Panariti kërkon rikthimin e LSI-së në pushtet: Koha për rotacion, ne jemi forcë serioze dhe alternativë moderne

6 Shtator 2019, 16:24Politika TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se në këtë moment Shqipëria ka nevojë për rotacion politik duke kërkuar rikthimin në pushtet të saj.

Ai u pyet ndër të tjera rreth suksesit si dhe dështimit/gabimit më të madh të LSI-së.

“Suksesi më i madh politik që lidhet që me themelimin e saj (partisë) është që ne arritëm të imponojmë si një forcë serioze me elektoratin tonë të qëndrueshëm dhe duke thyer bipolarizmin asfiksues dhe që praktikisht rotacionin politik e shihte vetëm te dy partitë e mëdha.

 Ishte një mundësi e re që ne i dhamë një shtrese të papërfaqësuar për ta shfrytëzuar këtë mundësi , këtë platformë për të lancuar një pjesë të tyre që vinin nga sfera të ndryshme, të cilët e shfrytëzuan këtë. Pati dhe disa që e keqpërdoruan nuk mund ta mohoj këtë, por një pjesë e madhe e shfrytëzuan pozitivisht për të dhënë kontributin e tyre në sfidat e zhvillimit dhe të bërit politikë. 

Ky është një sukses i madh, sepse vendi kishte nevojë pikërisht për një alternativë të re, siç ka nevojë edhe tani”, tha Panariti.

Përsa i përket faktit, nëse ka ose jo një garë të vërtetë politike në LSI, ish- ministri u përgjigj në Top Channel se:

“Shikoni zgjedhjet brenda LSI. Është partia që ka lancuar një platformë moderne të zgjedhjes së forumeve, të zgjedhjes së organeve drejtuese, të parimit një anëtar një votë. Shihni sistemin zgjedhor brenda partive, tregon që për herë të parë LSI ka futur sistemin e votimit elektronik dhe aty është vështirë të falsifikohet. Forumet tona janë vullnet i lirë i anëtarësisë”, deklaroi ish-ministri.

Po në lidhje me gabimin më të madh të LSI-së, cili është ai?

“Unë mendoj që sigurisht gabime kemi patur, ndoshta një gabim ishte që ne dhamë mbështetje të pakushtëzuar në koalicionin e kaluar ku unë isha edhe ministër , një pjesë e përgjegjësisë qëndron edhe te unë, për disa gjëra që ne kishin bindje se nuk ishin ashtu siç duhej dhe s’duhet të ishim treguar aq tolerantë. 

Duhet të tregonim më kurajo, më vendosshmëri për të sakrifikuar ndoshta edhe ndonjë interes politik apo për t’u tërhequr në ato lëvizje apo në ato ndryshime, reforma , pseudoreforma, për të cilat vendi po paguan faturë.

 Ky është perceptimi im personal por mendoj që ka një moment reflektimi në këtë moment nga e gjithë struktura drejtuese e LSI-së”, përfundoi Panariti.

6 komente në “Panariti kërkon rikthimin e LSI-së në pushtet: Koha për rotacion, ne jemi forcë serioze dhe alternativë moderne”

  1. ceni boston says:

    Shikoni nje here se ku do perfundoje Likja pastaj kollaj eshte per te ardhur juve ne pushtet. Do rregullohet Reforma Zgjedhore, do behen Zgjedhjet e parakoheshme dhe pastaj do te shikojme se kus do fitoje.Te gjitha keto do behen nen mbikqyrjen amerikane. Juve per afro 30 vjet nuk ditet te benit shtet, vetem vodhet per veten tuaj. Eshte koha te jepni llogari ne fillim.

  2. Raul says:

    O Panarito me vjen keq prof. Po me Sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla do të vish në pushtet. Këta janë fytyrat me të urryer të leshitdhise që vdiq me 30qershor, dhe me të urryer të Shqipërisë.

  3. USA says:

    Duhet shkoni ne burg per vjedhje dhe korupsion te madh si tit vasili qe ka mare mandaten e ka radhen panaritja.

  4. Zana says:

    O profe. beji yzmet zanatit, leri partickat, mjaft u lepive pas tyre sidomos LSI, se per ti sherbyer popullit ne zanatin qe ke, i ka paguar parate per ty shteti dhe jo per t’i bere fresk Monikes. Sidomos Ju te futurit ne LSI, ini me te vertete personat me karakterin me te ulet qe mund te ekzistoje, qe shiten e blihen per nje tas corbe. sepse dihet futja ne ate parti ishte vetem e vetem per te zene ndonje post . Kur arriti Te beje deputete Kejdi Mehmetajn dhe Froida Kepacin pa u dale skutina nga b…., cfare munt te pritet me.

  5. kaculi says:

    KY plera qe e quan veten profesor, ky hajduti kartave të deputeteve që nderon kartat para kamerave per te ngateruar deputet si votojnë. Ky sëbashku me nusen e vangjel tavos tek azhbr bën kërdinë me kredit e fshatarëve sa dhënia refuzonte ti takonte. Megjithëse rama ka aftësi qe gruan e vangjel tavos e emroi antare bordi tek banka e shqipërisë bashke ridvanin se mbarun ekspertët ps. Ptu racë e poshtër si nuk u zhduket njëherë e mire

  6. Veshgues says:

    Nje plaforme modern te zgjedhjeve ne parti.. ku ironikishte fituese gjithmon eshte familja Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje