Dështon sërish Boris Johnson, kontrollin e merr në dorë Parlamenti

4 Shtator 2019, 10:11Bota TEMA

Në një nga ditët mbresëlënëse të Parlamentit britanik, kryeministri disa javor i vendit ka pësuar humbjen e parë në tentativën e tij për nxjerrjen e Britanisë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

“Aleanca e rebelimit” e deputetëve, mes të cilëve 21 deputetë konservator të partisë së kryeministrit votuan pro marrjes së axhendës së Parlmanetit nga dora e kryeministrit në atë të ligjvenësve dhe hapjes së rrugës për miratimin e një akti që do përjashtonte me ligj daljen pa marrëveshje.

Humbja e qeverisë ishte e rëndë dhe pasojat janë potencialisht sinjifikative. Ndërkaq zgjedhjet e reja parlamentare janë në tavolinë.

Kryeministri Johnson pas kësaj humbje deklaroi se nuk do kërkojë më shumë kohë nga BE-ja dhe kërcëojë me zgjedhje të reja të parakohshme, por numrat i ka kundër, pasi i duhen dy të tretat e votave në Parlament për një gjë të tillë.

Laburistët e opozitës u shprehën se nuk do ia japin këtë kënaqësi Borsi Johnson, pa u siguruar me ligj se në fillim do hiqet mundësia e daljes së Britanisë pa marrëveshje.

Johnson nuk ka asnjë shumicë parlamentare, ndërkohë partia e tij pas kësaj humbje ka përjashtuar nga radhët e konservatorëve në pushtet edhe deputetin Nicholas Soames, nipin e Ëinston Churchill, heroit politik të Boris Johnson.

Ky është një fakt historik, sa ç’është edhe fakti tjetër se Boris Johnson është i pari kryeministër briatnik që nga viti 1784, i cili humbet votimin e parë në këtë post në Parlament pas 236 vjetësh.

Ndër të tjera ligji i ri i cii pritet të miratohet sot detyron kryeministrin që të kërkoj nga BE shtyrjen e Brexit deri më 31 janar të 2020, në rast se Londra dhe Brukseli nuk janë në gjendje të bien dakort për një marrëveshje të re deri në mbledhjen e Këshillit të BE-së më 17 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje