Në selinë blu është takimi midis kryedemokratit Lulzim Basha dhe aleatëve. Top Channel mëson se në mbledhje ka pasur dy mungesa, Vangjel Dule i PBDNJ dhe Agron Duka i PAA, të cilët nuk ndodhen në Tiranë.
Gazetarja Elda Menga raportoi se takimi i sotëm më shumë se natyrë vendimarrëse ka pasur natyrë koordinuese të aksionit opozitar.
Protestat e opozitës nuk do të nisin përpara datës 16 shtator, ditë kur pritet që Tiranën ta vizitojë zv/kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul.
Sipas gazetares, zyrtari i CDU/CSU shihet nga opozitarët si dritë shprese për zgjidhjen e krizës politike.
Johann David Wadephul është më i fundit zyrtar evropian që do të synojë arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Pas Wadephul, Tiranën do e vizitojë edhe Roberto Montella, sekretar i Përgjithshem i Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Ashtu siç ka konfirmuar edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, nga OSBE ka patur më parë një tentativë për të ulur palët në tryezë, por ajo dështoi.
Do zoti dhe pas ardhjes së këtij gjermanit të fundit çlirohet Shqipëria nga hijenat e politikës…..Pastaj kjo ditë duhet të shtohet tek festat zyrtare !