Maqedonia, superfuqia e re e kanabisit në Europë

31 Gusht 2019, 09:15Rajoni TEMA

Kryeministri Zoran Zaev duket se i ka hedhur sytë nga marijuana për fuqizimin e ekonomisë së rrënuar të vendit fqinj, duke e kthyer Maqedoninë e Veriut vendin parë në rajon për sa i përket prodhimit të kanabisit medicinal. Por një vizitë e papritur në Shkup, tregoi se planet e qeverisë aktuale për eksportimin e kanabisit që përdoret për qëllime mjekësore, duke e kthyer Maqedoninë në një prej superfuqive të ardhshme të kanabisit në Europë.

Sipërmarrësi amerikan i kanabisit medicinal, Mike Straumietis ka zgjuar kureshtjen e të gjithë qytetarëve maqedonas ditën e djeshme duke postuar foto nga vizita e tij në Shkup dhe takimet me ministra dhe kryeministrin Zoran Zaev. Manjati, i njohur edhe me pseudonimet Big Mike dhe “Bosi i Marijuanës”, postoi foto të mërkurën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ministrin e Shëndetësisë Venko Filipce dhe kryetarin e Komunës së Shkupit.

“Sapo u takova me kryeministrin Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut dhe biseduam shumë për kanabisin. Më lejoni t’ju them se ky vend ka një potencial të madh dhe unë jam i lumtur të jem pjesë e kthimit të Maqedonisë në një prej superfuqive më të mëdha të kanabisit në Europë” shkruante Straumietis në Instagram. “Gjërat të mëdha po vijnë, prandaj rrini zgjuar,” shtoi ai.

Lajmi i vizitës së tij befasoi mediat maqedonase pasi qeveria nuk i njoftoi gazetarët për vizitën ose bisedimet me sipërmarrësin amerikan.

Në një njoftim të shkurtër për media të enjten, qeveria tha që përfaqësuesit e saj, përfshirë kryeministrin, kanë takime pune për çështje ekonomike çdo ditë, dhe se ata nuk kanë asnjë detyrim të informojnë publikun. “Nuk ka asnjë standard apo praktikë profesionale për të informuar publikun për të gjitha takimet e punës që zhvillohen në qeveri” theksonte deklarata.

Mungesa e informacionit ngjalli shumë spekulime për natyrën e kësaj vizitës, dhe planet që mund të ketë qeveria “Zaev”.

Straumietis është bërë një personazh i famshëm në Instagram duke u mburrur vazhdimisht me jetesën mes luksit. Shumë nga postimet e tij përfshijnë foto, ku ai shfaqet i rrethuar me femra të zhveshur, nga avionët privatë dhe fushat e kanabisit.

I lindur në Oregon, Straumietis është Drejtori Ekzekutiv i “Advanced Nutrients”, një firmë me bazë në Kanada që është një nga më të mëdhatë në arenën e kanabisit, duke prodhuar lëndë ushqyese dhe suplemente për kultivuesit e marijuanës.

Mediat amerikane shkruajnë se ai u kthye në milioner falë ligjeve gjithnjë e më liberale të SHBA-së rreth kanabisit. Por sa seriozisht duhen marrë deklaratat e tij për ta kthyer Maqedoninë e Veriut në superfuqinë e kanabisit në Europë?

Maqedonia e Veriut legalizoi përdorimin e marijuanës për qëllime medicinale në vitin 2016 përmes ndryshimeve në Ligjin e Kontrollit të Barnave dhe Substancave Psikotrope.

Megjithatë, pavarësisht iniciativave ekzistuese, vendi fqinj, ashtu si Shqipëria, ka po ashtu nivele të larta të përdorimit të paligjshëm të drogës.

Kryeministri Zaev është një mbështetës i idesë së zgjerimit të përdorimit së marihuanës në vend, dhe u ka kërkuar sipërmarrësve që të përfshihen në këtë biznes fitimprurës. Kushëriri i tij, Trajce Zaev është tashmë një nga investitorët më të mëdhenj në këtë fushë biznesi në vend, dhe më shumë nga të afërmit e Zaev po përfshihen po ashtu po në këtë sektor fitimprurës.

Maqedonia e Veriut shpreson të marrë një pjesë të shitjeve botëror të marihuanës medicinave, që në vitin 2018 i tejkalonte 7 miliardë euro. Disa vlerësime sugjerojnë që kjo shifër pritet të trefishohet gjatë tre viteve të ardhshme.

Prodhimi i kanabisit medicinal në Maqedoninë e Veriut në fakt është në tanimë në kulmin e tij. Ekspertët parashikojnë që tregu ka të ngjarë të vazhdojë të zgjerohet me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, pasi kjo e fundit po shton nga viti në vit prodhimin e kanabisit medicinal.

Me takimin e tij me miliarderin amerikan, Zaev duket se ka konfirmuar se qëllimet e qeverisë së tij janë jo vetëm plotësimi i nevojave të vendit, por edhe eksportimi i kanabisit medicinal, përfshirë bimët, ilaçet, dhe vajrat.

Në Maqedoninë e Veriut, vaji i kanabisit dhe disa medikamente të tjera më përqendrim të lartë marihuane mund të merren në farmaci me anë të një recete mjekësore. Sipas ligjit të miratuar dy vite më parë, vetëm neurologët, radiologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe onkologët do të lejohen të këshillojnë përdorimin e marijuanës medicinale për pacientët.

Një raport i “Pharmout” thotë se çmimit i ulët i produkteve të kanabisit e vendos Republikën e Maqedonisë së Veriut në pozicionin qendror të industrisë së kanabisit brenda rajonit dhe në një vend unik në tregun evropian të kanabisit.

Qëllimi për t’u bërë eksportuesi kryesor i produkteve medicinale kanabis në Evropë duket të jetë edhe arsyeja e rritjes së prodhimin e kanabisit në vendin fqinj. Nuk është për t’u habitur, që nga legalizimi në shkurt 2016, industria e kanabisit në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rritur në një vlerë prej mbi 230 milion dollarësh. Kjo shifër pritet të trefishohet brenda 3 viteve të ardhshme.

Maqedonia e Veriut, aktualisht importon gjithashtu gati 50% të kanabisit medicinal në formën e luleve ose ekstrakteve. Kjo së shpejti mund të ndryshojë, pasi tashmë ka 15 kompani në Maqedoni që kanë licenca dhe ekspertizë për të kultivuar dhe prodhuar kanabis medicinal.

Megjithatë, në Maqedoni përdorimi rekreativ mbetet i paligjshëm dhe marrja e licencës për prodhimin e kanabisit medicinal ende kërkon plotësimin e kritereve të rrepta.

Përveç zgjerimit të aftësive të Republikës së Veriut të Maqedonisë për prodhimin e kanabisit, qeveria e Zaev ka krijuar edhe qendra për hulumtime klinike të kanabisit për të studiuar më tej vetitë medicinale, sigurinë dhe efikasitetin e trajtimeve me bazë kanabisi për kushte të ndryshme mjekësore.

Deri më tani, 13 vende të BE-së kanë legalizuar përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.Vendi i parë në Ballkan që lejoi pacientët që të blejnë dhe përdorin me ligj produkte marihuanën, përpara Maqedonisë, ishte Kroacia.

Sipas “Pharmout”, shoqata që lobon për legalizimin e kanabisit në botë, vendndodhja qendrore gjeografike e Maqedonisë brenda rajonit, kushtet e saj të favorshme klimatike dhe bujqësore si dhe disponueshmëria e ekspertizës për kultivimin e kanabisit, ka shtuar numrin e përparësive që e vendosin si një udhëheqëse në industrinë e kanabisit brenda Ballkanit dhe përtej.

11 komente në “Maqedonia, superfuqia e re e kanabisit në Europë”

  1. CBD CANNABIS says:

    Kanabizimi ne Maqedoni qenka zhvillim. Vetem ne Shqiperi cdo gje eshte krim.

    1. Vazhdoni zihuni ju me njeri tjetrin - Maqedonia do te lulezoje says:

      Vazhdoni ju idiotet e Shqiperise te ziheni me njeri tjetrin dhe te futni ne burg gjysmen e te rinjve. Maqedonia dhe vende te tjera perfshi edhe Greqine kane legalizuar kanabisin per qellime mjekesore dhe do te fitojne miliarda pa qe ne nevoja te shtrijne doren per hua. Kur t’ju vine mende juve nuk do t’ja u hane as qente. Vazhdoni queni kanabisin, nje bime e mrekullueshme qe sheron shume semundje, nje droge. Nuk eshte droge ore tranguj! Ka qene perdorur per mijra vjet si bime medicinale qe nga lashtesia.

  2. Hash Ashi says:

    Shqiperia perseri humbi rastin per tu bere lider ne nje produkt boteror. “Vizionari” Saleh Berisha arriti ta sabotoj perseri Shqiperine.

  3. Epiriiiiii says:

    Dikur u Tallen me Koço Kokdhimen per Liberalizimin e Kanabisit, Maqedonia do tju trgoj se Koçua kish te drejte( po qe se nuk i bene presion Hollanda dhe Spanja, Maqedonisè dhe nuk aprovojne Ligjin, sepse keto 2shtete e komandojne Tregun Europian te Kanabisit)

  4. Albann says:

    Me fal po fajin e ka Rama 100%.Iku koha kur fajin e kishte Saliu.Rama ka timonin.Nese ndodh aksident per humbje te vemendjes faji eshte i drejtuesit te mjetit jo i pasagjerit qe e mban me muhabet.
    Rama nuk eshte aq medioker te kuptonte se ekonomikisht kanabisi sjell boom ne ekonomi.Rama nuk eshte aq injorant sa mos e dije se duhani pijet alkolike drogerat dhe prostituioni armet jane te vjetra sa vet njerezimi e eshte budallallek te konsiderohen burim jo i qendrushem financiar dhe te ndalohen.Kanadaja nje vend me burime natyrore pa fund nuk e pa te udhes te mbeshtetej vetem te keto burime por legalizonte kanabisin dhe se fundmi po liberalizon e shitjen e pijeve edhe ne supermarkete oops!? Ce detyroi kete vend me popullsi relativisht te vogel krahasuar me siperfaqen e pafundme teritoriale dhe burime te pafundme te liberalizoje prostitucionin,pijet alkolike e kanabisin???.E thjeshte :Ka etje per keto .Pse ta humbasim kete mundesi.Dhe se fundmi Rama nuk eshte idiot qe se kupton arsyen se pse pikerisht kultivuesi me i madh i kanabisit ne Evrope Holanda e sulmoi fort.
    Fajin e ka Rama Timonieri

  5. tomi says:

    Ne Shqiperi nuk ka nivel tell lart te perdorimit te cannabis.

    Mund te kete trafikim po.

    Perdorimi te lart ka ne europen perendimore dhe lindore dhe ne perendimin e degjeneruar ne pergjithesi

  6. O Sot O Kurre says:

    @Alban. Ne 2015 Zaevi e testoi idene e legalizimit nepermjet mediave dhe reagimet ishin pozitive Jo vetem nga te gjithe krahet politike por edhe nga populli. Legalizimi u krye ne shkurt te 2016 ne Maqedoni. Kjo nuk e tronditi aspak aplikimin per statusin e kandidatit ne BE. Ne Shqiperi Saliu me gjithe langot e tije ben gjithcka qe kjo mos te realizohej sepse sipas Saliut canabizimi na rrezikonte statusin per kandidat. Doli e kunderta, Maqedonia edhe per shkak te legalizimit te cannabisit eshte me e favorizuar. Nese Saliu do ishte politikan ne Maqedoni E Sigurt qe do e kishte sabotuar cdo reforme.

  7. huri says:

    Legalize it.!!!!

  8. CBD says:

    @Alban. Ne 2015 Zaevi e testoi idene e legalizimit nepermjet mediave dhe reagimet ishin pozitive Jo vetem nga te gjithe krahet politike por edhe nga populli. Legalizimi u krye ne shkurt te 2016 ne Maqedoni. Kjo nuk ua tronditi aspak aplikimin per statusin e kandidatit ne BE. Ne Shqiperi, Saliu me gjithe langot e tije, ben gjithcka qe kjo te mos realizohej edhe sepse canabizimi na rrezikonte (sipas Saliut) statusin per kandidat. Ne fakt, doli e kunderta. Maqedonia edhe per shkak te legalizimit te cannabisit eshte me e favorizuar. Nese Saliu do ishte politikan ne Maqedoni E Sigurt qe do e kishte sabotuar cdo reforme dhe Maqedonia do rrezikonte Statusin. Keshtu qe, Alban, Saliu me gjithe Partine e tije pseudo Demokratike eshte fatkeqesia e vetme e ketij populli.

  9. cali says:

    BOTA e kapitalit gjen forma ligjore që imoralitetin ta kthejë në dobishmëri shoqërore.

  10. qytetar i zakonshem says:

    Lazaratit i duhet kerkuar falje ! S’lan emer negativ pa i vene si , krimonele vrases drogaxhinj etj. Ja , lexoini lajmet per qellime mjekesore. Qeverite te pa afta qe nuk dijne te shfrytezojne dhe te administrojne vlerat shqipetare. Ja Maqedonija milarda euro fitime ! Vetem per ca certifikata ca regjistrime ca liçenca dhe nga kriminel kthehesh ne doktor, pershembull doktor Gate Mhmutaj . Ehheee s’kami fat ne joooo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje