Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë ku një person është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima është shtetasi Santiago Malko 26 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.
Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë ekspertet e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin.
Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë janë angazhuar si pjesë e grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Policia e Shtetit fton këdo qe ka dijeni për rrethanat e krimit të telefonojë falas në numrin 112!
Por kush ishte Santiago Malko?
26 vjeçari është një emër i njohur. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Llashi.
Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve.
Nje sugjerim miqsor per çdo njeri normal ne geton e Albanistanit : N Q S nuk shpetoni dot veten nga ai vend I tmershem shpetoni femijet tuaj nese mundeni,largohuni.Cfrare eshte ky vend ku cdo dite vriten njerez si kafshet ,edhe ne luftrat civile nuk ka keto statistika.Edhe ne xhungel Jeta ka me shume vlere .A ka zot per ne ?
ore lajmi ben fjale per vrasje ne tirane e ne foto ilustruese nxirrni karabinieret italiane?!!
Kemi vrasje çdo ditë,
por lungo maret na i ka zili gjithë bota.
Fakti qe njerrzit jane me copa kari ne koke ,nuk do te thote qe dikush qe ka qejf mund te beje dhe gjera te bukura!
Ne vende normale policet bien ne krye te detyres dhe kaq. Ketu policet vriten se kane patur sherre me te tjere më parë. Dhe per tu sqaruar perdoren atentatet. Me lind pyetja nese polici ishte konfliktuar më pare pse nuk kishte kerkuar perforcime per ti rrasur keta kriminele ne burg? Apo mosmareveshjet ishin personale. Nese eshte keshtu, qofsha i gabuar, polici merrej me biznese te pista gjate kohes kur ka ushtruar detyren. Vetingu ne polici eshte po aq
i rendesishem sa ai i gjygjtareve. Nuk jane te pakta rastet kur police dhe gjygjtare jane pale me krimin.
.
..