Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë nga tetë personat e arrestuar për falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.
Burg është kërkuar për Ferdinand Ibrahimin, administrator i “Ferlut”, për djalin e tij, Anastas Ibrahimi, për Fatos Vrapin, Erisa Vorën, Klodiana Qato, Aldi Dukën dhe Lulzim Allaraj. Ndërsa për Albana Vrapin u kërkua detyrim paraqitje.
Gjatë seancës, Ibrahimi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për biletat e falsifikuara.
“Biletat e gjetura në makinë kanë qenë të vjetra e që nuk ishin në përdorim”, është shprehur ai.
Aktualisht pritet që trupi gjykues të shpallë vendimin për caktimin e masave të sigurisë.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave do kapte vlerën 6 000 000 lekëve të reja.
Djali i ketij me valixhen me bileta, i ati nuk dinte gjë. Ketyre pasanike u eshte mbushur mendja qe mund ti bejne te tjeret per budallenj. Ne fakt pangopshmeria dhe budallalleku i fundosen. Ishin me bisnese pa fund dhe prape ishin te te etur per para.
Ne se ky nuk dinte gje, perse i telefonoi te birit qe te digjte provat. Bej burg tani dhe ver mend. Mire vete, po djalin pse e perzieve ne keto pislliqe? Apo beme baba te te ngjaj.
Biletat elektronike jane bllokuar qellimisht nga Bashkia e Tiranes, pasi eshte vete bashkepunetore ne kete megaskandal, ne kete supervjedhje.
Si shpjegohet asnje reagim ne media nga prokuroria !???