Ilir Meta: Merrni shembull nga Kosova si e zgjidhën krizën. Po nuk pati zgjedhje më 13 tetor, kriza thellohet

28 Gusht 2019, 10:46Politika TEMA

Ilir Meta ka pritur në një takim zëvendës kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Me këtë rast, ai ka përsëritur kërkesën e tij për zgjedhje me 13 tetor, ndërkohë që ka ftuar politikanët që të marrin shembull nga Kosova.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Kreu i Shtetit e falenderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti Meta ripërsëriti se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Kreu i Shtetit.

(TemA)

4 komente në “Ilir Meta: Merrni shembull nga Kosova si e zgjidhën krizën. Po nuk pati zgjedhje më 13 tetor, kriza thellohet”

  1. Opinionisti i paanshëm. says:

    Ik ore I PAPËRGJEGJSHËM, ti nuk je zgjidhja por problemi…. nuk ke integritet për tu dëgjuar! Të paktën ky është opinjoni i shumë njerëzve..

  2. Daj Sami says:

    Ata e zgjithen jo se deshen ,po skishin cfare te benin se jane parti cope ,cope,qe njeri i bie gozhdes tjetri patkoit,jane parti si partia e jote,presiidenti atje eshte votuar nga partia e tij dhe eshte burre shteti,jo coban stanesh,partite ne demokraci pa vota te parlamentit nuk mund te qendrojne,po dhe presidentin e shkarkon parlamenti.Qeveria e sotme ketu te ne,eshte qeveria me forte ne keto 30 vjet,qeveri e votuar si model pune dhe s’ka arsye pse te jape dorheqjen se ka ardhur me vota.Zgjidhja e krizes ketu te ne,qe normalisht eshte krize e lidershipit te opozites,zgjdhet nga vete opozita,kriza institucionale,mund te zgjidhet nga vete presidenti duke dhene dorheqjen,po me mire kjo krize zgjidhet duke ngritur organet e reja te drejtesise si GJ.K dhe GJ.L si dheSPAKUT dhe B.H,pastaj do kemi mundesine te shohim se sa i vlen lekura ketyre korifrjve te veteshpallur te politikes shqipetare.Keta bejne cudi me vete se si ka mundesi,nga njerez ordinier,arriten te behen miljader dhe me kaq pushtet,qeshin ata qe i njohin heret,cuditen ata qe i shikojne se si jetojne me parate e vjedhura dhe te krimit.

  3. Vjola says:

    Per fjale s’ta kalon njeri .Ti si nje hajdut kariere je turpi yne .Si ka mundesi te behet president i nje vendi nje lider i korrupsionit te deklaruar ,kur me filmime origjinale akuzohet per vjedhje. dhe manipulim.Ka ardhur koha qe kasta e vjeter politike te nxirret ne pension.Ne ambjentet tona partiake ka njerez te rinj me edukate shume te shendoshe ne nje game te zgjeruar politiko – ekonomike.Ka studente te shkelqyer nga shkollat tona dhe nderkombetare qe duhet patjeter te marrin ne dore fatet e Shqiperise.Kam besimin e plote qe me fillimin e SPAK politika Shqipetare do te futet ne rrugen e drejte qe edhe ne te kemi nje vend te nderuar krah vendeve me te mira me nje klase te re politike e larg kesaj erresire ku na kane lene politikanet e tipit alla ILIR META.
    PARTITE RESPEKTIVE SI PS,PD ,LSI E TE TJERA DUHET PATJETER TE REVIZIONOHEN E KASTA E VJETER PERFUNDIMISHT TE LARGOHET NGA SKENA DREJTUESE.

  4. timo says:

    Opozita në Kosovë nuk dogji mandatet, zoti Kokëlopë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje