Ilir Meta lëshon zëdhënësin e tij të sulmojë mediat, pas injorimit nga zyrtari i lartë amerikan

5 Shtator 2019, 21:39Politika TEMA

Presidenca ka reaguar pasi disa prej mediave kanë vënë theksin tek fakti që drejtori i ri për Europën Perëndimore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, nuk e ka takuar presidentin Ilir Meta.

Ai është takuar me të gjithë faktorin politik në Shqipëri, por jo me presidentin.

Kostelancik madje ka takuar Ralf Gjonin, por jo Metën.

Dhe duke qenë se Meta është tërbuar nga kjo gjë, iu është vërsulur mediave që e kanë raportuar si lajm.

Për këtë, ka lëshuar zëdhënësin e tij besnik Tedi Blushi, që e ndërzen sa herë ka nevojë.

“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur presidentin në listën e zezë.

Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës.

Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”, thotë ai.

E kuptojmë reagimin nervoz, por ne vetëm një pyetje kemi për të: Zoti Kostelancik, pse nuk e takoi Ilir Metën? (TemA)

2 komente në “Ilir Meta lëshon zëdhënësin e tij të sulmojë mediat, pas injorimit nga zyrtari i lartë amerikan”

  1. rroku says:

    Kot lodhet Ilir FLORIRI vendin ne burg e ka, jo Blushi i vogel por as i madhi nuk e shpeton dot, more vesh o Blush KAR ABUSH…..

  2. FLUTURA says:

    C’ eshte ky vulgaritet!
    Hah e huhu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje