DETAJET: "Luftë" në Fier, plagosen 4 persona në repartin e Kirurgjisë

31 Gusht 2019, 22:06Kronika TEMA

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Fierit ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupe të rinjsh.

Pas konfliktimit të tyre në Levan, përplasja ka vazhduar edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, në repartin e Kirurgjisë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona.

Sipas drejtorit të policisë, Andon Marku janë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që bëhet me dijeni se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë me armë të forta.

Sipas Andon Markut, njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit.

Drejtoresha e spitalit, Nevila Shake bën me dijeni se të plagosurve po u ofrohet ndihma e specializuar.

3 komente në “DETAJET: “Luftë” në Fier, plagosen 4 persona në repartin e Kirurgjisë”

  1. Arifi says:

    a e shplafte mortja policin! Ja markan koburen nga brezi. Ja dha prap te pakten???

  2. Katunari digjital says:

    Zoti infermier, flitet se autori i kesaj mmmasakre eshte Sh.Bythisha, person shume i afert me nje ish kryemiser. Policia po fsheh ngjarjen o zoti infermier.
    Ku po e cojne vendin kto kto legena o shoku legen.
    T luna shum o z infermier, merre ti e na shfaros njiheresh se na lolli ky narko shteti.

  3. Aman Jarebi says:

    Eeeeeeeh kjo është Shqipëria që duam??
    Vendi po shkon në drejtim të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje