Ambasadori austriak: Kriza politike do të zgjidhet, merreni me qetësi

28 Gusht 2019, 21:24Politika TEMA

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler në ceremoninë e lamtumirës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama u ndal edhe  tek kriza politike.

Ai u shpreh me besim të lartë se ky ngërç politik do të gjejë zgjidhje shumë shpejt.

Ambasadori i Austrisë do të vijojë tani karrierën diplomatike në Bosnje Hercegovinë, ndërsa nuk kurseu fjalët lavdëruese për vendit tonë.

“Ndihem i vlerësuar shumë dhe kjo për mua ishte si surprizë. Për mua ishte një natë befasuese. 

Në Shqipëri më thanë se nuk mërzitesh kurrë dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. 

Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. 

Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kreu i qeverisë. 

Kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. 

Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për t’u bërë të gjithë së bashku. 

Jap nderimet e mia për mediat dhe të gjithë analistët që kanë komentuar situatën politikë.

Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. 

Nuk do të ketë demonstrime, merreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua”, tha Sattler.

1 komente në “Ambasadori austriak: Kriza politike do të zgjidhet, merreni me qetësi”

  1. cubi.matjan says:

    Rama te ceremonia ” bid farewell” per ambasadorin e Austrise – ne mes te vapes, pushimeve????!!!!…. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje