Elson Çeliku, këshilltari i ri Bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, i cili postoi denoncimin e një qytetari dixhital, që shkruante se Çeliku, ka qenë i dënuar në Norvegji për trafik droge.
Çeliku shkruan se nuk ka asnjë dënim as në Norvegji dhe askund tjetër dhe se lëviz në mbarë botën pa asnjë problem.
“Doktor, po ju informoj ju dhe gjithë të tjerët se unë nuk kam asnjë dënim as në Norvegji dhe askund tjetër. Jam një qytetar i lirë që lëviz në mbarë botën pas asnjë lloj problemi. Nëse do të më kishit pyetur mbi këto shpifje digjitale, s’do t’ju kisha lënë që të rrëshqisnit siç po ju ndodh shpesh prej shumë kohës”, shkruan ai mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Berisha, koha kur nipërit tuaj (që prezantoheshin si të tillë) bënin terror anë e mbanë Shqipërisë ka mbaruar. Kam shumë respekt për të moshuarit për aq sa kohë mbajnë vendin që ju takon dhe nuk kalojnë në lajthitje si puna juaj.
Doktor, po ju informoj ju dhe gjithë të tjerët se unë nuk kam asnjë dënim as në Norvegji dhe askund tjetër. Jam një qytetar i lirë që lëviz në mbarë botën pas asnjë lloj problemi.
Nëse do të më kishit pyetur mbi këto shpifje digjitale, s’do t’ju kisha lënë që të rrëshqisnit siç po ju ndodh shpesh prej shumë kohës.
Jam një i ri i kësaj Shqipërie që shpresoj se një ditë do të bëhet, por që të ndodhë kjo, më parë duhet të largoheni ju dhe i gjithë soji juaj që me vetëdije të plotë na latë në duar një të ardhme pa të ardhme, një të ardhme të zymtë.
Politikat e tuaja të mbrapshta dhe gjithë vendimet dashakeqëse dhe me pasoja të parikuperueshme, kanë bërë që të mbesim për shumë vite në vendnumëro.
Unë do të vazhdoj të jem këtu duke dhënë kontributin tim dhe duke shpresuar që një ditë do ta kemi Shqipërinë ashtu siç e kanë ëndërruar prindërit tanë duke qenë se ju nuk na e dhatë këtë mundësi edhe pse e kishit në dorë.
Si prind dhe si gjysh duhet të keni turp për baltosjen që i bëni rinisë shqiptare!
Doktor, mos e ul kaq shumë nivelin e informatorëve dixhitale!
nuk i le shpifjet maloku i piset qe bie era cjap vucidoli
nuk me pelqen berisha por fjala e tij del se keta jane zgjedhur prej tij
ta befte zoti drite ty dhe akoma me drite te tjereve si ty,per gjithshka te mire per kete vend
Lene plakun ne hallin e vet.
Tregoju shqiptarëve a ke qene i denuar apo jo.
Me fakte.
Se deri me tash asigja nuk na ke than.
Me shume respekt e dashamiresi Petrit
Te gjitha keto informacione Bisha Berishe i merr nga nje ambasador te atashuar prane selise se …………!Eshte ai qe eshte perfolur per 97 e qe çuditerisht sot e kesaj dite vazhdon te informoje ishpoliagjentin Berishe nepermjet kodimit “qyqari digjital”per te gjithe personat ne administraten shteterore qe kane patur e kane probleme me drejtesite e vendeve ku kane jetuar!Fale detyrimit nga skuta te erreta ky person eshte dekoruar edhe nga Rama perpara se te shkonte prane ketij organizmi!Kush e detyroi :Lojrat e pista diplomatike !Ndaj edhe ai nuk rresht se ekspozuari emra qe i vijne ne aparatin pergjues qe u ble nga artisti Imami e qe u zhduk pa lene gjurme!Ai sot ndodhet ne zyren e kryekrimit shqipetar dhe perdoret per shashka tymuese duke mos e lene te qete qeverisjen e ketij vendi!Ndaj mos u merakos Elson se jane pune te holla keto me te cilat merret poliagjenti Berishe i padale akoma ne pension !Aq i kane lene ne dore e aq bene se po te kete mundesi perseri bene 97,apo grusht shteti i ndihmuar edhe nga aleati i tij !Por per nje gje te jini te sigurte qe Ai nuk e ka me Ju por me ate qe u ka vene pllaken poshte kembeve e po i djeg duke u rritur temperaturen nga dita ne dite deri sa te kercejne perpjete !Duroni se s’keni para gje akoma!Ceçua ka biçak e misioni i tij eshte qe tua presi deri ne rreze per tu bere gjithe jeten impotet per te mos guxuar me te tallen me kete vend e popull qe sot eshte bere kashte e koqe!
Mos u merr me te pjerdhurit. Ec , vrapo perpara! Mos e zgjat me replika!
Goja e malokut , si haleja e bashkisë.
Te gjithe keshtu thonë, pastaj dorehiqen ! Prova djalosh ! Prova dhe jo fjale qe i merr era !