Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është i kënaqur që partitë kryesore do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Sipas Mustafës, zgjedhjet e vërteta janë ato të cilat vendosen nga qytetarët dhe jo nga koalicionet.
“Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare. Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje. Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore”, shprehet kreu i LDK-së.
Ndonëse dështuan negociatat për një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, Mustafa thotë do të punojë që ky koalicion të krijohet pas zgjedhjeve.
“Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok”, thotë Isa Mustafa.
Në fund, Mustafa flet edhe për synimet e LDK-së si forcë qeverisëse: “LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA. Koalicioni ynë i parë është me qytetarin! E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re!”
Shum urime, shum urime per dashnine e re (PyDyKy) … .
Isa2Isa: Shum urime, shum urime per dashnine e re (PyDyKy) … .
O zot i erdh dita kriminelit e tradhetarit tna flet per patriotizem e moral,dhe nese pas ktyre fjaleve si kurva politike Kurti do behet shtage e mustafes ju siguroi se VV pas tri vitesh nuk do te egzistoi,sepse shum djem e vajza qe u bashkuan aty nuk piken nga qielli por iken nga bashkepunetoret e serbise qe u futen ne LDK e mafiozeve nga PDK e partit tjera, prandaj Kurti le ti kujton fjalet e veta te para dy vitesh per mustafen.
Nje qendrim i sakte i liderit te LDK, z.Mustafa.
Parashikim. LDK fiton shumicen e mjaftueshme, qe te qeverise e vetme. Mjafton qe te mire-administroje rezultatin. Nese parashikimi im nuk del, une nuk do te bej.asnje koment te Tema. Parashikimet e mija kane rezultuar te sakta ne te gjitha fushatat zgjedhore ne Shqiperi, edhe ne zgjedhjen e Z.Tramp, President i SHBA.
Z. Mustafa beji nji here nje te mire vendit.
Mos I dil pengese V.V. ne rrugen e saj per drejtimin e vendit.
Nese ke ndonje plan per ta penguar dhe kufizuar qeverisjen e saj te ardhshme nderro mendje se do damkosesh si tradhtar, perndryshe do te reabilitohesh moralisht per kete te mire qe do ti besh kombit.
Shpresoj qe Albin Kurti te drejtoje qeverine e ardhshme e do jete shprese per prosperitet e me shume dinjitet te Kosoves.
Vetem keshtu do te jene te detyruar serbet ta respektojne Kosoven dhe ta njohin si fqij dinjitoz.