Dash Shehi: Meta ka bërë maksimumin, por 13 tetori s’përmbush kërkesat tona. Në parlament hynë ca me kanotjere apo pa brekë fare

4 Shtator 2019, 18:28Politika TEMA

Kreu I LZHK Dashamir Shehi thotë se presidenti Ilir Meta ka bërë maksimumin për të qetësuar ‘ujrat’ dhe për t’ju dhënë një zgjidhje palëve, por për opozitën 13 tetori nuk I përmbush kërkesat e tyre.

Unë gjykoj që zoti Meta ka bërë maksimumin për të qetësuar ujrat, për t’ju dhënë një zgjidhje palëve.

Nuk mund tju shkojmë shqiptarëve përballë dhe tju themi se e gjitëh kjo zhurmë, keni dalë 10 herë te bulevardi i Tiranës ardh nga gjithë Shqipëria.

Keni pretenduar se hajdutët dhe kriminelët kanë marrë çdo gjë në këtë vend, dhe sikur ska ndodh asgjë të shkojmë të votojmë në 13 tetor?

Do të thotë se skemi thënë ndonjë gjë të vërtetë në këtë mes’, tha Dashamir Shehi në një intervistë për News 24.

Më tej, opozitari duke komentuar djegien e mandateve, tha se raporti I tyre me ndërkombëtarët është vështirësuar.

“Pa atë lloj gjesti nuk mund të ishte ajo mbështetje popullore që mori opozita. A ka difekte? Sigurisht që ka. Raporti me ndërkombëtarët është vështirësuar.

Një sudez, gjerman, anglez nuk e kupton çdo të thotë të ikësh nga Parlamenti.

Ata nuk bëjnë politikë me hajdutët dhe kriminelët e Ramës.

E dyta, ndoshta askush se kishte menduar që pasi ikëm ne të hynin rezervat, ca me bluza, ca me kanatjere, ca pa brekë fare. U bë për të qeshur kjo punë”, deklaron Shehi.

6 komente në “Dash Shehi: Meta ka bërë maksimumin, por 13 tetori s’përmbush kërkesat tona. Në parlament hynë ca me kanotjere apo pa brekë fare”

  1. Edi says:

    Ata qe kane HYRE jane 100000 HERE me te mire se ty alkolik i qelbur

  2. Matriksi says:

    Eh si ti rrush me faqore rakije, hala s’ka hy më në parlamet. Kishte burra si puna jote dikur parlamenti, po tani s’ka me. Na mungojne ata karagjozat qe dilnin per estrade çdo te enjte.

  3. Timi says:

    Ik mor shkerdhate, parazit i ndyre! Shqiptaret urojne qe ju kurre te mos ktheheni ne politike…rrini ne rruge se mire jeni.

  4. Bashiqi says:

    Plenc me pilaf e dy dopio raki. Aty eshte zgjillja e krizes politike.

  5. Emigranti says:

    E mor Dashamir rakija,me mire ato me kanotjere se sa ju pijanecet,vrasesit,hajdutet dhe spiunat e shpifur…..??????????

  6. LC says:

    Per te qeshur dhe per te qare. Per te qeshur me karagjozat si ty dhe per te qare kur hiqesh politikan!
    Shko keputi ndonje plenc me nja dy dopjo dhe kendo kenget popullore tironce: “oh, sa te do lala ty!” Me vjen turp kur te degjoj se si flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje