Nga Alfred Lela
Gjatë gjithë njohjes time me shefin e PD, Lulzim Basha, i kam dhënë vetëm dy këshilla. Njërën prej tyre, e falënderoj që e ka marrë. Të dytën, siç tregoi Qarkorja anti-media e ditëve të fundit, as nuk e ka çuar nëpër mend.
Të parën herë që i kam kërkuar diçka ka qenë që të hiqte katër goma që gjendeshin pas derës kryesore të selisë së Partisë Demokratike, kur në zyrën e kryetarit, dhe të tjerat, ngjiteshe duke përdorur një hyrje në të djathtë të godinës, jo si sot në ballore. Më dukeshin një ububu ato goma të zeza e të trasha pas derës së PD. (You have to look the part, është një shprehje amerikane).
Pas pak ditësh gomat nuk ishin më aty. Nuk ishte ndonjë reagim kushedi çfarë, por çdo lëvizje ka peshën dhe simbolikën e vet.
Këshillën tjetër ia pata dhënë kohë më parë, në zyrën e kryetarit të Bashkisë, ndoshta në vitin 2012, në takimin tim fillestar me të, pas disa telefonatave dhe mesazheve të mëhershme. I kërkova një gjë, për mua themeltare atëherë dhe e tillë edhe sot pas 7 vjetësh. E djathta ka nevojë për median e saj, e cila duhet të jetë katërcipërisht ndryshe nga modeli që PD ka krijuar me shtypin e saj deri më tani.
Me thuajse padurim i thashë se Gazeta 55, RD, apo ndonjë ‘markë’ tjetër konservatore nuk mund të përfaqësojnë një të djathtë të re, moderne që i përgjigjet një shndërrimi të shpejtë dhe drastik të peizazhit social, kulturor dhe politik në Shqipëri.
Mediat e majta kanë një fizionomi elastike, ndryshe nga të së djathtës që janë më të mbyllura, më fanatike dhe më të ngathëta në inovacion. Mora atëherë një tundje të gjatë koke dhe thuajse asnjë fjalë si reagim. Mendoj, shtova, se establishmenti politik i djathtë, nën nismën e tij duhet të inkurajojë dhe inicojë një mecenat për mediat i cili mbështet financiarisht gazeta, tv dhe portale që janë të djathta, por jo të partisë.
Vetë ideja që një parti e djathtë ka një gazetë të sajën, kur edhe komunistët italianë e kanë mbyllur l’Unita-n e tyre, është tregues i një konservatorizmi të pafrytshëm.
E pata shprehur këtë ide më vonë edhe në një shkrim te gazeta Mapo. Si përgjigje mora një editorial të RD, ku shahesha aspak për idetë e mia, por për flokët e rënë!!! Nuk mu desh më shumë për të kuptuar se Basha nuk do kryente asnjë operacion etiko-estetik, që do e bënte PD të krijonte idenë e ndryshimit dhe modernizimit, si dhe të fakti se ai ishte në timon.
Vitet shkuan dhe pavarësisht ulje-ngritjeve në marrëdhëniet e mia me Bashën dhe PD, që provokoheshin nga ‘daljet e mia prej rreshti’, që në atë parti njihen me emrin diversion, kam qenë një ndër zërat publikë më të qëndrueshëm në mbrojtje të Bashës.
Për ata që nuk i kuptojë idetë, partneritetet, mbështetjet etj., pa mirëmëngjesinteresin e zakonshëm apo përfshirjet financiare, dua të bëj me dije ca të vërteta lehtësisht të verifikueshme: asnjë i afërt, apo i lidhur me mua nuk ka qenë, në asnjë kohë të pushtetit të Partisë Demokratike, në asnjë punë apo zyrë shteti.
Pra, mbështetja ime që prej vitit 2010, nuk vinte as prej një borxhi apo mirënjohje me PD, as ndonjë ‘shisheje në radhë’ për të mjelë qumështin e lopës së pushtetit të nesërm. Ish-partnerja ime, ndoshta prej shkollimit të saj në Amerikë, ndoshta pikërisht prej mbështetjes sime për Bashën, u zgjodh një prej dhjetëra koordinatorëve gjatë ‘reformimit’ që Basha i bëri PD pasi u bë kryetar. Pak muaj më vonë ajo dha dorëheqjen për shkak se, një punë e re në një kompani të huaj e përjashtonte përfshirjen politike. Zonjusha zgjodhi punën në privat, si çdo ‘amerikan’ tjetër, dhe nuk mund të kishte bërë gjë më të zgjuar.
I thashë këto për të përkufizuar dallimin mes marrdhënies sime me PD dhe Bashën dhe marrdhënies që Basha dhe PD duan të imagjinojnë dhe të mbjellin në publik për mua, si përmes qarkores ashtu edhe përmes një editoriali në gazetën RD, ku etiketohesha si ‘i shitur për 30 aspra’ te Rama.
Duke qenë se marrdhëniet janë personale dhe publike, unë do mbaj për vete personalet dhe do deklaroj publiken, për të sqaruar ‘ftohjen’ me Bashën, bryma e së cilës është shfaqur në editorialet e Politiko.al: nuk e kam kuptuar dhe as e kuptoj inkursionin e Bashës drejt shtigjesh të pasigurta dhe alogjike në marrdhëniet me amerikanët. Absurdin e shndërrimit të tij nga benjamin i tyre në një ‘të kërcënuar’.
Kush e ka lexuar ‘Faktori Churchill’ të kryeministrit atual britanik Boris Johnson, e kujton porosinë që Churchill-i i dha kabinetit, udhëheqësve konservatorë dhe bashkëpunëtorëve, kur dha dorëheqjen. “Çfarëdo të bëni mos u ndani kurrë nga amerikanët!”.
Vetëm mendjet e trasha shumë e kuptojnë se ‘ndarje’ e Bashës me partnerët e artë të Shqipërisë nuk është shpikje e propagandës së Ramës. Ajo është politikë e keqe dhe u kujton shqiptarëve ditët më të errta të Partisë Demokratike. Ricikilimi i këtyre ditëve nga lideri i ri demokrat më bën të dyshoj vizionin e tij politik. Kjo mungesë elegance nuk përligjet prej asnjë nevoje.
Sa i takon marrdhënieve personale, njerëzit e lirë rrojnë sipas parimit se luajalitetet nuk janë rrugë njëkalimëshe. Luajaliteti, që mund t’i mungojë Bashës, nuk ka pse të marrë luajalitet të verbër nga unë apo çdo partner apo njeri tjetër që e njeh veten të lirë. Kush prêt radhën e pasurimit nëpërmjet të qenit drejtor, deputet, ministër etj., mund të rrijë në pardhomën e fyerjes dhe servilizmit, si qingji i Abrahamit në hatrin e Zotit, por jo të gjithë. Asnjëherë të gjithë.
Kjo është këshilla ime e fundit për Lulzim Bashën. Njerëzit publikë bëjnë partneritet e tyre publike dhe për to marrin kostot, benefitet, gjykimet, paragjykimet dhe lavdinë ose turpin.
Këto partneritete janë dykalimëshe. Ato nuk ruhen me anë të hileve dhe as hipokrizisë, por të të kuptuarit se njerëzit janë të lirë. Ata janë individë që bëhen bashkë në komunitete likuide. Siç duhet të jetë një prej tyre Partia Demokratike.
Tregtarët le të rrinë në tempull, por pa i përzënë të krishterët.
Nuk besoj se je i djathtë mor gazetaxhi. Ti, dhe shumica e rracës tënde jeni të qëndrës. Aty ku është vrima e anusit ( prandaj e shisnin veten si kanal(ista) e politikanëve, të cilën e lëpini çdo ditë.
Qe je blere besoj se eshte shpifje. Nuk te blen kush ty se
nuk ke asnje vlere.
Ndoshta prandaj edhe Basha do te largoj.
RESPEKTE PER IDETE QE SHPALOSNI Z,NELA !
NUK JAM TIFOZ I JOTI POR LOGJIKA TE MUNDEN !
FALEMINDERIT SHUME !
RESPEKTE PER IDETE QE SHPALOSNI Z,NELA !
NUK JAM TIFOZ I JOTI POR LOGJIKA TE MUNDEN !
FALEMINDERIT SHUME !
S na the gje hic Leli. Basha ka nje barre me argumenta per t u kritikuar dhe anatemuar, madje. Dhe asnjerin prej tyre ti nuk prek. Vazhdo keshtu, po merr edhe nje keshille nga une. Mos u kthe nje plesht nen jaken e Rames. Kjo do te kompromentoje goxha. Nje gazetar i zoti, nje analist me mend ne koke, i pavarur vertet, ne ide por edhe financiarisht ka aq shume argumenta per te shtruar e per te rrefyer se politikanet shqiptare, trashegimtare te pare te Partise kriminale e kane humbur betejen per prosperitetin e vendit. Tashme po jetojme perpelitjen e tyre komike per t i shpetuar ndeshkimit popullor, jo vetndeshkimit me vettingun e sajuar per te cilin ti s thua asnje fjale. Plesht pra, sherbetor Lela.Asgje te re nga fronti i krizes morale, se pari qe po kalon vendi dhe qe ka rrenje te thella. Po sigurisht, nuk ke ate thellesi mendimi qe ta perceptosh.Shko ne anonimat me shpejtesi, tek te shumtet gazetaruc.
je pak i vonuar o Lela, tani eshte si vone te jepen keto vleresime, PD ka vite qe ben vetem mbrapa ne cdo drejtim, dhe energjite e gjithe atyre qe mundohen te riparojne dicka shkojne vetem dem dhe asgje me shume.
Eshte fatketqesi qe rrine e diskutojne dy medioker! Eshte tmerr te mendosh qe fatin e te djar=thtes shqiptare e ka ne dore Lela si media dhe lulja si politikan i pa rritur apo femije! Mjaft me ku jeni o demokrate shqiptare! Ashtu si me Anadollin kurris ulur edhe tani po te tille! Largoni dy B-te!
O kokzbathur sa mire ta beri gomari basha!
Akoma se ke kuptuar qe ju debilat e pd jeni vetem nje perdorimsh nga kryetari i resdhes?
Ai te shfrytezoi, ti e shfrytezove, kaq.
Tani ti je me damke dhe do mbetesh i tille gjith jetes si militant qorr dhe maskara i pd dhe jo si gazetar apo analist i pavarur. Ha mut tashi
Dhe nje keshille per ty , mos bej viktimen. Deri ne maj hidheshe ne zjarr, neper studio tv-je per Lulin. Tani ke nderruar taktike. Per Lulin ti nuk paraqet asnje rrezik. Mdersa per Ramen po.
Shko tani dhe hypi ndonje gomari qe te relaksohesh.
Bukur Lela, asnjehere nuk kam dyshuar ne cilesine e verbit (sic thote Ngjela) te z. Lela, veshur edhe me nje fare cinizmi volterian (per cudi, edhe portreti tij ngjan me ate te Volterit). Ne kete rast Bashen e ka toleruar shume, gje qe e nderon ne krahasim me ate gojecarapin injorant te RD.
Po mos te kishte perzene zoti yt ti si hardhuce do te zhgaraviteshe akoma neper muret e selise se PD duke marre ndonje thashethemnaje qe ta perdorje tek ndonje puntate e S.Balles qe profesionalizmi i tij ua kishte matur koken mire me peun gazetaresk ty edhe ati Gjelmarkut!Ndaj si zbvaranik qe je beje punen tende se mbase ndonje dite do ti duhesh ndokujt por kursesi karieres gazetareske!Ne fund te fundit ke marre ate çka meriton brenda llojit tend!
Ti more djal diçka zhgarravite ne kete shkrim por nuk ne e the qe nete gjitha keto budalleqe , veprime te kunderligjeshme dhe antishqiptare ju si kalemxhi ja miratonit te gjitha kete platforme qe merrte nga Berisha e nuk jua mbante bytha ta kundershtonit se i dinit kush ja jepte atehere tani na beni si te ditur ju dhe Luli i paditur apo edhe frikacak apo ndonje gje tjeter . Te gjithe ju mbani pergjegjsi se jeni paguar prej tij .
Çfarë harxhon frymë kot! Lulzim Basha është një teveqel. Vdes bashkë me Sali baglën. Po të mos ishte i tillë, Sali B nuk e vinte kurrë në krye të partisë. I duhej një torollak mendjelehtë, frikacak, i pasigurtë dhe lolo. E vetmja mundësi që të vazhdonte të mbante në pronësi familjare PDnë. Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar në PD dhe kadavrat e berishizmit është e vetmja alternativë politike që ju ofron shqiptarëve të shek 21.
Pas kësaj katastrofe, Bashën vazhdon e mban me dhunë Berisha dhe milicia e tij terroriste paramilitare. Ndërsa pëdëistëve berishistë nuk ju bën as ftohtë, as ngrohtë një kone i tredhur si Basha, se e dinë që vazhdon e komandon po Berisha.
Le të themi troç edhe ata dobiçë që i janë mbledhur PDsë rreth e qark dhe që lëpijnë papushim pandoflat e Berishës dhe Bashës e dinë që Berisha po vdes dhe PDja së shpejti do jetë një mall pa zot. Prandaj kanë vrapuar të jenë sa më pranë asaj tepsie, duke pritur ditën që t’a kanibalizojnë. Ja u mësoi Berisha rrugën me historinë e tij të paskrupullt, me partinë më dhe kockat e babait të tij shpirtëror. Janë ata që sot i lëpijnë bythën, që nesër do t’i arrestojnë fëmijët, që do të shqyejnë atë çka ka mbetur nga PDja dhe do t’ja nxjerin kockat nga varri për t’ja përdhunuar.
Lela si kuajt e jepen me qera..ik or funderine.
Ti Lelo,ke qene servili me i dalluar i Bashes dhe njihesh per servil.Ti nuk je gazetar,por nje njeri qe shkon andej nga fryne era e pa te vertetes.Ty te pelqen te shtremberosh çdo gje,siç jane ato veprime makabre e radikale te opozites ne protesta tepre radikale,ti thoshe “ku ka dhune ne proteste”,kur ne nje kohe qe populli shikonte kryeministrine te hidheshin bomba molotov e digjej ne flake.Apo “u thye nje dere apo nje xham nuk eshte ndonje gje e madhe” etj si keto marrezirat e tua apo te Gjekmarkaj,gogoleshit Shkullaku etj.Ju gazetar,te ketij lloji,jini per t’u futur ne nje thes dhe t’u hedhesh ne lum.Jini pisa.
Lela ka deshtuar ne nje mision politik,ku me naivitetin e tij ,mendonte, se manat piqen me agrumet !
Ai ka energji ,te cilat do t’ja ndricojne, rrugen e endrave te tija.
Energjia e tij politike eshte shume e paster,e paperzier me llumin e krimit dhe korupsionit ,duke u larguar nga detyra e cadermbajtesit ,ai do ndihet shume shpejt ne rolin e liderit
Nuk kam respekt per bashen…por lela eshte anal-ist me porosi,
I peshtire dhe pa integritet,
si bosi dhe sherbetori…