Ditmir Bushati kundër Ramës: Situata në Shkodër nuk trajtohet me shkarkime. Në PS u rikthyen njerëz problematikë, largimin e të cilëve SHBA e përshëndeti

28 Gusht 2019, 20:27Politika TEMA

Ditmir Bushati është shprehur kundër shkarkimeve të drejtuesve politik në Shkodër. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, në një deklaratë për mediat, ai tha se fenomeni i fundit në Shkodër duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme.

Bushati: Unë i kamë bërë një letër kryesisë së PS për shqetësimet që kanë ngritur atje. E vërteta është se që me delegimin tim në 2016 unë kam pasur disa fenomene për t’i trajtuar, sepse tek e fundit jemi një familje politike dhe është e hijshme që të trajtohen brenda forumeve.

Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme.

Kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore apo proceduriale, as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë lidhje dhe asnjë fajësi me situatën e krijuar.

Bushati tha se duhet një reformë e thellë brenda partive politike.

Bushati: Mendoj që kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike sepse në fund të ditës na takon ne si politikan, sepse s’jemi gjyqtarë që të japim vendime për të shkuarën e një personi të caktuar, por kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni, dhe jo për të menaxhuar pasojat. 

Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë nevojë për një reformë politike brenda partive politike, që të sjellë një kulturë të re politike, ku PS  është dhe duhet të jetë partia e intelektit dhe pse jo partia e komuniteteve. 

Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi na falni edhe për raste në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike.

Ish-ministri Bushati tha se sot  duhet të administrojnë pasojat gabimeve që kanë bërë.

Bushati: Jam krejt i bindur edhe nga kontaktet që kam pasur me njerëz të zakonshëm, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur këtë fenomen. 

PS është partia e intelektit dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, kur njerëz kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtuan, u përshëndetën nga SHBA. 

Fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrës dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve.

15 komente në “Ditmir Bushati kundër Ramës: Situata në Shkodër nuk trajtohet me shkarkime. Në PS u rikthyen njerëz problematikë, largimin e të cilëve SHBA e përshëndeti”

  1. ben says:

    Sa te jete edi rama
    Ose ne karige, ose ne paradhomen e kariges se pushtetit I ke banditet.
    Mund ti kerkosh nje intelktuali ose nje njeriu me integritet te vjedhi te grabisi te legenoset????
    Ja pse duhen banditet
    Nese PS ariti te shkeputej prej te kaluares se eret komuniste sepse mblodhi rreth vetes nje grup te madh intelektualesh sot ajo eshte kthyer ne 1 bande qe eshte e dukshme se banditet nuk largohen me andej vetem nese shkrihet ose del jashte logjit si organizate kriminale.
    Zgjidhje tjeter PS nuk ka.

    1. palla says:

      Rrnofte zoti Edi Rama, asht bekue prej vet zotit. Posht te tan afijet e sal berishes dhe ilir florinit. E tan Gomsiqa asht me partine socialiste.

      1. Vatra says:

        HAHAHAHAHAHAHA… Ja e nxorri koken agjenti Serbo-Grek me ne fund. Po Edi Rames nuk ke çi be nje kokerr…. Miro. Te pakten po te shohin Shqipetaret tashti se çfar perfaqson, ato qe kane dy fije mend.

    2. Zagali says:

      Beni gjithemon nga bytha flet.

    3. Raimond vlonjati says:

      Ashtu esht Ditmiri eshte politikan klasi ,
      por problemi esht se nje qelbesire e ndyre , nje andart i qelbur i kishes greke si Rama e ka uzurpuar kreun e PS
      dhe esht e veshtire ta heqesh

      Sepse ai e ka rrethuar veten me kauret e tij , dhe ata jane si sekt fetar qe nuk duan tja dijne per Drejtesine por mbrojne vetem njerezit e tyre

      Duhet te ngrihen socialistet e Shkodres dhe kur te vije Rama aty , ta rrethojne e ta rrahin qe ta diskretitojne ,
      sic ja bene Fatos Nanos ne Vlore socialistet e Vlores ne vitin 2000 me duket

      Erdhi Nano per takim tek selia e PS ne Vlore ,
      dhe aty e rethuan selin e PS ca cuna socialiste dhe po bertisnin me sharje kunder Nanos dhe po e prisnin ta rrihnin
      U diskretitua Nano ngeli brenda ne Seli dhe nuk dilte dot

      Mirpo Nano iku gjate nates nga dera e bodrumit te Selise fshehurazi , pa u diktuar

      Dhe keshtu shpetoi Nano nga rrahja e socialisteve te Vlores

      Ndaj edhe socialstet e Shkodres ti bejne te njejten loja Rames ,
      keshtu qe ai te terhiqet nga keto emerimet e miqve te tij hajdute

      1. petriti says:

        Diagnoze te rende paske o mik.Ngushellimet e mia.

  2. EJ says:

    Ky së shpejti do të bëhet kryeministri i Shqipërisë.

  3. Tit says:

    Unë për vete kam krijuar një simpati të veçantë për Valdrin Pjetrin kur e kam parë që të shoqërohej me ty Ditmir, dhe të dy bashkë ecnit krah për krah njëri tjetrit duke u zgërdhirë. Mos ia hidhni gjithçka të keqe Ramës, se nuk është Mesia Rama!

  4. Gh says:

    Pa diskutim qe Bushati eshte burre i zgjuar, por i mungon modestija. Pasi kaperxeu kompetencat si Minister i Jashtem, tani po kaperxen edhe kompetencat si ideator partie. Ne te dy rastet Bushati gabon jo se flet por ku flet. Ne rastin e pare si Minister i Jashtem ai doli hapur kunder politikes qeveritsre ne lidhje me Kosoven dhe ne rastin e dyte nderton platforma partie duke bashkepunuar me gazetaret dhe jo me partine e tij.
    Kjo mendjemadhesi e tij i ul edhe vlerat intelektuale.
    Me sa duket do ndjeki shembullin e Ngjeles….

    1. Adi says:

      Ajo politika qe donte ndarjen e kosoves e qe Rama u zbyth me pas si qen i rrahur? S’po flas ca beri ministri aktual se asnje nuk e di. Mesa duket gjeniu eshte ende duke u mendu ke pastruese te lere e ke te pushoje

  5. Gazeta says:

    Ne te vertete vetem Edi po ben 2 gram pune ne Shqiperi. Ju keni hall se mbeteni pa pune … asgje tjeter

  6. pjeter says:

    Bushati nuk e ka fain Rama,jeni ju te Shkodres qe i njifni Shkodranet.Me duket se zotrote, je me larg Shkodres se sa Rama.

  7. rajmondi nga vicidolli says:

    Nese do ta kuptoni distancimin e Rames nga Bushati, lexoni editorialin e Bazes sot. Per fat te keq Bushati paska qene frikacak dhe disfatist ne lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

  8. Pyka says:

    Ky Bushati i Shkodres ka lindur per te bere gjera te medha….gjerat e vogla d.m.th.punet i bejne te tjeret,populli,sepse ky eshte rrace e zgjedhur!flm.

  9. shqiptari i ilirise says:

    Ky së shpejti do jetë objekt i drejtësisë si person i përfshirë direkt në trafikun e drogës.Keni për të parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje