VIDEO/ Pasqyrim digjital për vijën bregdetare, ja detajet e projektit

28 Gusht 2019, 17:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” një video, ku shpjegohet se gjithë vija bregdetare e Shqipërisë do të ketë pasqyrim dixhital.

Shefi i qeverisë thekson se kjo është mënyra për të ndaluar abuzimet dhe për t’iu shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Ndër të tjera ai shkruan: 

KA NiSUR PUNA… për Vijën Bregdetare 2020

12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare?

Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura?

Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes⛱

1 komente në “VIDEO/ Pasqyrim digjital për vijën bregdetare, ja detajet e projektit”

  1. Arta&Zare says:

    Edi je njeriu duher per kete vend.Nje gabim te vogel e ke bere ama.Edhe 4 vjet te tjera Leli sikur nuk shkonte me ne Vlore.Kishe plot njerez me integritet dhe menazhues te zote ne Vlore.Nje emer!!!Shkelqim Rama do ishte perfekt per nje qytet si Vlora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje