkesa Ministrisë së Jashtme Italiane që të ndërhynin pranë qeverisë shqiptare për të bërë të mundur bashkimin me bashkëshortin e saj.
Mirpo këto kerkesa binin në veshin e shurdhër të palës shqiptare
dhe aty nga tetori i vitit 1967 ambasadori italian në Shqipëri Norberto Lehman, në një përgjigjie që i bënte Ministrisë së tij të Jashtme ndër të tjera i shkruante: “Me vazhdimin e regjimit komunist në Shqipëri, nuk mendohet se Valentin Përvizi i cilësuar “Armik i Popullit”, të fitojë lirinë”. Por ëndërra e bashkëshortes italiane të Valentinit, u bë realitet vetëm në shkurtin e vitit 1991, kur në Shqipëri po përmbysej regjimi komunist. Atë ditë që në Tiranë po rrëzohej monumenti i diktatorit Enver Hoxha, Valentini mundi që të largohej nga Shqipëria pasi më parë kishte siguruar dhe vizën nga ambasada italiane.
Po atë ditë ai mbërriti në aeroportin e Bolonjës ku e priste bashkëshortja e tij Maria, me të cilën takohej pas 47 vjet ndarje”, e përfundon rrëfimin e tij Lekë Përvizi lidhur me historinë e dhimbëshme të vëllait të tij Valentinit, që kaloi një jetë në burgjet e internimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe u bashkua me bashkëshorten e tij italiane të cilën nuk e kishte parë që nga viti 1945 kur atë e arrestuan si armik të popullit.
Ata të dy jetuan bashkë vetëm nëntë vjet, pasi më 13 maj të vitit 1999 Valentini ndërroi jetë në spitalin Malpighi të Bolonjës ku dhe u varros me nderime nga miqtë e të afërmit e tij të mërgatës antikomuniste që i dhanë lamtumirën e tyre, njeriut që konsiderohej si simboli i qëndresës ndaj diktaturës enveriste.
O Zot, pse me linde kaq te permbajtur dhe me shume pergjegjesi mbi kurriz! Te lutem me bej edhe nje here 20 vjec per vetem nje jave, sa te shkoja ne hell cdo komunist qe frymon akoma ne ate toke te bekuar.
Nuk e ka “komunizmi” fajin o injorant. “Komunizmin alla shqiptarçe” e shpiken shqipfolesit e degjeneruar, pasardhes te mongoleve te anadollit, te cilet vrasjen dhe torturen apo perbuzjen e te drejtave minimale njerezore e kishin ne gjak. Shumica qe jeton ne kete ndyresire vend. Te njetet plehra qe i dhane jete berishizmit, metizmit, nanoizmit te emer te parase e pushtetit duke shkaterruat nje vend te tere dhe sakatosur jete njerezish. “Komunizmi” ishit dhe mbeteni ju te tere, anadollaket orientale me bisht, ne nje dore sopaten dhe ne tjetren pistoleten – rraca e degjeneruar post-otomane buze Adriatikut dhe Europes.
Saleh, Enver, Kadri, Mustafa akbar.
Primitive motherfuckers.
@rrac e dhjere
U dhjevsh ti qe nq mbron komunizmin. Stalini wdhe gjithe lindja kane bere krime me te zeza se nazizmi
Well done!
Kriminele på ekzemplar!
Robin nuk e ben as komunizmi e as fashizmi te keq..njeri o lind fisnik, o lind katil
Njeriu lind dhe fisnik dhe katil.
Ahaaaa….po ç’ke o permetar qe ben sikur je laçjan?!?
Po ti na dergo vajzen o derebardhe, por vetem ne e pac 20 se plaka nuk marrim ne.
Histori e trisht por, per fat keq Shqiperia asht de-sensibilizu e nuk i bajn ma pershtypje histori te tilla.
Paskeni filluar rehabilitimin e cdo sllavi-partizani edepsez,me bekimin e kishes pedofile-katolike!!!
Modell i jashtezakonshem i pasojave te stuhise enveriste qe perfshiu nja 30 mije te tjere; model per nje skenar filmi te xhirruar ne Holivud, te evidentoje e fisnikerine e familes fisnike Pervizaj qe nga rrenjet.
Eshte subjekt filmi. Stoicizmi i Boloniezes si i Penelopes. Ngjarje e rralle ne llojin e vet!
Kur kexoj histori te tilla, nje gje mendoj gjithmone, e kemi hak dhe e meritojme gjendjen ku ndodhemi se jemi sjelle si kafshe se kafshe Ja kjo eshte hakmarrja hyjnore ska tjeter!! Ah Shen Kozmai im!!
Shumë e trishtuar kjo histori ,shumë dhimbje ,shumë dashuri…Në atë sistem me mijëra shqiptarë kanë vuajtur si ky çift .Fatkeqësia jonë është se pasardhësit e xhelatëve të asaj kohe (edhe vetë xhelatët ) i kemi në krye të politikës ,të mediave dhe gjithëandej në poste drejtuese .
Nuk.kam qene kurre komunist dhe e urreje komunizmin me.themel..Po ashtu urreje edhe fashizmin. Kam nje pyetje per te gjithe? Po te kishte fituar luftën fashizmi, cfare do tu kishte bere komunisteve? Ajo kohe ishte place e madhe Europiane.ku nuk njihej marreveshja por lufta. O te vrava o me vret! Kam frike se ajo kohe po kthehet prape.
Ben,e vertete, atehere fituan komunistet ne 44 dhe vrane e prene cfare u doli para. Po ne qe na u thane krahet ne 91 ( REVOLUCION quhej edhe 91) dhe nuk ua qime motrat e robte ku i kishin, mire te na behet.
Komunizmi dhe fashizmi janë dy ekstreme, ka dhe diçka në mes.
Ne për fat të keq na ra në pjesë ekstremi dhe lexojme këto histori ektremisht të të trishtueshme
Po i shoh disa komente – te cilet se di as si arrijne te bejne lidhje dhe te fajsojne fen islame per ate qe kane bere komunistat ( te pa fete), dhe si duket ky “fajesim” theksohet pasi ky i pafat protagonist i kesaj ngarjeje qenka katolik.
Mire shume, vetem vazhdoni vellezer Shqiptar te besimit katolik – por nuk i beni nder as vetes, as fes suaj, e as protagonistit te kesaj storie.
Kush të do, të do të mirën. (Kush të do nuk të rreh.) Po të isha unë në vend të këtij, pas 5 vjetësh burg d’i dërgoja letër “martohu”. Më vjen më shumë keq për italiankën si sorkadhe sesa për shqiptarin që s’e mësoi fati.
Kur historia e para 75 vjeteve gjykohet me mendjen e sotme,te le pa mend.
Po te realizohet,kjo drame ne film artistik , eshte e sigurt qe mer cmimin Oscar, vetem amerikanet dhe italianet mund ta realizojne.
Histori me te vertete e e dhimbshme kjo e oficcerit Previzi nga Kurbini.
Po duke lexuar se Valentin Previzi ka qene shok shkolle me Heroin e Popullit Asim Zenelin
mu kujtua vdekja heroike e ketij te fundit ne lufte me forcat pushtuese.
Sapo nisi lufta ky trim nga Progonati i Kurveleshit e braktisi Akademine ushtarake dhe doli malit per lirine e Shqiperise.
Duke qene komandant batalioni (si regull komandantet t batalioneve kane fare pak shanse qe te vriten), per t’u dhene guxim lufttareve u hodh vete I PARI ne sulm kunder forcave gjermane te vendosura ne pozicione mbrojtese.
Ai vdiq heoikisht por mbeti i pavdekshem ne kengen e Famshme te kenduar nga baritoni i famshem Mentor Xhemali:
“Nje ze po thrret nga Gryke Mezhgoranit… ” por qe e kemi kenduar te gjithe ne shqiptaet e moshes se trete.
Well done!
Shqiptarët të komunistizuar si kriminelë me bisht ndaj vëllezërve e motrave të tyre nga hibridet turcoshake alla enverhoxha!
Pse ky personazhi a nuk ishte nje shqiptar i fashistizuar i Duces ? Apo harruat qe ushtria e Duces kishte pushtuar kete vend dhe ai sherbente ne ushtrine e tij. Pyrfytyroni nje francez qe do sherbente ne ushtine e Hitlerit. PA DISKUTIM DE GOLI DO E KISHTE DEKORUAR.
Populli i Shqiprise u sundua me keq se popujt e Europes Lindore prej diktatures komuniste. Nje e treta e familjeve u denuan rende, nje e treta me lehte, kurse nje e treta tjeter edhe pse nuk u denua, perseri jetoi me frike nen dhunen e shtetit diktatorial. Per kete arsye, pas vitit 1991 populli yne perjetoi psikozen e qenit te liruar nga zinxhiri: mori nga syte kembet dhe u shperngul duke u shperndare neper bote si hebrenjte, por pa na ndjekur kush. Kjo dukuri vijon edhe sot dhe do vijoje edhe ca kohe deri sa Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi te shporre kete klase politike qe vijon ta sundoje me metoda te tjera, por me qellimin e percaktuar prej planit katovica, qe Shqiperine ta trashegojne bijte e kupoles komuniste, pra sherbetoret e klanit Hoxha si Edi Rama, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Sali Berisha, etj.
Pas ketij ndryshimi do te hapet mundesia per te ndertuar moralin e vertete qytetar. Cdo te thote njeri me moral te vertete qytetar? Do te thote qe te jesh njeri i ndershem dhe me kurajo qe t’i kerkosh llogari vetes, vellait, motres, babait, nenes, gjyshit e gjyshes: “Pse i sherbeve atij regjimi gjakatar, pse u pajtove me krimet qe i beheshin njerezve te pafajshem si Valentini me shoke. Pse kur arrestohej shoku, fisi, eprori yt ti heshte, u pajtove me denimin e padrejte dhe nuk kundershtove edhe pse e dije mire se i shpalluri ‘armik i popullit dhe i atdheut’ nuk ishte aspak armik po ishte qytetar si ti. Kesaj heshtjeje i thone bashkepunim me krimin. Po nuk kerkove te falur publike per bashkepunimin me krimin une te perbuz e nuk jam me njeriu yt.”
Po te mos perbuzim veten dhe njerezit tane per bashkepunimin me krimin nuk krijojme dot moral te vertete qytetar. Ne te padenuarit, duhet te pranojme se kemi qene pajtuar me genjeshtrat dhe mashtrimet e diktatorit e klanit te tij dhe se me genjeshtra dhe mashtrime nuk krijohet morali qytetar dhe nuk arrihet pajtimi dhe uniteti kombetar, per te cilet kemi shume nevoje…
Kjo eshte nje ngjarje shume e rralle dhe teper e dhimshme. Si vlere njerezore jam i emocionuar qe 2 njerez te dashuruar nuk i ndan dot as izolimi i ferrit ne 47 vjet. Ufff jam shume i prekur dhe po perlotem keq. Kjo nuk do me hiqet nga mendja eshte shume therese. Si ngjarje meriton respekt dhe perjetesim ne nje film qe vetem Amerikanet dine ta bejne. Respekte me perulesi per keto jete te vuajtura.
Eh, si erdhi kjo pune. Leke Pervizi ose autori palo-poezine “Tepelene kjofsh mallkue”, trajtohet ne gazeten Tema si hero. Po t’i besohen perrallat me mbret te Lekes rrezik ai do na dali edhe si ster-katranip i Skenderbeut.
Pa le, pa na perrallis se i jati ne vjeshten e vitit 1944 ishte me misionet angleze ne malet e Lezhes… Pse nuk tregon Leka se kur dhe ku ka dale i jati ne foton me uniforme me cizme? A ka qene Prek Pervizi ne ate kohen e fotografise me cizme te llustrosura ne sherbim te nazisteve?
Keta Previzet kane jetuar ne Pluk te Lushnjes ne 10-15 vitet e fundit te diktatures, babai im i ka njohur personalisht, e mbaj mend qe me thoshte qe ishin njerez inteligjente, flisnin disa gjuhe, njeri ishe piktor i talentuar dhe na ka dhuruar nje pikture te Ujit te Ftohte, Vlore qe akoma e kam ne shtepi.
Jete te djegura nga nje idiotesi kolektive
Na plasi trapi. Një fashist më pak!!
Kam patur komshi ne Monterey California Prof Zef Neken, qe kishte ikur ngaShqipria ndoshta nga vitet 46-48. La mbrapa gruan,Dallen , pa femi.nje grua fisnike. U bashkuan ne 1991ne CAliforni kur te dy i kishin kaluar te 70 vjetet.