Seanca e sotme gjyqësore për çështjen “Babale” ka marrë një kthesë të fortë, kur si Prokurori Besim Hajdarmataj ashtu edhe komunikimet dhe deshmitë e oficerëve të SHISH, konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë provë për përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në veprimtari kriminale.
Në këtë “lojë”, duket se janë përfshirë segmente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe të Shërbimi Informativ Shtetëror të lidhura me PD ndërkohë që materialet u publikuan më pas nga PD.
Në fjalën e tij, Hajdarmataj ka konfirmuar se ka takuar Babalen, por për shkak të personalitetit të të pandehurit “Babale” si një njeri me vese dhe precedent penalë të mëparshëm, këtë çështje ia ka kaluar SHISH pasi prej tij në takim nuk i është prezantuar asnjë provë konkrete, por vec dyshime e supozime.
“E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kishte qenë i dënuar për trafik droge jashtë vendit. I ndodhur para kësaj situate kam shkëputur bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej e për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e shërbimit informativ shtetëror.
Se kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Të nesërmen në zyrën time erdhi një nga drejtorët e SHISH dhe pranuan ta merrnin ata si rast ta trajtonin si informator”.
Hajdarmataj ka treguar më tej edhe komunikimin me vetë Drejtoritn e Shërbimit Informativ, i cili ashtu si prokurori, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë provë për përfshirjen në afera të vëllait të ish-mininistrit të Brendshem.
“Kujtoj se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej. Drejtuesi i SHISH më tha s’kemi asgjë konkrete dhe se nga përgjimet e vëzhgimet e kryera prej tyre në territor nuk kishte asnjë lloj prove apo fakti konkret mbi vëllain e ishministrit” tha ai.
Hajdarmataj mohoj që ai të ketë dhënë shkresë për SHISH konform ligjit që ti bënin këto përgjime si dhe që ai ka bashkëpunuar me PD për këtë gjë.
Kujtojmë që Hajdarmataj me origjinë nga Tropoja ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga PD dhe drejtëpërdrejtë nga familja Berisha për promovimin e tij të shpejtë në karierë në rradhët e organit të akuzës dhe ai ka qënë pjesë e grupit Llalla kundër reformës në drejtësi.
Nga ana tjetër, Ervin Salianji ka vendosur që t’u shmanget seancave dëgjimore duke preferuar që të përfaqësohet nga avokati i tij.
Zbardhet dëshmia e Ylli Rakipit në Prokurori: Ja pse vendosa të mos e transmetoj si “përgjim”
Lidhur me çështjen Babale’ është thirrur për të dëshmuar edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai është shprehur se ka pasur dijeni për këtë informacion investigues që akuzon vëllain e ish ministrit të Brendshëm, por ka shtuar se në momentin që është njohur me këtë material të sjelle nga gazetari përkatës ka vendosur të mos e transmetojë pasi nuk i ishte dukur i vërtetë. Rakipi ka nënvizuar se ka pasur dyshime shumë të forta për vërtetësinë e këtij materiali.
“Nuk mundet ta bëja pasi nuk ishte me standardet e një gazerie normale”, citohet të jetë shprehur gazetari Rakipi, i cili ndonëse njihet si një nga më kritikët ndaj qeverisë “Rama”, vendosi që të mos e transmetojë në emisionin e tij këtë material të servirur më pas nga PD përmes gojës së Salianjit, Alibeajt dhe Bardhit.
Ylli Rakipi shkëmbeu një sërë batutash me prokurorët e çështjes duke i treguar se si ja servirën këtë material “audio” për të sulmuar ish kreun e reformës në drejtësi dhe që dyshimet mbi vërtetësinë e saj që e shtynë për të mos e publikuar.
Cudi si nuk paskan protestuar perpara gjykates si gjyqet e komunizmit haahahaha sa gallate ka me keta njerez pa bythe.
Rraseni ne burg keta delenxhinj,rrugacesh,vakabonde te Sali Berishes dhe Ilir Floririt !
Te rivendoset denimi kapital per keta qafire te paskrupullt”…………..!!!!!!
Sali Berisha ky dhjall i zi instaloji shtetin e tipit afrikan ku pushtetaret mund te benin cfare te donin se mbroheshin nga strukturat e vehta, rasti i Metes eshte klasik…..
Ky maskara qe akuzon sot per shkelje, kjo qeveri nuk eshte e persosur por me ndihmen e USA dhe BE po leviz dicka ne drejtim pozitive ndersa opozita ka mbetur obskurantiste si drejtuesit e saj, nje opozite e slloganeve dhe mashtrimeve nje opozite antishqipetare qe eshte e izoluar nga te gjithe.
Ngjarje shume skandaloze.Dhe te gjItha keto i orkestron Sali Ram Berisha,agjenti UDB qe ne vitin 1974.Nuk eshte vetem dosja BABALE.Dosja Nr.1 ishte sajesa e ish-policit Dritan Zagani qe doli kunder Saimir Tahirit,qe ky shembi LAZARATIN e mbrojtur me urdher qeveritar qe prodhonte mbi 9 mij ton drog ne vit dhe qe vaditej me bote e zjarrfikse te drejtuara nga LuL-Saliu.Dhe nese Tahiri qendon i paraburgosur,Luli kakarise si gjeli maji plehut.Dhe Luli do shpif derisa drejtesia eshte dhe do te jete e kapur nga Berishizmi.Dhe Saliu ndaj nuk iken nga politika…se padronet e tij i kane dhene shume porosi te tjera.Po ku ndodhet sot Dritan Zagani..!? A u pagua ai nga PD per te migruare ne BE.njelloi si Babale…!? .Dhe prekurori Hajdarmataj me 2 shoket e tij=3 Tropojan kerkuan arrestimin e S.Tahirit pa asnje prove.Dhe KM Rama e leshoi Tahirin si MISH PER QENTE..!
2-Dosja nr 2 ishte kjo kunder F.Xhafes duke goditur vellain e tij,me sajesen BABALE.Ne kete loje u perfshine shume drejtues te PD qe sot duhet te ishin ne burg.
3-Dosja Nr.3 eshte 339 dhe 184 qe Hajdarmata ja dha VOA ne SHBA+BILD-Gjermani nepermjet gazetares KLODI te news24.
-Kto dosje gjoja per manipulim votash..u shfrytezuan nga opozita Berishiste per bojkotin e paprecedent,qe dihet tashme.
4-Dosja Nr.4 ishte sajesa e dosjes Xhinsela Fushe-Kruje per te goditur Nr.2 te PS- Taulant Ballen.Dhe polici sajus i dosjes Saliste eshte ne arrati.
-Te nderuare te TEMES:Ne duam te kontribojme sadopak per te verteten qe po ndodh,si shume te tjere qe e duam kete vend.Nese ne shume raste nuk na botoni..eshte puna juaj.Ne nga Mallajastra jemi shume larg jush.FLM.
Rraseni ne burg djallin e Tropojes- Pa-besim Hajdarmataj!
Nuk e kupton dot kush se si nje loje e kurdisur me njerez te kaoardisur dhe prokuroria ben veç deklarata e jo arrestime. Çfar pritet per Salijanin e tjere, turpi nuk eshte i atyreve qe jane mesuar me kto pune, turpi eshte i prokurorise qe nuk ka bythe te mare te pandehur nje apo dy qelbesira qe turbulluan nje shtet e nje popull.