Krimi trondit sërish familjen shqiptare, burri ekzekuton gruan në Zvicër

1 Shtator 2019, 15:29Kronika TEMA

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër në qytetin Dietikon. Gazeta “Blick” raporton se 34-vjeçarja shqiptare Luiza u qëllua për vdekje me thikë nga burri i saj Ilir B. 37 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 26 Gusht por është raportuar së fundmi nga mediat. Prej 1 viti, Luiza jetonte e vetëm pasi kishte braktisur bashkëshortin për shkak të keqtrajtimeve të vazhdueshme. Nëna e 4 fëmijëve kishte marrë një apartament tjetër dhe aty jetonte bashkë me ta.

Ilir B. e dhunonte dhe keqtrajtonte vazhdimisht bashkëshorten. Ai madje e kishte kërcënuar se do t’i vriste prindërit nëse Luiza do ta braktiste. Fqinjët e përshkruajnë Luizën si një “grua shumë të mirë”. Ndërsa, familjarët, miqtë dhe komshinjtë e tregojnë Ilir B. si një person të dhunshëm dhe thonë se ishin në dijeni të faktit që Luiza dhunohej, por nuk mund të bënin asgjë. Vetë 34-vjeçarja ishte detyruar të pranonte dhunën dhe kërcënimet e burrit. Por ajo qëndronte në heshtje.

Deri një vit më parë, kur mori guximin dhe braktisi bashkëshortin për të jetuar në një apartament tjetër në qytetin Dietikon. Edhe atëherë, 37-vjeçari e kërcënoi përsëri. Sërish Luiza heshti, por tani ka heshtur përgjithmonë. Të hënën, Ilir B. shkoi në banesën e saj dhe e qëlloi me thikë. Në trupin e saj kishte shumë plagë thike të shkaktuara nga disa goditje. Ajo u gjet e pajetë e mbuluar nga pellgu i gjakut. “Blick” raporton se Ilir B. kishte mbyllur në dhomë djalin e voglë 4-vjeçar të çiftit përpara se t’i merrte jetën Luizës.

Kjo ngjarje e rëndë është raportuar në gazetën zvicerane nga gazetarja Dafina Eshrefi, me origjinë nga Kosova. Ajo shkruan për fenomenin e krimit në familjet shqiptare, duke e ngritur si një problematikë shqetësuese për faktin se janë ngjarje të përsëritura. Dhe për këtë, gazetarja Dafina Eshrefi e shikon fajin tek Kanuni dhe mentaliteti i shqiptarëve.

“Ka dhunë ndaj grave në të gjithë botën, kudo. Por ne shqiptarët kemi një problem të madh. Pavarësisht fesë dhe origjinës, një ligj i vjetër është në mendjen e shumë burrave shqiptarë, dhe aty gjejnë legjitimitetin për të poshtëruar gratë, rrahur dhe madje për t’i vrarë. Sipas të ashtuquajturit ‘Kanun’, gruaja nuk ka praktikisht asnjë të drejtë. Ajo shërben vetëm për të lënë pasardhës.

Kurrë nuk mund t’i përkasë familjes së burrit, do të jetë përherë e huaj në shtëpinë e saj. Ne shqiptarët në Zvicër kemi dështuar si komunitet nëse nuk përballemi dhe të luftojmë dhunën ndaj grave”, shkruan ndër të tjera gazetarja Eshrefi në artikullin e Blick.

11 komente në “Krimi trondit sërish familjen shqiptare, burri ekzekuton gruan në Zvicër”

  1. mik says:

    Nqs Shqiptaret ecin me Kanunin e Lek Dukagjinit, kjo do te thote qe jo vetem burrat e rrespektojne ate Kanu’ , por edhe grate.
    Nuk ka sesi qe ne nje shoqeri, nje ligj i vjeter si Kanuni te jete vetem ne mendjen burrave. Ne nje shoqeri, c’do rregull, c’do ligj ushqehet dhe aplikohet njelloj si per burrat edhe per grate. Kanuni ka qene i zbatueshem per te gjithe shoqerine Shqiptare , burra e gra , meshkuj e femra. Nuk duhet te interpretohet gjithcka nepermjet Kanunit, sepse edhe Bota qe nuk e njeh Kanunin, kryen ” ndeshkime ” te njejta te parashikume prej Kanunit. Pra, ndeshkimet vijne prej rrethanave, e jo prej Kanunit. Kanuni perdoret vetem per fajsim te njeres pale, qe dikush e interpreton per zgjidhje.
    Familja ka gjithmone probleme, por jo gjithmone asht fajtor burri, sepse ne kete rast asnje grua nuk do martohej me burre.
    Emigrantat japin shembuj teper te shemtuar per veprimet imorale te disa grave ne diaspore. Pra, nuk duhet fajsuar gjithmone burrat, kjo nuk kontribon ne ndihme per me ndertu nje familje te shendeteshme.
    Gjithmone kur ngaterrohen dy pale, fajtore jane te dyja.

  2. Matrapiku says:

    Eshte “Feja” e mutit e leshqenve trecereksh qe promovon dhunen ndaj gruas.
    Kosova ka “shkuar per lesh”, kujdes te ruajm Shqiperin nga kolera Islame.

  3. drita says:

    qener burra ! kafshe me fytyre njeriu ! kurve e shpifur impotent !

    1. mik says:

      Drita – Po pse moj Drita, simbas teje burrat jane kafshe dhe grate jane shenjetore ? Me gjith mend e beson kete ?
      Cdo shoqeri ka rregullat dhe ligjet e veta qe organizon jeten e vet. Nqs burrat jane te degjeneruar, keshtu jane edhe grate . Si grate si burrat jetojne ne te njejten atmosfere. Duke jetuar ne te njejten atmosfere mendojne dhe jetojne njesoj, perndryshe nuk ka egzistence. Burrat jane Koka, grate jane Qafa e tyre. Ti me gjith mend kujton se burrat jane te prirur te shkaterrojne familjet e tyre ?!
      Nqs Kanuni i Lek Dukagjinit funksionon ne shoqerine Shqiptare, kjo nuk do te thote qe funksionon vetem tek burrat. Cdo rregull, cdo ligj i nje shoqerie perceptohet dhe praktikohet si nder burra dhe nder gra. Ligji, cili do qofte ai, i mire apo i keq, asht piknisja ku njerzit krijojne mardhanjet ndermjet vedit. Ligji asht i njejte per te gjithe. Nje shoqeri nuk mund te funksionoje nqs burrat apo grate mendojne ndryshe nga njeri-tjetri. Edhe ne shoqerite moderne ndodh e njejta gje. Edhe shoqerite moderne vrasin ne familje pa qene te influencume nga Kanuni i Lek Dukagjinit. Nga ky fakt duhet te nisen gazetarucet tane te pa-turpshem dhe injorant qe mos t’ lidhin Kanunin me krimin ne familje. Nje gjykim i tille na perjashton ne pa te drejte nga te qenit normal, dhe na klasifikon ne si njerez me bisht.
      Gjykoje nga cila ane te duash, ne cdo ngaterrese ndermjet dy paleve, te dy palet jane fajtor. Per sa kohe ti vihet faji njeres apo tjetres pale, kurre nuk do kete zgjidhje.
      PS : Gazetarja Dafina Eshrefi, mund te jete gjithcka, por jo gazetare profesionale.

      1. Maelga says:

        Te lutem mos be lojra fjalesh per te justificar vrasjen.
        Ne kushte paqeje kur nje njeri vret tjetrin fajtor eshte ai qe vret. Pervec vetembrojtjes.
        Ky eshte ligji ne shoqerite moderne. Ai qe vret eshte fajtori.
        Gruaja nuk eshte pronesi e burrit. Nuk te pelqen, ndaje. Nuk ke te drejte ta vrasesh.

  4. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    keta jane sunitet gjaxor,nuk ka sesi te dodh dryshe.
    per tu shpetuar ketyre njethundrakeve arabe ka vec nje zgjidhje: BOJKOT dhe asnje lidhje apo martese,duke i lene ti bjene sumes meS buRrash,”sport” ky i trasheguar qe nga Mohamedi..

  5. Era says:

    4 femije pa nene, perjete te traumatizuar nga kafsheria e te atit qe vetem burr nuk eshte po qene rrugesh. Zoti jua marrte hakun femijeve jetim tashme e monstres qe i la jetim es kater rrugesh.

  6. nese burri i ka tri dashnore,edhe gruja le ti kete 4 dasnor,nuk bahet nami….vrasjet behen shkaku i dashnorve te grave….

  7. FLUTURA says:

    Kosovaret jane njerez me trauma, nga gjenocidi serb. Pasojat e luftes nuk zhduken aq shpejt…

  8. babo says:

    Nuk ka mundësi që këtë krim ta ketë bërë kosovari, racë “Dardano-Ariane” (?!), patjetër ndonjë shkja serb e ka bërë dhe ka fshehur gjurmët, duke ja ngarkuar shqiptarit “të shkretë”… (???!!!) Ha….Ha…..Ha…..Ha….., të qesh apo të qaj…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje