Kryetarja e re e Këshillit të Qarkut Gjirokastër do të jetë Lindita Rova.
Ajo është zgjedhur në këtë post me shumicë votash duke qenë edhe kandidatja e vetme e propozuar në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut.
Anëtarët ranë dakord që votimi të ishte i hapur. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit ishte edhe ministri Bledi Çuçi, i deleguari politik i socialistëve në qarkun Gjirokastër, si dhe deputetja Artemis Malo.
Me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut përmbyllet në këtë mënyrë procesi i 30 qershorit në Gjirokastër. Lindita Rova është e para grua që do të drejton Këshillin e Qarkut Gjirokastër.
Prej vitit 2013 ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Arsimit nē Gjirokastēr. Nënkryetar i Këshillit u zgjodh Hodjan Selmank nga Këlcyra.
mbledhje ku shumica e pjesemarresve jane ne telefona