Deputetët i japin "lamtumirën" pushimeve verore, Kuvendi rikthehet në punë me 2 shtator

30 Gusht 2019, 13:56Politika TEMA

Pas më shumë se një muaji pushime, Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit. Përmes një njoftimi, Kuvendi sqaron se seanca e parë plenare të sesionit të V-të do të mbahet të hënën e 2 shtatorit, në orën 18:00.

Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të”, thuhet në njoftim.

Rendi i ditës 

1. Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë 

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores) 

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

 4. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë) 

5. Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 – 20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

Ndërkohë, edhe ky sesion parlamentar do të nisë pa praninë e opozitës, e cila ka braktisur Kuvendin prej disa muajsh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje