Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me rezultatin e raportit të OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit.
Ajo thotë se shqiptarët duhet të bëhet gati dhe të reagojnë menjëherë
“Raporti i OSBE është një skaner i tmerrshëm që tregon haptas shkatërrimin e gjithë sistemit shoqëror të Shqipërisë. Mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut te procesi i zgjedhjeve.
Votuesve shqiptarë iu bllokua mundësia e zgjedhjes. Ato u mbajtën në një terren arrogance. Në listën e zgjedhësve u diktuan nënshkrime identike. Pasi i futi duart në xhepat e gjithë shqiptarëve ai fut duart edhe në kutitë e votimeve.
Administrata zgjedhore ishte tërësisht politike dhe e njëanshme. KQZ e regjistroi partinë Bindjen Demokratike për interesa të saj. KQZ është kthyer në një xhelat rilindas ndaj gjithë procesit zgjedhor.
Raporti qartëson se duhet të kemi një proces të menjëhershëm që parandalon dëmet e tij. Qytetarët kërcënohen me largime nga puna dhe me heqjen e bukës së gojës. Ky raport si asnjëherë tjetër është një raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet por vë në dukje se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit.
Ky raport është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Duhet të reagojmë në mënyrë të menjëhershme. Sistemi i drejtësisë ka rënë. Ka rënë komplet sistemi zgjedhor. Demokracia në Shqipëri është i kërcënuar nga një grup njerëzish.
Raporti është këmbanë alarmi. 18 Tetori nuk është larg. Hapja e negociatave për Shqipërinë do i ndezë dritën jeshile shqiptarëve. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Njeriu që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Ai shkatërroi shpresën e shqiptarëve”, deklaroi Kryemadhi. /l.m
vasilika dhe monika
Moj rrugace femer ????per te mbrojtur ato qe keni vjedhur do te ngreshe popullin
familjen tate ndoshta po e shkaterron,,,,sepse familja jote dhe berishes kane 30 vjet qe kane shkaterruar gjithe shqiperine ,
Mona ka shume te drejte kur thote Rama (nenkupto Sh B A -ja ) po na shkotrron . Coniu more popull ne sulm edhe nji here ta pshtojme Liken me shoke se po na hyne ne burg ? . Coniu popull , bani rremuje , prishni ca te ju dale perpara (s’ka gajle edhe po ju futen ne burg per veprime te dhunshme ) partia e para …….ne do te fitojme … por se cfare do fitojme nuk po e marrim vesh …. ah po fmijte e Mones po bajne shkollen ne Angli dhe … do te kthehen fitimtare e do na qevewrisn ma mire se komunistat ……ata komunistat …
Ne vendin tim, ne vendin tend, nje i cmendur te gjith i cmend. Driteroi ka parashikuar dhe keto soje qe i rezistojne rrokades politike. Perderisa nuk ka drejtesi per barazi, kjo (mona) dhe kushdo qoft ne politik, nuk do kete ndeshkime, por vetem aktrime dhe karshillek kunder ketij populli. Turpi nuk han njerez, mortja eshte ajo qe vret.