Ristrukturimi rrënjësor i Partisë Socialiste të Shkodrës do të jetë vetëm fillimi. Shembulli do të ndiqet dhe në degë të tjera në mbarë vendin, ku rezultati i zgjedhjeve mund të mos ketë qenë ai i dëshiruari.
Deputeti i Shkodrës, Luan Harusha, pohon për A2 se kryeqendra e veriut nuk është e vetmja dele e zezë e PS-së.
“Ashtu siç u deklarua edhe të mërkurën pas mbledhjes, PS analizon në çdo qark rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Qarku i Shkodrës po bën analizën në strukturat e PS për të parë rezultatin.
E njëjta gjë do të aplikohet dhe në qarqe të tjera. Për sa i përket kandidaturave, ato janë konsultuar me PS-në e Shkodrës më herët. Nuk janë imponuar”, u shpreh Harusha.
Deklarata e deputetit të Shkodrës është në të njëjtën linjë me atë të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, pas mbledhjes së kryesisë.
“Ringritja dhe rigjenerimi është një proces që për shkak të zgjedhjeve do të bëhet në të gjitha bashkitë, por në një fokus të veçantë në Shkodër po të kemi parasysh që në vlerësimin tonë, rezultatet në disa palë zgjedhje nuk kanë qenë ato të dëshiruarat”, tha Taulant Balla.
Por për ish-drejtuesin politik të qarkut Shkodër, ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, nuk mjafton thjesht zëvendësimi i njerëzve, por një reformë e thellë politike e brendshme.
“Duhet një reformë politike që të sjellë një sistem të ri llogaridhënie”, u shpreh Bushati një ditë më parë.
Brravo bushati , rrespekte , PSja nuk mund te jet rilindje , rilindjet ta çojn ku te duan , rilindasit te ndahen nga socialistet , si lidh gje me ta .
Hap forcimi i grupit te strukturum kriminal i qujtem rilindje dhe padrinos tij Rama
Ku do i merrni drejtoret, shefat /et, lideret, spiunet e rinj ? Apo ne ndonje kafene ne Zdrale, Serreq apo tek Colosseu i drogmeneve Fushaj ?
Efekt domino” quhet kur kemi tri-kater raste te ngjashme dhe nuk ndalon dot vetvetiu si fenomen por kerkohet nderhyrje.
Efekti domino” eshte nje efekt qe te merr perpara dhe fillimi vjen nga poshte-lart e jo nga lart-poshte.
Ndaj,nuk eshte se ne ps na qenka ngritur strukturat kunder udheheqjes ose kunder politik berjes dhe efekti i saj nuk dihet se ku mbaron…kemi te bejme me efektin ” mbas pushimeve ndihem mire dhe dua te behet keshtu sic e mendova ne pushime”.
Shume zhurem per asgje.
???paskan lene te flase luani we vetem luan nuk eshte.
Sa turp te perfaqesohet shkodra dhe ps me kte injorant kriminel.
Ky Bushati, ditmiri sipas kusheririt te tij gazetarit andi dhe ditziu sipas sali berishes tregoi se eshte njeri i vogel,i pa vlere dhe per mua kolone e peste ne gjirin e ps-s.Dyfytyresia dhe kthimi nga iu akuzuar ne akuzues e cvlerson fare ne syte e degjuseve dhe lexuseve.Sa poshte biem ne shqiptaret kur na preket interesi personal.
Po ketij Harushes kush ja shikon kreditet kriminale?!.
Si gjithmone, kundershtaret e Edi Rames brenda partise jane te pa merituar edhe per Mero Bazen. Vlerat e Edi Rames per Mero Bazen, do te vazhdojne te jene Tom Doshet, Valdrin Pjetrat, Agim Kajmaket, e te tjere kriminele e mafioze qe mbajne akoma ne kembe partine e klonuar te Taulant Ballave, Elisa Spiropaleve, Erion Braceve, etj.
Shqiptarët kanë shumë miza kali që i bezdisin në shtëpinë e tyre aktualisht.E nuk i lenë të ecin përpara.Tradita jonë thotë: Po nuk hoqën kalin larg shtëpisë,mizave të ti,ske cu bën.Nuk është vështirë që shqiptarët të mos njohin kalin aktual,pas atij të Vicidolit dhe Cepanit,që u kanë prerë biletën vetëm vajtje,Tiranë Rec