Katër emrat në garë për te zëvendësuar Valdrin Pjetrin

28 Gusht 2019, 12:06Politika TEMA

Mbledhja e sotme e kryesisë se Partisë Socialiste do të ketë në fokus zgjidhjen e ngerçit për bashkinë Shkodër.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke cituar burime nga PS raportoi se janë katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.

Ata janë: ish-zëvëndëskryeminsitrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa që vjen si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni,  ish-zëvëndësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS.

Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve potencialë.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh.

Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit.

13 komente në “Katër emrat në garë për te zëvendësuar Valdrin Pjetrin”

  1. Ana says:

    Megi-n?Rama paska lujt menc.Megi eshte nje cope mishi me dy sy.Megi eshte vetem per bella vita,per ca dite,jo me shume

  2. Te pakten Megi dhe Zef Çuni jane socialiste te pashitur.
    Per dy te tjeret ahaaaaa.
    Si duket i kane ca borxhe Pd-se …

  3. Nga Shkodra says:

    Kandidoni Prof.Dr. Namik Koplikun, nje qytetar i mire shkodran, nga nje familje e vjeter shkodrane, me tradita te mira patriotike. Namiku eshte njeri i ndershem, punetor, i pa perfolur kurre per anen morale, perkundrazi eshte njeri qe gezon respekt nga shkodranet, qofshin socialiste, demokrat, etj.
    Namiku eshte inxhinjer i talentuar projektesh ndertimi, ka mbaruar studimet e larta e pasuniversitare ne France, para vitit 1990, eshte njeri qe me te vertete mund te bente shume gjera te mira per Shkodren.
    Te me falin dhe kandidaturat e tjera, edhe ata mund te jene te pershtateshem, por si shok i vjeter i lagjes, do isha i lumtur qe Shkodra ta kishte Namikun kryebashkiak si njeri i pranueshem nga te gjithe.

  4. Pamija says:

    Vur Keti Bazhdarin, nese do rezultat pozitiv ne Shkoder. Nuk e di pse u menjanua ajo vajze, aq shume e pergatitur
    dhe shume intelegjente, per te cilen populli i Shkodres ka aq shume respekt, pasi vjen dhe nga nje familje e madhe shkodrane.

  5. Korabi says:

    jam i ndergjegjshem se ne parim ,por edhe me drejtesi , Valdrin Pjetri nuk mund te drejtoi nje bashki. Shperndaresi i droges nuk mund te jete figure e respekyueshme nga populli e kjo eshte e drejte. Por le te mendojme pak: Si ka mundesi te pranohet nga ne mendimi apo me sakte te pranojme se Lulzim Basha ka te drejte ne luften qe bene kundra shperndaresve te dregkes , apo trafikanteve ? Si ka mundesi qe nje shperndares droge s’paka te drejte te drejtoje nje Bashki, kur i akuzuari nga organet shteterore ,si kontrolli i larte i shtetit, per grabitjen e 230 milion eurove ne rrugemn Durres -Kukes , kur Lulzim Basha minister i jashtem, i mbrendshemdhe i drejtesise , lejonte dhe drejtonte mbjelljen e shperndarjen e droges nga fshati Lazarat te jete ne krye te nje partie dhe neser te jete kryeminister ?
    Valdrin Pjetrin e ka akuzuar drejtesia Italiane,por nuk e ka burgosur, ndersa Lulzim Basha eshte akuzuar dhe denon cuar nga organet shteterore,por i mbrojtur nga prokuroria . Valdrin Pjetri vetem se ka shperndar droge( sipas thenjeve ) po s’ka vrare bjeri ,po Lulzim Basha qe ka urdheruar te vritet populli ? U vran 4,po mund te ishin vrare edhe 40, 50 , 1000….. si mund te jete kryeminister ? Cili veprim eshte me i rende i Valdrinit ,apo i Lulzimit.
    PO monika kryemadhi, ecila therret e bertet per pasterti figure e shprterore si mund te jete drejtuese partie,apo neser te drejtoje nje digaster,kur me sa kam lexuar eshte akuzuar nga ambasada Amerikane per shperndarje droge me karrocen e femijeve ,ne kohen qe i shoqi ishte kryeminister ? Ku eshte dekriminalizimi ? Cili eshte krimineli Lulzim Basha , Fatmir Mediu .Monika,apo ky kryetari i Bashkise Shijak , i cili na paskerka ndryshuar emrin dhe paska perdorur para te fallcifikuara qenkerka kriminel ? PO ky “heroi ” i mbrojtjes nga kriminelet, Lulzim Basha , pse temos quhet kriminel ? Pse te veje deputet apo kryeminister ,kur eshte ne ndjekje penale ? A jemi ne terezi,ai kemi trut e kokes ne vend ,apo ginjehemi me kokrra misri…? PO shikoni se cilet kane drejtuar drejtesine e flisni. Bene politike Clirim Gjata kunder komunizmit. Po babai yt c’ka qene more Clirim ? C”ka shkruar ai AT PELLUMBI PER TE ?

  6. Anonta says:

    Vetem e para mund të bëjë diçka, Megi e Zefi janë njësoj , Astriti është djal i mirë por jo për kryetar Bashkije

  7. USA says:

    O RAMUSH MEGIN E KE VETEM PER HAJDAR ,PUNE TJETER SDI TE BEJ

  8. Doktorri says:

    Po vune Astrit Becin njeriun e nji mije maskaralliqeve e zgjidh nje here e mire problemin Erdogani shqiptar.
    Beci hajdut I merituem qe pa pare te len me dek ne koridor te s pitalit

  9. Proletari says:

    Zef Cuni, nje nga personat me negztive qe ka Shkodra, i shitur e i blere pa asnje skuqje fytyre, lake i PD i njihur. Per tr mos folur edhe per “kryeveprat”ne arkitekture qe bien era jo vetem mediokritet por tr perfolura edhe per korrupsion.
    Ju lutem , gjeni njerez te afte per te drejtuar e jo karta tr sterdjegura.

    1. Gjoni.Shkoder. says:

      Zef Cuni asht person i paperlyer, askush nuk mund te kete as me te voglin fakt kompromentues kunder tije. Problemi asht se Zef Cuni ndoshta nuk ka mbeshtetje sepse ai shikon drejt prepara si kali e nuk ban ndere askujt.
      Nuk e di sa i zoti mund te jete si organizator dhe drejtues por I korruptuar kurre.

    2. ... says:

      Sakte ! Nga ato hienat qe kane vepru ne fshehtesi gjithmone me servilizem dhe negativitet. Pastaj per “kryeveprat ne arkitekture ” ne Shkoder mos te flasim. Jane nje turp dhe manifestim i paaftesise, mediokritetit dhe aferave. Fati keq i Shkodres qe edhe kur i erdhi shansi mas 30 vitesh ofrohen te tille figura disa te dalura nga hici pa asnje merite e disa te konsumume ne maksimum ne te gjitha aspektet . Nqs keto jane 4 kandidaturat eshte nje turp. Per pak mendova qe kishte nje reflektim !

  10. Shkodrani says:

    O Kryetar!
    Po ver more Mimi Kodhelin….
    Shkodrane Katolike, brilant e paster dhe grua punetore e pa asnje fjale e perfolje…. Burrereshe.
    Kaq di me te thane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje