Dekorimi i urrejtësit racist
Nga Rexhep Qosja
“Në një moment historik, kur kral Petri, më 1913, në Deçan, e ndezi atë qiriun e madh të dylltë, të cilin, siç na mëson kujtimorja, mbretëresha Milica e la për t’iu dhuruar atij që do të hakmerret për Kosovën, serbët naivisht besuan se robërisë shekullore i erdhi fundi, se u plotësua fati i ynë dhe se rilindi mbretëria e car Dushanit. Të verbuar nga shkëlqimi i armëve tona, ata nuk kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet serbe, janë turq më të tmerrshëm se turqit. Duke mos pasur në çka të mbështeten, ata nuk u zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se zgjerimi i tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe bjeshka, u jep të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtë se ky “ligj natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.
Kështu një popull pakëz i njohur, pjesëtarët e të cilit kishin bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe s’e dallonin sheqerin prej borës, siç i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit në skenën politike botërore. Dhe, fuqitë e mëdha evropiane, duke pasur parasysh punët dhe interesat e veta, këtij populli “bishtak” i ndihmuan që të krijojë shtetin e vet.
Por, shqiptarët nuk ishin të kënaqur me këtë shtet, prandaj edhe nuk hoqën dorë prej programit kombëtar, prej projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe”, që përfshin edhe një pjesë të madhe të hapësirës etnike serbe -gjithë vatrën tonë kosovare.
Në këtë mënyrë ky rrëfim i njohur historik u dramatizua. Dhe u ndez zjarri mes dy popujve, zjarr që, kur më i vogël e kur më i madh, po qitte flakë përgjatë një shekulli…
Para dy dhjetëvjetëshave ky zjarr mori flakë aq të madhe saqë ne u rrezikuam të digjemi në të.
Gjysma e botës iu turr Serbisë dhe në tokën tonë të shenjtë me luftë u krijua edhe një gjysmështet shqiptar..
Të bijtë e atyre shqiptarëve të vjetër, që s’kanë ardhur prej pyllit ballkanik, por prej parapyllit evropian, nuk janë të pajisur ndoshta me bisht shtaze, por me disa veçanti shtazarake…
Këta djegin e rrënojnë kisha e manastire, gropojnë zemra e u nxjerrin sy njerëzve të gjallë. Këta jo njerëz, kufomavjedhës, i prishin varret dhe vatrat tona, i asgjësojnë rrënjët tona me qëllim që të shuajnë dhe kujtesën tonë. Këtë strategji kombëtare raciste, shqiptarët, me pajtimin e mentorëve të tyre, pa kurrfarë pengesash po e realizojnë para syve të krejt botës.
Parashteti s’do të bëhet shtet. Serbia mund të jetë e shkelur, por kurrë e mundur, thotë (thoshte) Gavrillo Principi…
Mua më lartëson Kryqi i artë i knjazit të lavdishëm, që ma dhuruat, kurse ju po përkuleni nën Kryqin e rëndë të Shpëtimtarit, në të cilin dushmanët duan t’u shqyejnë. Ju jeni vëllezërit e betimit, në ju qëndron mbretëria. Le t’ju ndihmojë i Madhi Zot!”
Ky tekst është fjalim i mbajtur në oborrin e Kishës së Graçanicës me rastin e dhënies së Çmimit “Kryqi i artë i knjaz Llazarit”, që jepet çdo vit në përkujtim të Vidovdanit – të disfatës serbe në Kosovë në vitin 1389.
Këto në të vërtetë janë disa fragmente të atij fjalimi që më 27 qershor të këtij viti i tha në oborrin e lulëzuar të Kishës mesjetare të Graçanicës, afër, shumë afër Prishtinës, poeti i shumëçmuar dhe shumë herë i dekoruar në Serbi, Gojko Gjogo.
Që e tha Gojko Gjogo këtë fjalim me përmbajtje nacionaliste, raciste, shoviniste kundërshqiptare, që e tregojnë fragmentet që po ua paraqes këtu lexuesve shqiptarë, nuk është gjë e çuditshme: fjalimet, shkrimet, deklaratat, veprat letrare, veprat historike, veprat publicistike me përmbajtje të tillë, me politikë e ideologji të tillë, raciste, shoviniste, fyese ndaj shqiptarëve kanë një traditë më tepër se 150 vjeçare në jetën e në kulturën serbe. E çuditshme është se këtë fjalim ai e tha në Graçanicë, në Kishën e lavdishme të Graçanicës! E çuditshme është që këtë fjalim e tha Gojko Gjogo në Graçanicë ku, krahas disa institucioneve shtetërore serbe të Serbisë, funksionojnë edhe disa institucione shtetërore të Kosovës!
Dhe, më tej, e çuditshme është se këtë fjalim Gojko Gjogo e mbajti më 27 qershor, dy ditë para tubimit të një numri të dukshëm serbësh te monumenti i Trimave serbë në Gazimestan dhe e mbajti si parafjalë të fjalëve politike, nacionaliste, që do të dëgjohen në atë tubim, me të cilin u shënua 630 vjetori i ngritjes serbe në nivelin e popullit qiellor pas disfatës së knjaz Llazarit në ballafaqimin luftarak me sulltan Muratin.
E shpreh çuditjen time pse fjalimi në fjalë u mbajt ku u mbajt dhe kur u mbajt dhe pse u mbajt jo pse me këtë çuditje do të shprehja kërkesën për ndalimin e atij fjalimi. Jo. Jo. Kam qenë, jam e do të jem gjithmonë kundër ndalimeve e kufizimeve të mendimit e të shprehje së lirë, qoftë edhe si ato të Gojko Gjokos në Graçanicë më 27.6.2019 dhe jo vetëm në Graçanicë, po edhe kudo tjetër, madje edhe në Qeverinë e Kosovës, pa qenë të ndëshkuara siç ndodhi në Qeverinë tonë ku për paraqitje çështë e vërteta të padrejta mospajtuese me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës u ndëshkuan me shkarkim prej kësaj qeverie dy ministra serbë!
Por, shpreha çuditjen time me atë fjalim për një arsye tjetër: për arsye se Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Kryesia e Kosovës, me gjithë numrin gati kinez, gati rus, gati indian a brazilian të këshilltarëve e informuesve të tjerë të tyre, si duket, s’morën vesh asgjë kur duhej për atë fjalim, nuk e lexuan kur duhej të lexohej megjithëse ai u botua në disa revista e gazeta serbe, megjithëse ai u pa e u lexua në disa ambasada në Prishtinë e shumë kund tjetër!
Dhe, e shpreha çuditjen time me atë fjalim që shpreh politikën dhe ideologjinë e djeshme e të sotme të Serbisë ndaj Kosovës, ndaj shqiptarëve, ndaj Shqipërisë pse institucionet shtetërore të Kosovës nuk e quajtën të nevojshme që t’i thonë kur duhej ndonjë këshilltari, shkrimtari, mercenari – akademik të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të ASHAK-ut të tyre a ndonjë mercenari kryetar nga ata tre kryetarët e ASHAK-ut që qe 25 vjet e përdorin si shtëpi private atë ASHAK të shkretë, që të shprehë mospajtimin e shtetit të Kosovës me përdorimin e Kishës së Graçanicës e të Komunës së Graçanicës si tribunë raciste, shoviniste dhe fyese ndaj Kombit shqiptar.
Por, por nuk kanë kohë për mospajtim të tillë as sundimtarët e as mercenarët e tyre. Janë të zënë me punë më të frytshme për veten e tyre e më të mjerueshme për vetë Kosovën!
Janë të zënë sundimtarët tanë dhe çerekakademikët e tyre të mercenarizuar me pajtimin që t’i dhurohen Malit të Zi disa mija hektarë tokë me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike, por, por jo edhe me mospajtimin me sovranitetin shtetëror serb të komunës së Graçanicës e të Kishës së Graçanicës në shtetin e Kosovës!
Rilindasi i fundit shqiptar … A ka kush ta lexoj ?
Rexhica Qosiq tash gjoja luan rolin e “disidentit” ne pushtetin e ngelaqave qe ju sherben me perulesi mjerani per nje grusht leke. Nje skizofren malicioz i papermiresueshem deri ne vdekje.
Akademik Rexhep Qosja eshte babai i kombit shqiptar. Por per ju mbeturinat e Lidhjes Demokratike Komuniste (Ldk) dhe simotres tuaj Partise Diktatoriale salikariste (Pd), akademik Qosja eshte “mekatari” me i madh, madje edhe me i madh se vet Milosheviqi, vetem e veten per faktin qe ishte kritik ndaj qyqarllekut te Ibrahim RuGovnes, “presidentit historik” i cili boterisht sabotoi luften e UÇK-se!
Ik pirdhu gomar i certifikuar.
?
Prishtina, kontrollo ADN -në tënde, (mos) je biri i Rexhep Shkumbëstarit.
NK, ti vete ,sikur ta besh testin e ADN , sigurisht qe do dalesh gjysem serb , sepse te eshte palluar nona me serbet .
Nese Qosja eshte babai i kombit shqiptar, atehere na trego se kur e themeloi kombin shqiptar. Ai mund te jet vetem baba i disa kopilave me studente te veta dhe me grate e kolegve te vet qe i ka derguar ne burgje jugosllave me shpifje e intriga. Mund te jet edhe “baba” i ngelaqave qe e kan rremby pushtetin me vjedhje e vrasje. Me renjen e ngelaqave nga pushteti do te troket neper dyert e kishave serbe, ashtu si edhe homo-logu i tije Adem Domaqi. Ai ne artikullin e mesiperm nuk ka bere fare polemike, por nje monolog i vonuar “demokratik”, ne stilin “to whom it may concern” duke mos guxuar ti shqetesoj bosat e vet – ngelaqat. Kaq eshte “madheshtia” e tije.
Akademi të mjerimit intelektual e të boshllëkut kombëtar. Mbretëri të kotësisë e parajsa të katundarisë janë akademite tona, qofshin ne Prishtine e qofshin ne Kosove. Për fat ka ndonjë Akademik që shqetësohet për këtë gjendje dhe e denoncon me kurajë e forcë atë. Ne këtu në Tiranë kemi “akademik” Fugën. Krahasoni “kritikat” e tij ndaj Akademisë Shkencave të Tiranës, me ato plot tharm e përmbajtje. Kritikat e Fugës janë kritika “për procedurë”!
Njohesi I mire I problemit serb ne ballkan ,si dhe gjenerali trim shqipetare Bekim Berisha I cili ja kushtoje jeten “zgjidhjes” se ketije problemi kanceroz
ne ballkan , kishte nje shprehje te tijen kur thoshte:
“Jo nuk ikin kta kriminela
pa ja u cue gjamen te dera “.
Cdo shqipetare qe kujton se Serbia gjenocidiale do ta nderroje kursin e saje antishqipetare eshte me se paku naiv dhe me se shumti injorant klasik.
Serbia gjenocidiale kupton vetem gjuhen e forces dhe te shkeljes me force ushtarake , ashtu sic ja beri Kroacia trime . Shtetet shqipetare duhet medeomos te rrisin kapacitetet ushtarake te kombit shqipetare ne menyre qe te jene te gatshme ne cdo kohe ta shkelin kete krijese gjenocidiale ruse .
Rexhep Qosja eshte kosovari me i ditur deri tani…
Rexhep Qosja ehte nje fondamentalist i qelur marksist-islamik. Harron ky mjeran akaemik qe historia nuk eshte folklor e kenge me lahute. Historia behet me fakte. Ku jane faktet per shkrimet ilire, qytetimin ilir dhe ku lidhet ky qytetim me shqiptaret e sotem…? Serbet per ato qe thone, kane fakte, kane dokumente te shkruara, kane qytete te lashta, kane besimin e tyre qe nuk e kane nderruar kurre, megjithse ishin 500 vjet te pushtuar nga turqit si edhe ne. Ky me nder akademik duhet te thote se shkaku i vertete eshte se shqiptaret megjithese u turqizuan , turku per 500 vjet ju ndaloi gjuhen, shkollen shqip etj, etj prandaj nuk kemi identitet nuk kemi fakte…..
Or BEN, cfarë faktesh, pos gënjeshtrave patologjike, kanë shovenistët serbë!!
Sa idiotë që janë shovenistët grekë (nuk flas për segmentin e popullatës normale, pa krymba shoveniste në kokë, kuptohet edhe një nga TEZAT e TYRE të NATYRËS IDIOTE se ata janë themeluesit e SHKODRËS ( me laser nga tajgat ruse)!!!!
Ti je nga ata të fakteve të kësaj natyre….or kokëkënetë!
N. KITA
A di ti zotërote të përdorësh thonjëzat, për të vecuar mendimet tuaja, nga pohimet e drejpërdrejta të p.sh. gomarllëqeve shekullore serbe.
Populli mallkon: T´u rrittë mendja e thefsh qafën.
Në babëxitë e tyre të krimit, jo rrallë më keq kanë ngrënë grushta hundëve. Janë fodulla pa brekë.
N. KITA
Ne Kosove ne kohen Titos u krijua nje klase politike qe i sherbeu ati me devotshmeri,por pas Rankovicit dha kontribut ne zhvillimin e Kosoves.Ne kete klase kishte edhe udbashe qe i sherbenin Serbise ne deme te interesave shqiptare te clet u forcuan me vdekjen e Titos.Kjo kaste e shtyre nga Milosevic perpiloj ne Beograd programin e vete dhe ne Prishtine themeloj LDK,nje parti te heshtjes dhe mosvepvimit dhe venjen ne gjume te shqiptareve.Keto baltosen cdo njeri cdo shqiptare qe u dilte perpara.Ashtu bene me Adem Demacin,Ukshin Hotin,Rexhep Qosjen,me vone me UCK…