Një ditë më parë, misioni i OSBE/ ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit që u zhvilluan në Shqipëri.
Raporti përfundimtar thotë se procesi i numërimit ka qenë përgjithsësisht i rregullt, ndërsa nxjerr në pah disa mangësi në zhvillimin e tyre. Sipas OSBE/ODIHR zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në kushtet e një krize institucionale, por sa i përket klimës politike në vend, raporti i ka dhënë një “shuplakë” të fortë edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Në raport theksohet se në ditën e zgjedhjeve, ka pasur disa raste vandalizmi nga ana e opozitës, edhe pse të izoluara.
“Dita e zgjedhjeve qe përgjithësisht paqësore, me protesta të vogla dhe disa raste të izoluara vandalizmi ose dhune të vërejtura në disa zona. Sipas KQZ-së, votimi nuk mund të zhvillohej në shtatë qendra votimi.”-thuhet ndër të tjera në raport.
Gjithashtu raporti i OSBE/ODIHR flet edhe për situatën parazgjedhore dhe protestat e opozitës, ndërsa thekson se shumë nga të cilat u shoqëruan me akte dhunë dhe vandalizmi.
Raporti thekson se “Mjedisi politik para zgjedhjeve ishte i polarizuar dhe antagonist.
Në muajin shkurt, pas rrëzimit nga parlamenti të iniciativës së tyre për vetingun e politikanëve, partitë e opozitës, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), u tërhoqën nga parlamenti.
PD-ja dhe LSI-ja, së bashku me disa parti më të vogla, bënë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje deri në dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama (PS) dhe formimin e një qeverie tranzitore që do të organizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Protesta të vazhdueshme të opozitës, të drejtuara nga PD-ja, u shenjuan nga dhuna dhe vandalizmi kundër institucioneve shtetërore, duke përfshirë më vonë edhe administratën zgjedhore.”
Basha i mbetur ne batak me daljen nga parlamenti se bashku me presidentin “ cufo” Meta bejne loje fjalesh per te lare mu..n me shurre.
Izolimi total nga nderkombetaret dhe humbja e besimit nga populli do t’i coje ata ( opoziten) me nje pushim te gjate per re reflektuar dhe larguar nga metodat anti shqipetare te Berishes, talebanet injorantr qe u shkojne pas si te verber duhet te zgjohen dhe te zgjedhin drejtues te rinj me moderne qe ta ndihmojne Shqiperine.
Zgjedhje te lira dhe te ndershme??!! Per ….per ….per Albania. Cfare shakaje .