Ilir Meta frymëzohet nga At Zef Pllumi, thirrje për luftë: Të largojmë çdo të keqe që po na largon nga BE dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas

28 Gusht 2019, 14:37Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar mbi 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit duke bërë thirrje për luftë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se “Rrno vetëm për me tregue”, veprat dhe dëshmitë e tij të tjera rrënqethëse për krimet dhe monstruozitetin e regjimit komunist, mbeten gjithmonë aktuale si udhërrëfyes, jo vetëm për të njohur me transparencë të kaluarën tonë dhe për të mos ta harruar kurrë atë, por edhe për të na ndihmuar për të luftuar çdo të keqe dhe formë despotike që na largon nga Europa e Bashkuar dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas”,shprehet Meta. 

Postimi i plotë:

“Në 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, udhëheqësit të ndritur shpirtëror, simbolit të humanizmit dhe sakrificës së paharruar në emër të vlerave hyjnore, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, ne përkujtojmë sot me nderim e respekt të thellë veprën e jashtëzakonshme dhe porositë e tij të urta për një Shqipëri më të drejtë dhe më humane, ku respektohen të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Me një kontribut të çmuar për ringritjen e Kishës Katolike në Shqipëri, At Zef Pllumi ishte dhe do të mbetet shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë për dijen dhe demokracinë, i cili si klerik por dhe si qytetar i angazhuar, nxiti dhe frymëzoi mbarë shoqërinë tonë, në veçanti të rinjtë, për të ndjekur rrugën e duhur përmes dijes, demokracisë dhe drejtësisë, drejt vlerave perëndimore të mohuara për 45-vite.

“Rrno vetëm për me tregue”, veprat dhe dëshmitë e tij të tjera rrënqethëse për krimet dhe monstruozitetin e regjimit komunist, mbeten gjithmonë aktuale si udhërrëfyes, jo vetëm për të njohur me transparencë të kaluarën tonë dhe për të mos ta harruar kurrë atë, por edhe për të na ndihmuar për të luftuar çdo të keqe dhe formë despotike që na largon nga Europa e Bashkuar dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas”, përfundon Meta.

10 komente në “Ilir Meta frymëzohet nga At Zef Pllumi, thirrje për luftë: Të largojmë çdo të keqe që po na largon nga BE dhe synon ta kthejë Shqipërinë 30 vite pas”

  1. Valentin D. says:

    Lëreni Zef Pllumin në paqe aty ku është!
    Mos e ktheni në lider shpirtëror të hajdutëve, hajnave dhe pseudointelektualëve provincjalistë si Gjeka, që lëijnë pamdofla e venerojnë bajraktarë tribalë!

  2. Sali Trimi says:

    “Rrno vetem per me tregu ” eshte shprehja qe Ati Zef Pellumbi i ka thene edhe Hajredinaj.
    Qe te dy keta idjot e kuptojne gabim Atin. Hajredinaj e tha kete shprehje kur e kritikuan se nuk ishte e nevojshme qe bisedat me Ramen ti bente muhabet katundi.
    Edhe Iliri flet per 30 vjet te shkuara kur ai ishte shtangist. Ka frike te behet prape shtangist dhe interpreton fjalen e Atit si histori.
    Jam i detyruar tu them ketyre kokeshinikeve qe At Zef Pellumbi e thote kete shprehje jo qe Iliri apo Hajredinaj te tregojne perralla. Ai thote qe njeriu ne jete duhet te beje gjera te mira dhe kjo eshte historia qe secili tregon ne jete.
    Pyetja per Ilirin eshte se cfare do tregoje jeta e tij ne te arthmen? Cfare po na tregon ai sot me veprimtarine e tij? Kete te na thote Iliri dhe jo te hiqet sikur kjo shprehje e Atit eshte per te shkuaren….

  3. Dauti says:

    Ore hajdut me cizme, rri urt e prit SPAK-un, te njohim cfare bajge je! Dorezo vilat dhe parate qe mban ata femijet e shemtut e turi derra ne Angli

  4. X says:

    O Kaleme e o Daut
    Nena kak e baba mut!!!!

  5. Klorea says:

    Po, po, te largojme cdo te keqe !
    Te keqen me te madhe te paren dhe qe ka emer e mbiemer” te florinjte,,, Ilir Meta Kryemadhi.

  6. DS says:

    Pse mos te jemi te gjithe pas presidentit Meta!? Ai di cfare ben. Ne vetem duhet te kemi besim se ai per te miren tone po behet cope. Po te ishte ndryshe ai na kishte lene sepse leke o ka ai o ska njeri ketu. Nje nga familjet me te pasura te Skraparit qe vune pasuri nga tregetia e mishit te cjapit bashke me ate te bashkeshortes qe trashegoi te gjitha te ardhurat nga tregetia e thanave. Depozituar me deklarime te rregullta ne Londer dhe vende te tjera qe stregohen. Popull legen qe skeni mirnjohje per ate qe ka kohe qe di te sakrifikohet per ty. Yyyyttt rrace e qelbet!

  7. USA says:

    Zef pllumi e ka me ty o argati I sigurmsit sali sa me shpejt te ikni nga politika ju me mire per Shqiperine.

  8. Vjola says:

    O qen rrace.
    Do te rroje SPAK PER TY POR MOS TY TE HARROJME

  9. MH says:

    Ka 30 vite qe shqiperia rron tue tregu maskaralleqet ma te ndyta e ma te ultat ku perfshihen te gjithe politikanet ,qeveritaret bashke me ju Like florini.Po nuk po ndryshon asgja.Jemi ma te deshirushem qe vec tregimit te shikojme dhe hekura ne duar te ketyre pisanjoseve ku bani jete dhe ju z.president.Shpresa mbetet jo tek tregimi.Po tek SPAK dhe BKH.Nese dhe keto dyja dalin huq shpuar.Mjere populli pse jeton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje